Dita e dytë
Mëngjesi – Bëni sallatë me kastraveca(pritini në formë katrore) duke i shtuar edhe kos (ndryshe e njohur si tarator). Dreka – Piqni pak mish pule në vaj ulliri, duke i shtuar kripë dhe piper të zi. Gjithashtu mund të shtoni edhe kërpudha, domate dhe speca. Kur perimet të zbuten, shtoni kos. Darka – Konsumoni dy gota kos duke i shtuar fruta të freskëta sipas dëshirës.

Dita e tretë
Mëngjesi – Në jogurt, përzieni pak djathë, mollë të prerë, pak kanellë dhe në fund i shtoni kripë dhe pak piper të zi. Piperi i zi do të bëjë metabolizmin tuaj të përshpejtohet. Dreka – 150 gram fileto peshku dhe sallatë me kastraveca (tarator). Darka – Zieni 100 gram brokoli, shtoni një spec dhe një vezë të zier. Të gjitha këto i përzieni me kos.
