Ftohja është një infeksion viral që ndikon në rrugët e frymëmarrjes sidomos në muajt e vjeshtës dhe dimrit dhe është jashtëzakonisht ngjitës, duke u transmetuar përmes pikave të vogla të emetuara në ajër me një kollë, teshtimë ose ndërsa ne flasim. Le të shohim së bashku disa ushqime...
Simptomat më të zakonshme të gripit si temperatura, dhimbjet e trupit dhe lodhja mund të ju çojnë që të qëndroni në shtrat derisa simptomat të largohen. Simptomat e gripit shfaqen 1- 4 ditë pas infeksionit. Ato shpesh shfaqen papritur dhe mund të jenë tejet të rënda. Fatmirësisht, simptomat në...
Anoreksia është një çrregullim serioz që prek miliona njerëz, dhe në momentin që jeni në rrugën e rikuperimit, një nga pengesat më të vështira që do hasni është shtimi i peshës. Për t’u rikuperuar, duhet të alternoni lidhjen tuaj me ushqimin dhe të ngrënit, dhe të njihni cilat opsione...
Klientja ime Renata, nuk e kishte problem që të hiqte dorë nga ëmbëlsirat, soda dietike ose akullorja. Dëshira për të humbur peshë dhe motivimi i brendshëm dhe personal që kishte e bëri atë që gjithçka në këtë regjim ushqimore t’a ndiqte me përpikmërinë më të madhe duke arritur dhe...
Cikli 1: 21 ditë Hiqni dorë nga ushqimet kryesore me IU të lartë Furnizojeni sistemin tuaj me ushqime dhe suplemente shëruese Cikli 2: 28 ditë Çdo javë për 4 javë, testoni një ushqim potencial me IU të lartë: gluten, sojë, vezë ose bulmet. Në bazë të përgjigjeve, përcaktoni...
Shkeputur nga “Dieta Sfidë” Anila Kalleshi Këshilla ime e parë mund të ju shokojë: ndaloni së numëruari kaloritë. Unë po ju sugjeroj që të ndaloni së numëruari kaloritë, sepse trupi juaj nuk është një bankë kursimi ose një kalorimetër. Është një laborator kimik. Megjithëse numri total i kalorive...
Një menaxhere e suksesshme 40-vjeçare, kishte 15 vite që luftonte me peshën e saj. Ajo tashmë ishte bërë viktimë e efektit “dieta yo-yo”, pra ajo humbiste gjithmonë 5 kilet e njëjta dhe më pas i rimerrte këto kile brenda një kohe shumë të shkurtër. Me kalimin e viteve,...
Cfarë është IBS-ja? IBS-ja është një gjendje e zakonshme që prek sistemin tretës. Shkakton simptoma si dhimbje stomaku, fryerje, diarre dhe kapsllëk. Këto kanë si tendecë që shfaqen e ikin me kohën dhe mund të zgjasin disa ditë, javë madje dhe muaj. Zakonisht është një problem afatgjatë. Mund të...
Janë shumë lloje alergjenësh që mund të shkaktojnë reagim fizik në trupin tuaj, megjithatë alergjitë ushqimore mund të jenë nga më të rrezikshmet pasi alergjeni konsumohet. 6-8% e fëmijëve nën moshën 3 vjec dhe rreth 4% e të rriturve kanë një lloj të alergjisë ushqimore. Alergjenët e zakonshëm ushqimorë...
Helmimi nga ushqimi është një sëmundje e shkaktuar kur konsumoni ushqim të ndotur. Nuk është shumë serioze dhe shumë njerëz bëhen më mirë me disa ditë trajtim. Në shumë raste të helmimit nga ushqimi, ushqimi është i ndotur nga bakteriet si salmonela Escherichia coli (E.coli), ose një virus si...
Kur mendoni për alergjitë ushqimore, dhimbja e shpatullës dhe e gjurit nuk është pikërisht ajo simptomë që ju vjen në mendje. Për njerëzit që vuajnë nga artriti dhe gjendje të tjera inflamatore të kyceve, alergjitë mund të shkaktojnë një dhimbje “shpërthyese”, të shkaktuar nga inflamacioni. Sipas “Center for...
Më shumë se 200 viruse mund të sulmojnë traktin e sipërm të frymëmarrjes dhe të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen Përvec kësaj, janë shumë shkaqe të tjera që çojnë në vështirësi në frymëmarrje, duke renditur nga alergjitë te astma. Trajtimet natyrale mund të ndihmojnë në kontrollimin e simptomave tuaja...
Një nga fjalët më të lakuara të njerëzimit – kequshqyerja – po ripërcaktohet në epokën moderne të ushqimit të shpejtë (fast-food), obezitetit dhe diabetit. Për shekuj me radhë, kjo fjalë i referohej kryesisht një personi që është nën peshë si rezultat i konsumimit joadekuat të kalorive ose proteinave. Kequshqyerja...
