4 simptomat e dhjamosjes, duhet të bëni kujdes nëse keni njërën prej tyre

4 simptomat e dhjamosjes, duhet të bëni kujdes nëse keni njërën prej tyre

Vështirësi në frymëmarje

– Pa patur sëmundje pulmonare apo kardiake (në rastet kur kryen lëvizje paksa të shpejta, apo ulje e ngjitje nëpër shkallë). Kjo ndodh për shkak të lidhjes të mekanizmave (mbipeshë) dhe metabolik (shtohet
nevoja për oksigjen dhe nxjerrja jashtë e dioksidit të karbonit, si rezultat i metabolizmit të rritur.

Prishja e gjumit

– “Sindroma e apneas ose Sindroma Pickwick”. Personi i dhjamosur fle gjatë ditës në pozicion ulur, duke drejtuar makinën ose në zyrë në karrige. Ka dhimbje mesi, gjunjësh që janë si rezultat i mbipeshës, shqetësime të tretjes, si rezultat i rritjes së presionit intraabdominal tek mbipeshat. Urinimi i pavullnetshëm shoqërohet sidomos gjatë kohës kur personi kollitet. Shpeshtësia e urinimit rritet më shumë me rritjen e peshës, dhe arrin 60 % tek gratë me BMI > 33.0

Gjëndrat e djersës prodhojnë më shumë djersë

– Kjo ndodh si rezultat i rritjes së metabolizmit sidomos në palat e lëkurës.

Shpesh herë vihet re ndjenjë lodhjeje, dëmtime të ciklit menstrual, sterilitet dhe gjëndje depresioni.

error: Nuk lejohet kopjimi!