Kanë shije të hidhur, por këto ushqime janë fantastike për shëndetin tuaj

Kanë shije të hidhur, por këto ushqime janë fantastike për shëndetin tuaj

Ushqimet e hidhura zakonisht nuk janë të këndshme për shijen dhe shpesh njerëzit i shmangin ato. Sidoqoftë, këto lloje ushqimesh mbrojnë funksionin e zorrës. Përmirësojnë tretjen dhe stimulojnë sekretimin e lëngjeve tretëse në pankreas. Për këtë arsye, duhet t’i përfshini në dietën tuaj ushqimore.

Kakao – Kakao ka një shije të hidhur dhe përveçse është shumë e mirë për zorrën, është një burim magnezi, kalciumi, zinku dhe hekuri. Është gjithashtu i pasur me flavonoide, që kontribuon në funksionimin e duhur të trurit.

Kamomili – Nëse dëshironi një pije të hidhur që është e mirë për stomakun por nuk doni të konsumoni kafeinë, atëherë mund të zgjidhni kamomilin. Në vend që t’ju japë energji, si pijet me kafeinë, ai ju relakson.

Kafe – Përveç efektit të saj të dobishëm në zorrë, kafeja jep energji, ndërsa stimulon trurin dhe përmirëson funksionin e zemrës.

Limoni – Limoni është i mirë për zorrët dhe sistemin tretës. Hidhni limon në ujë pasi lufton fryrjen e barkut. Në të njëjtën kohë, lëkura e tij ndihmon në funksionin e zorrëve.

Çaj jeshil – Konsiderohet si pija më e shëndetshme pasi përmirëson funksionin kardiovaskular dhe atë të trurit. Sipas studimeve, gjithashtu përmirëson gjendjen shpirtërore.

Uthull molle – Uthulla e mollës ndihmon me tretjen. Nëse nuk e doni shumë uthullën, mund ta zëvendësoni lehtësisht me lëng limoni.

Rukola – Rukola është shumë ushqyese dhe përveçse është e mirë për zorrën tuaj, gjithashtu kontribuon në shëndetin e mirë të kockave, pasi përmban vitamina A, K dhe C.

error: Nuk lejohet kopjimi!