Një alergji ushqimore shkaktohet nga trupi që prodhon antibiotikë të imunoglobinës E ose IgE në një ushqim të caktuar. Është një reaksion i sistemit imunitar që ndodh pas konsumimit të një ushqimi të caktuar. Edhe një gjurmë e ushqimit mund të shkaktojë shenja dhe simptoma të një reaksioni, të...
Praktikat mjekësore plotësuese dhe alternative po përdoren gjerësisht për trajtimin e astmës. Termi “plotësues” i referohej praktikave tradicionale që përdoren në kombinim me qasjet e mjekësisë konvencionale. Termi “alternative” i referohej praktikave tradicionale që zëvendësojnë mjekësinë alopatike. Astma dhe alergjitë renditen në 15 gjendjet më të zakonshme mjekësore për...
Alergjitë e sotshme prekin rreth 1 bilion njerëz në mbarë botën. Penicilina, kikirikët, macet, të gjithë alergjenë të njohur.Por substancat e çuditshme që shkaktojnë reaksione alergjike është më shumë se një fenomen modern. “Nëse do jetonit 120 vite më parë, çdo alergji do të konsiderohej si e pazakonte pasi...
Sipas “American Institute for Cancer Research (AICR)” një e treta e llojeve më të zakonshme të kancerit mund të parandalohen me disa ndryshime në stilin e jetesës. Në një revistë e 2017 që u publikua në “Pharmaceutical Research “ vlerëson që rreth 90-95% e të gjitha diagnozave të kancerit...
Cfarë është lipedema? Shpesh ngatërrohet me obezitetin ose shtimin e pazakontë të peshës, lipedema është një sëmundje ruajtëse e yndyrës që prek më së shumti femrat. Duke prekur rreth 17 milion femra në SHBA dhe 370 milion femra anë e mbanë botës, lipedema zakonisht ndodh pas pubertetit ose gjatë...
Bulimia gjithashtu njihet si bulimia nervore. Ky është një crregullim tepër serioz i cili është kategorizuar si crregullim i së ngrënit. Ky crregullim mund të jetë shumë i rrezikshëm për jetën e njeriut sepse kur njerëzit vuajnë nga bulimia, ato hanë sasi të mëdha ushqimi. Pasi kanë ngrënë sasi...
E dinit që sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën? Simptomat tipike të sëmundjeve të arteries koronare përfshijnë dhimbje në mes të kraharorit ndërkohë që ecni, të ngrini pesha të rënda ose të kapërceni shkallët. Nëse kjo është një shenjë paralajmëruese e një sulmi zemre,...
Efikasiteti i kufizuar i trajtimit të alergjisë konvencionale është një arsye për interesin në rritje në terapitë alternative dhe komplementare. Në rastin e astmës, më pak se një në tre njerëz gëzojnë atë që konsiderohet të jetë një nivel adekuat i kontrollit të simptomave. Disa modalitete të trajtimit alternativ...
Trajtimi mjekësor i alergjive sezonale bazohet në bllokimin e mekanizmave që prodhojnë simptoma. Prodhimi i simptomave të mbindjeshmërisë së Tipit 1 varet nga një rënie e ngjarjeve biokimike në trup. Fillimisht, antitrupat IgE bashkëngjiten në sipërfaqen e qelizave që më vonë do të prodhojnë përgjigje alergjike. Këto quhen “qeliza...
Ushqimet dhe nutrientët na mbrojnë kundrejt zhvillimit të alergjisë. Bioflavonoidet, një klasë antioksidantësh e gjendur në perime, fruta, çajëra, barna dhe erëza, parandalojnë aktivitetin e tepër të enzimës NOX, që kontribuon në dëmtimin e traktit respirator në njerëzit me astmë dhe rinitis. Konsumi i lartë dietetik i bioflavonoideve ul...
Një përqind e popullsisë vuan nga vitiligo, gjendja e lëkurës që shkakton njolla të lëkurës që kanë humbur pigmentimin e tyre. Vitiligo mund të prekë burrat dhe gratë e çdo etnie. Çfarë është vitiligo? Simptoma kryesore e Vitiligo është njolla të bardha, të sheshta, pa ndonjë Rregullim në lëkurën...
Simptomat e alergjisë varen nga pjesë të trupit që janë “targetuar” për përgjigje imunitare. Për shkak se inflamacioni alergjik fillon me një reagim ndërmjet alergjenëve sezonale dhe anti-trupave IgE të prodhuara nga sistemi imunitar, ato zona që ndërhyjnë në mënyrë direkte në mjedisin tuaj, si trakti i frymëmarrjes (hunda,...
