Si të hiqni qafe të përzierat – kura natyrale

Si të hiqni qafe të përzierat – kura natyrale

Të gjithë kemi disa momente në jetë që kemi një ndjesi të cuditshme në stomak që rritet ngadalë dhe ju sjell parehati. Të përzierat nuk janë një ndodhi e këndshme dhe mund të vijë si shkak nga faktorë të ndryshëm, të dy psikologjike dhe fizikë në origjinë, kështu që do donit të dini si mund ta hiqni qafe? Lajmi i mirë është se janë disa metoda të sigurta dhe efektive për të reduktuar simptomat në mënyrë natyrale. E dinit që e përziera është në fakt një mekanizëm kompleks protektiv? Simptomat e të përzierave janë të influencuara nga mesazhe që i janë cuar trurit për shkak të një “kërcënimi”, si një bllokim i zorrëve, një emocion i fortë negativ ose një formim toksik në trup. E përziera është ndjesia që ju ndiheni sikur do të villni, duke zbrazur me forcë përmbajtjen në stomak drejt gojës.

Kur keni të përziera, mund të bëheni i zbehtë, të keni djersë të ftohta, dhe të vini re një rritje të ritmit të zemrës ose pulsit. Në disa raste, vjellja mund të lehtësojë ndjesinë e të përzierave sepse trupi ka eliminuar substancat e dëmshme ose bllokimin tretës që po shkakton atë ndjesi. Ndërkohë që mjekësia konvencionale thërret për anti-histaminë dhe mjekime të tjera për të lehtësuar të përzierat, janë dhe disa kura natyrale që mund edhe t’i gjeni në kuzhinën tuaj. Xhinxher, vitamina B6, kamomili, caji dhe limoni, vaji i mentes etj.
1. Xhinxher
Xhinxheri është përdorur si një kurë për të përzierat për më shumë se 2000 vjet. Shumë studime klinike dhe pre-klinike kanë treguar që xhinxheri zotëron veti për reduktimin e të përzierave. Në 2000, studiuesit e “School of Postgraduate Medicine and Health Sciences in the U.K” performuan një rishikim sistematik të provave nga kontrollet e rastësishëm për ose kundër efikasitetit të xhinxherit për të vjellat dhe të përzierat. Një studim u gjet për secilën nga gjendjet e mëposhtme: të përziera nga deti, sëmundje e mëngjesit dhe të përzierat që shkaktohen nga kimioterapia. Studimet kolektivisht favorizuan xhinxherin mbi placebonë. Për të hequr qafe të përzierat dhe të keni benefite nga benefitet shëndetësore të xhinxherit, pini caj xhinxheri përgjatë ditës. Për të bërë cajin tuaj të xhinxherit, prisni rrënjën në copa dhe vendoseni atë në një tenxhere duke e zierë për 10 minuta. Më pas kullojeni dhe jeni gati ta pini, por mund ta gjeni dhe të gatshëm.
2. Vitamina B6
Vitamina B6 luan një rol të rëndësishëm në një rang të funksioneve psikologjike dhe fizike, duke përfshirë aftësinë për të siguruar lehtësim të mos-tretjes dhe të reduktojë të përzierat e shtatzanisë. Një studim i mirë-kontrolluar i rastësishëm i placebo-së i “University of Ioëa College of Medicine” përfshiu 31 femra paciente që morën 25 miligramë tablet të vitaminës B6 cdo 8 orë për 72 orë dhe 28 femra të tjera që morën placebo në të njëjtin regjim. 12 nga 31 pacientë në grupin e vitaminës B6 përjetuan përzierje të rënda para trajtimit. Në përfundim të tre ditëve terapi, vetëm 8 nga 31 pacientë në grupin e vitaminës B6 patën ndonjë përzierje . Pas terapisë, ka pasur një ndryshim të rëndësishëm të pikëve në “ndryshimet në të përzierat” ndërmjet pacientëve me të përziera të rënda që morën vitaminë B6 dhe placebo. Për të hequr qafe përzierjet , merrni 25 miligramë të vitaminës B6 tre herë në ditë derisa simptomat të zhduken.
3. Vaj esencial menteje
