10 ushqimet më të këqija për acidin refluks

10 ushqimet më të këqija për acidin refluks

 

Të gjithë ushqimet që hani, “udhëtojnë” nëpërmjet gojës suaj, poshtë në ekzofag dhe direkt e në stomak. Por nëse keni acid refluks, gjërat mund të bëhen të dhimbshme. Shumë ushqime mund të përkeqësojnë acidin tuaj refluks duke ulur tonin e valvulës që ndan ekzofagun nga stomaku, duke zgjatur kohë që ushqimi kalon në stomak ose duke shkaktuar që stomaku të prodhojë acid të tepërt në stomak. Janë gjithashtu dhe ushqime që shkaktojnë që stomaku të prodhojë më shumë acid, të cilat mund të kthehen në ekzofag. Nëse jeni një prej 63 milionë Amerikanëve me sëmundjen e acidit refluks, mund t’ju duhet të eliminoni këto 10 ushqime “nxitëse” nga dieta juaj.

  1. Domatet

E mbushur me acid citric dhe malik, domatet dhe produktet e tyre-duke përfshirë salcën, supën, lëngun etj-mund të bëjnë që stomaku të prodhojë acid gastrik më shumë sec duhet (lënda kimike që është përgjegjëse për thyerjen e ushqimeve. Dhe kur volumi rritet, acidi mund të “detyrohet” të shkojë në ekzofag. Megjithatë nuk mund të bëni dot shumë, sepse edhe domatet e gatuara nuk do të reduktojnë dot aciditetin mjaftueshëm për të parandaluar acidin refluks. Nëse po bëni pica apo makarona, mos e përdorni si justifikim për të përgatitur një salcë të rëndë kremoze sepse ushqimet e larta në yndyrë mund të nxisin simptoma (më vonë). Në vend të kësaj, përpiquni të blini disa pesto të freskëta.

  1. Agrumet

Kërkimi i publikuar në “Annals of Otology, Rhinology & Laryngology” tregoi që limitimi i marrjes së acidit dietik mund të lehtësojë simptomat e acidit refluks si kola apo zërin e ngjirur (edhe në ato pacientë që spatën efekt nga mjekimet). Nëse vendosni , atëherë kufizimi i agrumeve është i nevojshëm. Rast: Ph-shi i lëngut të limonit mund të jetë po aq i ulët sa dy, duke i bërë ato një nga ushqimet me më shumë aciditet në stomak”. Megjithatë, agrumet  e tjera si portokall dhe grejpfrut, mund të përkeqësojnë gjithashtu simptomat. Nëse keni uri, zgjidhni si opsion ananasin. Vetëm me sasi të vogla. Megjithëse teknikisht nuk është një agrume frut, përmban disa acide citrike që mund të nxisin acid refluks.

  1. Qepët

“Qëndroni larg qepëve. Lidhja mes tyre dhe acidit refluks është e qartë”. Jo vetëm që ulin presionin me të cilin sfinkteri i ekzofagut të ulët (LES), mbyllet për të ndarë stomakun nga ekzofagu, por sipas “Oklahoma Foundation” për “Digestive Research” në pacientët me refluks acid, konsumimi i qepëve rrit kohën që stomaku ka një pheash më të ulët se 4 (sa më i ulët ph-shi, aq më i lartë aciditeti), dhe përkeqëson urthin dhe gromësimat. Për fat të keq, gatimi i qepëve nuk ka shumë efekt në aciditetin e tyre, sipas Tian, kështu që nëse jeni tepër të apasionuar pas qepëve, ju mund të provoni të hani qepë jeshile në doza të vogla për të parë si ndikon në refluksin acid.

  1. Pije të gazuara

Numri i pijeve të gazuara që ju pini është një tregues i rrezikut të urthit. Pse? Gazrat e lëshuar nga pijet e gazuara rrit presionin gastrik. Pra, të gjitha ato flluska fillojnë e shtyjnë në stomakun tuaj dhe duke detyruar që sfinkteri ekzofageal të hapet. Dhe ndërkohë që flluskat janë të dëmshme për barkun tuaj, soda-t mund të shfaqin akoma dhe më shumë probleme. Shumë prej tyre përmbajnë kafeinë ( e cila në shumë njerëz, mund të nxisë simptoma të refluksit acid) dhe gjithashtu përmbajnë sasi të larta acidike. Dhe sodat dietike janë akoma dhe më keq, pasi kanë një pheash ndërmjet 2.5 dhe 3.7.