Hapi i parë në diagnozën e alergjive sezonale është ekzaminimi nga mjeku. Pyetjet e para që doktori juaj do t’ju pyesë janë: – A tregojnë simptomat tuaja një model sezonal? – A është ky model në përputhje me ekspozimin ndaj pjalmit rajonal apo për sporeve në myk? A luhaten...
Melçia juaj është një nga gjendrat më të rëndësishme dhe organi i dytë më i madh në trup. Fuksionon pa pushim. Ky organ 1.4 kg ndihmon në detoksifikim, metabolizmin e karbohidrateve, sintezën e proteinave, prodhimin e lëndëve që kërkohen për tretje, ruajtjen e glikogjenit, prodhimin e bilarit, sekretimin e...
Po tështini pa pushim, kolliteni apo keni një temperaturë të lartë? Atëherë me shumë mundësi jeni prekur nga pneumonia. Ky infeksion nuk është vetëm ngjitës por mund të ketë dhe pasoja vdekjeprurëse. Dhe nëse keni fëmijë apo njërëz të tjerë të moshuar në shtëpi, duhet të jeni më të...
Përbërësit: -1 kupë me qumësht bajameje -1 lugë gjelle pluhur kakaoje pa ëmbëlsues -1 lugë gjelle çaj jeshil -1 dorë me mjedra të ngrira Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender derisa të marrin trajtën e duhur. Ju bëftë mirë! Përbërësit: -1/2 e mollës, e qëruar dhe...
Rritja e flokut është “një detyrë” që kërkon shumë kohë. Eshtë e vështirë të kesh durim kur mendojmë për kohën e gjatë që floku kërkon për rritje si dhe për trajtimet e vazhdueshme. Përpos pjesës së durimit, nuk është e thënë që procesi i rritjes së flokut të jetë...
Diabeti i sheqerit është në fakt një sëmundje e vetme, dhe karakterizohet nga çrregullimi i prodhimit të insulinës. Diabeti ndahet në dy tipe kryesore: diabeti mellitus, tipi 1 dhe diabeti mellitus tipi 2. Përveç këtyre tipeve të diabetit ka edhe forma të tjera që janë: Diabeti gestacional (diabeti qe...
Të gjithë e dimë sa e padurueshme mund të jetë dhimbja e dhëmbit. Më poshtë do të gjeni disa nga trajtimet natyrale që mund t’ju ndihmojnë që ta kaloni sa më shpejt. 1. Vaj esencial karafili Gjëja e parë që duhet të përdorni janë vajërat esencialë. Vaji më i...
Për njerëzit që nuk janë diagnostikuar me të, psoriaza mund të duket si një shqetësim i vogël që mund të jetë pak irritues. Por në të vërtetë, mund të jetë një gjendje shëndetësore e lëkurës në periudhë afatgjatë, e karakterizuar nga njolla në lëkurë kudo në trup, që mund...
Hekuri është një mineral esencial që kërkohet për funksionimin e duhur të trupit. Eshtë një nga komponentët më të mëdhenj të hemoglobinës dhe kërkohet për mbajtjen e oksigjenit nëpërmjet trupit. Hekuri është gjithashtu pjesë e disa enzimave apo proteinave në trup. Eshtë e nevojshme për mbajtjen e një funksioni...
Përpos rrezikut për zhvillimin e reaksioneve të ndryshme alergjike, nuk ka një kurë për alergjitë ushqimore. Gjendja mund të menaxhohet vetëm duke shmangur ushqimet e caktuara ose trajtimi i simptomave të alergjisë ushqimore. Megjithatë, fatmirësisht janë disa trajtime natyrale për alergjitë ushqimore dhe suplementë që mund t’ju ndihmojnë të...
Copyright anilakalleshi.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit Të djegurat janë mëse të zakonshme në jetën e secilit prej nesh. Një udhëtim i vogël në kuzhinë për një vakt të shpejtë shpesh mund të rezultojnë në të djegura. Kjo situatë është mëse e zakonshme, dhe shumë...
A jeni një grua shtatzënë që ka ndjesi të parehatshme përzierjesh? Shqetësimet e mengjesit gjatë shtatzanisë janë shumë të shpeshta? Shtatzania është e bukur por gjjthashtu dhe një fazë e rëndësishme në jetën e femrës. Dhe shqetësimet e mëngjesit është një fenomen mëse i zakonshëm që prek të gjitha...
GJATЁ SHTATËZANISЁ NJË GRUA DUHET TË KËTË PARASYSH: Ushqyerjen : • të mos përdorë mishin e pazierë mirë, gjysëm të pjekur, apo mishërat krudo. • të mos konsumojë lëngje që përmbajnë gaz, lëngje të gatshme dhe pije energjike. • kur konsumon ushqimin duhet t’a konsumojë me qetësi dhe pa...
