Vaji i ullirit perfekt për tretjen e gurëve në tëmtha

Vaji i ullirit perfekt për tretjen e gurëve në tëmtha

Vaji i ullirit tretet mirë dhe përthithet lehtë nga organizmi. Ai është një qetësues, sepse pakëson dhembjet dhe ndihmon në tretjen e gurëve në tëmth.

Por shërimi arrihet duke pire çdo ditë nga një filxhan me vaj ulliri çdo mëngjes esëll për pesë ditë radhazi. Vaji i ullirit ndihmon edhe për heqjen e gurëve në veshka si dhe lehtëson dhembjet e veshkave.

Ai gjithashtu lehtëson lirimin e gypit tretës nga mbeturinat ushqimore si dhe lufton kapsllëkun dhe kolitin. Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët.

Lëngu, i quajtur bilë (lëngu i tëmthit), ndihmon në tretjen e yndyrave të ushqimit. Bila prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa t’i nevojitet trupit për tretjen e yndyrave.

Në ketë kohë fshikëza bën kontraksione të cilat shtyjnë bilën në një tub të quajtur duktusi biliar i përbashkët prej te cilit bila kalon në zorrën e hollë duke ndihmuar në tretjen e ushqimeve.

error: Nuk lejohet kopjimi!