Vaji i mentes rekomandohet për shkak të efekteve antiemetike dhe anti-spasmodike në vijën gastrike dhe të zorrës së trashë. Një mekanizëm i mundshëm veprimi i vajit të mentes në sistemin gastrointestinal është parandalimi i kontraktimeve muskulare të nxitura nga serotonina dhe substanca P, e cila sillet si neurotransmetues. Studime të ndryshme kanë treguar që vaji i mentes është efektiv në reduktimin e të vjellave dhe të përzierave. Në 2012, studiesit në “Molloy College” në Neë York vlerësuan efektet e aromaterapisë në gradat e rënda të përzierjeve te femrat që po kryejnë procedura kirurgjike në njësinë e kujdesit të postanestezisë. Femrat që u ankuan për përzierje post-operative morën antiemetikë tradicionalë dhe i morën erë vajit të mentes. Rezultatet treguan një efekt të mirë te aroma në reduktimin e përzierjeve, megjithëse statistikimi i dukshëm nuk u arrit për shkak të numrit të vogël të pacientëve. Ka një numër të madh përdorimesh të vajit të mentes për të përzierat. Përpiquni të fërkoni 1-2 pika mbrapa qafës ose në fund të këmbëve. Ju gjithashtu mund të shtoni 5-10 pika vaj menteje në ujin e vasës ose 2-3 pika në një kompresë dhe ta vendosni në kokë.
4. Caji i kamomilit
Caji i kamomilit është një nga cajërat herbalë më të njohur në botë. Në fakt, rreth 1 milionë filxhanë konsumohen në ditë. Qeset e cajit të kamomilit janë të disponueshme në market ose kudo, pasi shpesh ato përmbajnë pluhur të luleve të kamomilit, ose të përzierë me barna të tjera medicionale. Tradicionalisht, kamomili është vlerësuar si një relaksues që ndihmon në tretjen e ushqimit, dhe është përdorur për të trajtuar çrregullime të ndryshme gastrointestinale, duke përfshirë të përziera, vjellje, tretje jo të rregullt, sëmundje të lëvizjes dhe diarre. Ndihmon duke lehtësuar stomakun dhe duke i relaksuar muskujt që lëvizin ushqimin përmes zorrëve.
5. Limoni
Limoni është i njohur për aftësinë e tij për të pastruar toksinat nga çdo pjesë e trupit, por a e dini se shërben si një ilaç natyral për të përzierat? Një studim i 2014 i parë hollësishëm, i rastësishëm, i kontrolluar hetoi efektet e thithjes së limonit në aromaterapi për të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzanisë. 100 gra shtatzëna me të përziera dhe të vjella ishin të ndara në grupet e intervenimit dhe të kontrollit. Vaji esencial i limonit dhe një placebo u dhanë që pacientët tu merrni erë kur ndjenin që kishin përzierje. Kishte një dallim të rëndësishëm statistikor mes dy grupeve. Pikët mesatare për intensitetin e të përzierave dhe të vjellave në ditën e dytë dhe të katërt të trajtimit në grupin e intervenimit ishin më të ulëta se grupi i kontrollit, duke sugjeruar se era e limonit mund të jetë efektive në reduktimin e të vjellave dhe përzierjeve në gratë shtatzëna.
=Më shumë këshilla për reduktimin e përzierjeve
Përvec këtyre 6 mënyrave natyrale, këtu janë disa këshilla që mund të lehtësojnë simptomat:
-Merrni pak ajër të pastër, hapni një dritare dhe bëni një shëtitje jashtë.
-Aplikoni një kompresë të ftohtë në ballë ose pjesën mbrapa të qafës.
-Uluni për një orë pasi keni ngrënë për të lehtësuar cdo presion në stomak.
-Përdorni terapitë alternative si meditimi dhe akupunktura.
-Hani vakte më të vogla.
-Shmangni ushqimet e larta në yndyrë që ngadalësojnë tretjen.
-SHmangni konsumimin e pijeve të gazuara që mund të prodhojnë gazra.
-Merrni frymë thellë për të reduktuar ankthin.
-Pini shumë ujë.
=Disa nga shkaqet më të shpeshta të përzierjes përfshijnë:
-Sëmundje në mëngjes gjatë shtatzënisë
-Helmim nga ushqimi
-Sëmundje e lëvizjes
-Simptoma të gripit
-Dhimbje të forta, të tilla si gurët në veshka
-Çrregullime të gurëve të gjakut
-Dhimbje koke migrenore
-Stresi emocional
-Lëndim të trurit ose tumor
-Atak ne zemer
-Të hani në mënyrë të tepruar
-Teprimi me alkolin
-Gëlltitja e toksinave
-Trajtime mjekësore, të tilla si kimioterapia ose rrezatimi
=Simptoma të përzierjes:
Simptomat e përzierjes nuk janë të dhimbshme, por ato janë shumë të pakëndshme dhe shpesh janë të vështira për t’u përshkruar. Ndjenjat përjetohen në kraharor, në pjesën e sipërme të barkut ose në pjesën e prapme të fytit. Përzierja shpesh shoqërohet me marramendje, dhimbje koke, kokëfortësi, vjellje, dhimbje barku dhe diarre. Përzierja që çon në të vjella mund të çojë në dehidratim, gjë që shkakton ndryshime në lëkurë, buzë dhe gojë të thatë, sytë e fundosur, duke qarë pa lot, rritje të etjes dhe frymëmarrje të shpejtë. Fëmijët janë më në rrezik pasi nuk i njohin shenja, kështu që prindërit duhet t’i kenë kujdes.

error: Nuk lejohet kopjimi!