Mollët – vlerat ushqyese te konsumimit te tyre

Mollët – vlerat ushqyese te konsumimit te tyre

Konsumoni një kokërr mollë në ditë dhe ju do ta mbani larg mjekun. Kjo shprehje që daton prej vitit 1866, vazhdon e mbetet ende aktuale, sepse vlerat e mollës janë po ato.

Molla përmban natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, sheqer dhe dallohet për vitaminat A, B dhe C.

Konsumimi i mollës ul kolesterolin në gjak, parandalon diabetin, hemoragjinë cerebrale, ul rrezikun nga arterioskleroza dhe e bën zemrën më të fortë.


Molla ul me 23% probabilitetin për llojet e ndryshme të kancerit.

Lëkura e mollës është shumë e rëndësishme: vitamina C dhe betakaroteni që gjenden në të, ndikojnë pozitivisht në organizmin tonë. Prandaj, kur e zgjidhni mollën, bëni mirë ta konsumoni me lëkurë.

Një mollë mesatare e qëruar ka për t’i ofruar organizmit:
125 kalori
30 g karbohidrate (10% e nevojave ditore)
4.9 g fibra diete (20% e nevojave ditore)
22 g sheqerna
0.6 g proteina (1% ND)
.053 mg riboflavin (3% ND)
2% e nevojave ditore për vitaminë A
Plotëson 4% e nevojave ditore për vitaminë B6 (2%- vitaminë E, 7%- vitaminë K)
10.6 mg magnez (3% ND)
25,44 mg fosfor (3% ND)
220,48 mg kalium (5% ND)


Përfitimet shëndetësore të mollëve
Ul nivelin e kolesteroli “të keq”: Procyanidins (një lloj flavonoid) ka aktivitet të fortë antioksidues dhe mund të ulë nivelin e lipideve (LDL ose “kolesterol” i keq).

Shëndeti kardiovaskular: Duke ulur kolesterolin, përmbajtja e lartë e polifenoleve (gjendet në sasi të larta tek mollët) mund të ulë edhe rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare.

Shëndeti mendor: Nivelet e larta të antioksidantëve mund të na mbrojnë kundër sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.
Nxit tretjen: Polyphenolet dhe fibrat e gjendura tek mollët mund të përmirësojnë aftësitë tretëse dhe funksionet e këtij aparati.

error: Nuk lejohet kopjimi!