Ushqimet që duhen përfshirë dhe duhen shmanguar Gjendra e fluturës në bazën e qafës suaj prodhon hormonet triiodotironinë(T3), tiroksinë (T4) dhe calcitoninë që influencon në ritmin metabolik, zhvillimin e trurit dhe funksionin e tij, rritjen, ciklin menstrual, ritmin e zemrës, gjumin dhe procesin e të menduarit. Një tiroide e...
anila kalleshi, anila kalleshi dieta, dieta, dieta per tiroiden, problemet me tiroiden, si te ushqehemi, tiroidja, ushqyerja
Nëse jargaviteni gjatē natës kur flini mos u shqetësoni. Ja shpjegimi.. Jargavitja nuk është diçka që të ju bëjë të ndiheni në turp. Përkundrazi! Jargavitja zakonisht është e pakëndshme, por mund të jetë një tregues që ju jeni qetësuar shumë mirë. Ëndrra ka disa faza me kohëzgjatje pak a...
Mund të ndodhë në cdo pjesë të trupit , por megjithatë zonat më të prekura janë gjunjët, skalpi, bërrylat, pjesa e pasme dhe zonat sakrale. Janë shumë pak raste kur njerëzit diagnostikohen me psoriazë në thonj. Psoriaza e skalpit është gjithashtu një problem i zakonshëm në ditët e...
Lëvizja e pavullnetshme e syve tuaj mund të nënkuptojë shumë gjëra. Eshtë akoma e paqartë cfarë mund ta shkaktojë, por doktorët kanë një emër për të “Blepharospasm”. Kur kjo ndodh, qepallat fillojnë të sillen në mënyrë anormale. Dhe sado që mundoheni t’i ndaloni, thjesht nuk mundeni. Shkaqet: -Kafeina -Stresi...
Kistet e vizoreve dhe fibromioma janë një problem shëndetësor me të cilin përballen shumë gra. Në mbarë botën, mijëra gra janë diagnostikuar me këtë gjendje, veçanërisht vajzat e reja dhe ato që janë gati të hyjnë në menopauzë. Fibromioma uteri eshte nje rritje jo-kanceroze ne murin uterin, ne...
Të keni flokë të gjatë, të trashë dhe plot shkëlqim është një nga dëshirat që shumë njerëz kanë. Kjo bën që për shumë prej tyre të jetë një problem i madh rënia e flokëve apo hollimi i tyre, si për meshkujt ashtu dhe për femrat. Shkaqet më të zakonshme...
Jeta mund të jetë shumë e zënë dhe stresuese dhe dhimbja e kokës ndonjeherë “mbulohet” me një aspirinë (e cila kur mbipërdoret mund të shkaktojë probleme të rënda shëndeti), Dhimbja e kokës është një tregues i mirë që trupi juaj ka nevojë për diçka ose ju duhet të ndryshoni...
Shumë njerë vuajnë nga kapsllëku kronik, sindroma e zorrëve të irrituara, zorrët poroze dhe probleme të tjera me sistemin tretës. Për shkak se zorra e trashë ka një punë të rëndësishme në eliminimin e mbetjeve, është esenciale që të funksionojë siç duhet. Fatmirësisht janë disa gjëra që mund të...
Po vrisni mendjen nëse simptomat që ndjeni po ju drejtoni drejt një infeksioni të veshëve dhe cfarë do të bëni për të ndihmuar që këto simptomat të ikin? Simptomat e infeksionit të veshëve zakonisht përfshijnë dhimbje në vesh, ndonjëherë temperaturë dhe shenjat e një inflamacioni. Megjithëse antibiotikët mendohen si...
Të gjithë kemi disa momente në jetë që kemi një ndjesi të cuditshme në stomak që rritet ngadalë dhe ju sjell parehati. Të përzierat nuk janë një ndodhi e këndshme dhe mund të vijë si shkak nga faktorë të ndryshëm, të dy psikologjike dhe fizikë në origjinë, kështu që...
Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës ,që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë, duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai është...
Klamidia, kini kujdes nga ky infeksion seksualisht i transmetueshëm Klamidia është një nga infeksionet më të zakonshme seksuale të transmetueshme që raportohen në SHBA. Është një infeksion bakterial i shkaktuar nga një lloj i quajtur “Chlamydia trachomatis” që përhapet me anë të kontaktit seksual (vaginal, anal ose oral) me...
Veshkat jane nje nga organet me jetike ne trupin tone. Veshkat largojne toksinat nga trupi jone, mbrojne metabolizmin tone dhe ruajne kontrollin e presionit te gjakut. Shpeshhere ju mund te keni dhimbje te shpeshta te veshkave te cilat mund te krijohen nga shume aresye si: mosushqyerit shendetshem, konsum i...
anila kalleshi, dietologe, domatet, kura natyrale, lakra, limoni, mustarda, shalqi, shalqiri, shega, uji, veshkat