Dieta 1 ditore detoks që jep rezultate për 24 orë (Plani i detajuar)

Dieta 1 ditore detoks që jep rezultate për 24 orë (Plani i detajuar)

Mund ta provoni këtë detoks për vetëm një ditë. Një dietë e tillë jo vetëm që ju rikthen në rrugën e shëndetit, por gjithashtu i jep trupit një pushim nga ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri dhe që janë të vështira për t’u tretur.

Dhe nuk do të keni asnjë të keqe siç mund të kishit nga dietat e kufizime dhe afatgjata. Sidomos nëse një dietë detoks bëhet shpesh ose për një kohë të gjatë mund të jetë e dëmshme deh të shkaktojë efekte anësore të pakëndshme si fryrja, përzierjet, dehidratimi, dhimbja e kokës, mungesa e energjisë dhe marrja e mendve. Në fund të kësaj mendojeni dietën një-ditore si një buton “refresh”, një kujtesë se si trupi juaj ndihet kur ushqehet me ushqime të shëndetshme dhe është i mirë-hidratuar. Ju do të frymëzoheni të hani shëndetshëm sërish.

 

Ushqime që duhen shmangur: Shmangni ushqimet me sheqerna të shtuara si, qumështi, salcat ose drithërat e buta. Gjithashtu dhe ushqimet që janë të përpunuara ose të paketuara. Kripa gjithashtu bën pjesë në këtë listë pasi shkakton fryrje, e njëjta gjë edhe për kafen, çajin e zi dhe çokollatën.

Mishi kërkon më shumë kohë për t’u tretur kështu që shmangni proteinat me yndyrna të larta dhe mishin e kuq. Mund të reduktoni dhe konsumimin e bulmetrave nëse keni vështirësi në tretjen e tyre.

Lëndët ushqyese janë të nevojshme: Një plan detoks i shëndetshëm përfshin një sërë ushqimesh të shëndetshme, fibrash distike dhe lëngjet. Përpos lëngjeve dhe supave me perime, konsumoni sallata, fara apo arra.

Për proteina duhet të konsumoni porcione të vogla të mishit të butë. Ju do donit të merrnit një qasje të balancuar ndaj ushqimit për t’u siguruar që të merrni lëndët ushqyese të duhura, duke përfshirë antioksidantët si vitamina C.

Plani një-ditor detoks – Ora 9:30 e darkës (një natë përpara) Flini herët. Mos shini TV, lajme apo drama. Mendja juaj duhet të jetë e qetë.

Ora 6 e mëngjesit – Zgjohuni, meditoni dhe merrni frymë. Fillojeni ditën sa më freskët. Ora 6 e gjysmë e mëngjesit – Pini ujë dhe hani një mëngjes të lehtë, si smoothie ose arra.

Ora 7 e mëngjesit – Fikni celularët, larg teknologjisë për një ditë, që mendja juaj të jetë sa më e qetë. Ora 10 e mëngjesit – Hani një vakt të ndërmjetëm dhe pini ujë. Mund të konsumoni dhe supë (recetën do e gjeni më poshtë) pasi është një balancë e mirë vitaminash dhe mineralesh si vitamina A, B, C dhe E.

Ora 12 e drekës – Do të jeni të uritur kështu që konsumoni pak supë, perime të ziera, proteina të buta dhe një gotë ujë.

Ora 3 e pasdites – Përpara se të pini ujë ose të hani ndonjë vakt të ndërmjetëm, provoni ushtrime frymëmarrjeje për 5-10 minuta.

Ora 5 e pasdites – Koha për pak ecje! Ora 6 e gjysmë e pasdites – Koha për pak supë dhe sallatë. Ora 8 e darkës – Bëni pak joga! Ora 10 – Mendoni për gjërat për të cilat jeni mirënjohës.

Supa me karrota detoks. Përbërësit: 1 qese e vogël me karrota organike, 2 shkopinj selino, të prera në copa, 1 qepë të verdhë. lëng perimesh, 1 lugë çaji erëza

Udhëzimet: Në një tenxhere gatuani karrotat, selinon dhe qepën. Ziejeni më lëngun e perimeve. Shtoni pak erëza dhe lëreni të ziejë për 40 minuta ose derisa perimet të jenë zbutur.

Me anë të një luge merrni perimet dhe hidhini në një blender derisa blenderi të jetë mbushur në 1/3. Përziejeni derisa të marrë trajtë kremoze dhe hidhini në enë të vogla, që edhe mund t’i ngrini. Duhet të shërbehet e ngrohtë. Mbajeni në frigorifer për një javë, ndërsa në ngrirje për disa muaj me radhë.

error: Nuk lejohet kopjimi!