  1. Alkooli

Një pije mund t’ju qetësojë më shumë sesa humori juaj. Gjithashtu relakson LES, duke lejuar acidin gastrik të shtyjë deri në ekzofag dhe të shkaktojë atë ndjesi të tmerrshme djegieje që pacientët me refluks acid e dinë mjaft mirë, për të parandaluar ate që gjendja e tyre të shkaktojë dëmtim ekzofageal dhe simptoma respiratore.Nëse pini, mund të mund të anashkaloni një sulm të fortë të acidit refluks duke shmangur pijet e gazuara si birra dhe shampanja. Dhe duhet të keni kujdes nga përzierjet si lëngjet acidike dhe soda-t  gazuara.

  1. Ushqimet djegiese

Janë ushqimet më të zakonshme për të cilat pacientët me refluks acid ankohen më së shumti, por kërkimet tregojnë që ushqimet djegëse nuk ndikojnë në presionin me të cilin sfinkteri ekzofageal mbyllet. Problemi mund të jetë, që ushqimet djegëse irritojnë ekzofagun, sipas Christine Frissora. Për më shumë, nëse gjella përmban qepë dhe madje shumë erëza djegëse, ato mund të kontribuojnë në shumë simptoma të refluksit acid, thotë Jeremy Tian, Ph.D., M.D.

7.Ushqimet yndyrore

Yndyrnat treten ngadalë, që do të thotë se ata kalojnë më shumë kohë duke u varur në stomak – duke i dhënë më shumë mundësi acidit gastrik që të punojë drejt e deri në ezofagun tuaj.  Megjithatë, problemi më i madh me lëndët ushqyese  me yndyrë të lartë është që mund të nxisin shtim në peshë. Studimi i botuar në “Alimentary Pharmacology & Therapeutics”    tregon se obeziteti shkakton disfunksione ekzofageale që lidhen me simptomat e refluksit acid. Nëse doni të ngopeni me një vakt me yndyrë, merrni sasi të vogël dhe konsumojeni të paktën disa orë para se të shkoni në shtrat. Nëse shtriheni në shtrat me ushqim që tretet ngadalë, ju rrisni rrezikun e një urthi në mes të natës.

  1. Kafeja

Ndërkohë që ekspertët nuk janë të sigurt pse, kur konsumohet në sasi të mëdha, kafja ka qenë e lidhur për kohë me rradhë për rritjen e prevalencave të simptomave të acidit refluks. Për shembull, në një studim gjerman, studiuesit zbuluan që kafja e kafeinuar rrit simptomat te pacientët me acid refluks- një efekt që do të ishte më i vogël nëse kafja do të ishte e dekafeinuar. Megjithatë, kafeina nuk shfaqi ndonjë ndikim në simptoma kur pacientët e konsumuan në caj. Nëse pini kafe,rekomandohet që të zgjidhni opsione si kokrra të errëta e të pjekura mirë pasi ato janë më pak acidike dhe tolerohen më mirë nga pacientët që vuajnë nga refluksi acid. Dhe më e mira është që ta limitoni në një filxhan.

  1. Cokollata

Juria nuk është e sigurt nëse kafeina në cokollatë nxit simptomat e acidit refluks, por studiuesit nga “University of Michigan Health System” treguan që kur njerëzit me acid refluks hanë cokollatë, sasitë e mëdha të serotoninës lëshohen nga zorrët, e cila shkakton LES për t’u clodhur.  Për më shumë përmbajtja e lartë yndyrore në cokollatë mund të luajë një rol në nxitjen e simptomave të acidit refluks- sic mundet kakaoja, . Kjo do të thotë që ndërsa cokollata e zezë është në përgjithësi e shëndetshme , paketimi i një përqindjeje të madhe të kakaos së pasur me antioksidantë dhe me përmbajtje të ulët të sheqerit të rafinuar të krahasuar me cokollatën me qumësht, mund të nxisë simptoma më të rënda në njerëzit që vuajnë nga refluksi.

  1. Menteja

Kjo është paksa e ndërlikuar në stomak. Ndërkohë që menteja mund të përdoret për të reduktuar problemet me tretjen në njerëzit pa refluks acid, në ato njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje mund të nxisë shfaqjen e urthit. Kjo për shkak se është një karminativ- që do të thotë që mund të parandalojë gazrat të formohen në traktin gastrointestinal, si dhe të ndihmojë trupin ta dëbojë atë- ky mentol qetësues mund të relaksojë LES. Kështu që nëse keni dëshirë të pini një caj menteje në mbrëmje mund ta konsumoni ose të holluar me ujë (kujdes me limonin ose ta zevëndësoni me caj xhinxheri që është qetësues për traktin tretës.

error: Nuk lejohet kopjimi!