Keni probleme me veshkat?Çaji i koprës zgjidhje për ju

Keni probleme me veshkat?Çaji i koprës zgjidhje për ju

Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë.

Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekë popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet.

Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit.

Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçë dhe tërfil.

Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet 3 deri 4 gota në ditë.

error: Nuk lejohet kopjimi!