Venat varikoze- shkaqet, dieta ushqimore , terapite dhe procedurat e sherimit

Venat varikoze- shkaqet, dieta ushqimore , terapite dhe procedurat e sherimit

Venat varikoze
Venat varikoze, çrregullimi më i zakonshëm i venave, prekin rreth 40 milionë amerikanë. Ato janë vena të mëdha, të përdredhura, zakonisht shfaqen në këmbë dhe kofshë, që nuk po e transportojnë gjakun në mënyrë efektive. Ato shfaqen si korda blu në sipërfaqen e lëkurës. Nëse injorohen, venat varikoze nuk shkaktojnë vetëm parehati, shqetësime kozmetike, por edhe komplikacione serioze si  inflamacion venash, ulçerë lëkure dhe mpiksje gjaku.

Shenjat dhe simptomat
Venat varikoze shoqërohen shpesh me shenjat dhe simptomat e mëposhtme:
-Enët e gjakut blu të errët, sidomos në këmbë dhe pjesën e kofshës (jo në formën e rrjetës së merimangës)
-Dhimbje, plagë etj
-Enjtje në nyje ose këmbë, sidomos pasi keni qëndruar ulur për një kohë të gjatë
-Plagë në lëkurë
-Mpiksje gjaku sipërfaqësore
-Gjakderdhje pas një dëmtimi të vogël (në raste të rralla)

Shkaqe të mundshme

Venat varikoze zhvillohen kur venat tërhiqen dhe valvulat e tyre, të cilat parandalojnë rikthimin mbrapsht të gjakut, dështojnë. Venat primare varikoze vijnë si rezultat i dobësimit të mureve të venave. Venat sekondare varikoze janë më së shumti të shkaktuara nga problemet me venat që shtrihen thellë në muskuj, të cilat mbartin rreth 90% të gjakut të rikthyer. Këto probleme përfshijnë mpiksje gjaku dhe rezultojnë në një diversion të rrjedhës së gjakut në enë të tjera sipërfaqësore.

Kush është më së shumti në rrezik?

Njerëzit me gjendjet e mëposhtme shëndetësore ose karakteristikat e mëposhtme janë në rrezik të madh për të zhvilluar venat varikoze:
-Historia familjare (për rreth 50% të rasteve)
-Femër (tre herë më e zakonshme)
-Ndryshime hormonale që lidhen me shtatzaninë, periodat pre-menstruale dhe menopauzë
-Perioda më afatgjata
-Obeziteti
-Tumore
-Sëmundje të caktuara
-fistula arteriovenoze (rrjedhje anormale e gjakut ndërmjet arterieve dhe venave)

Çfarë të prisni nga mjeku?
Një mjek në përgjithësi do t’ju ekzaminojë si dhe do t’ju kërkojë të kryeni disa teste për të përcaktuar sesi venat po  funksionojnë. Procedurat e imazherisë mund të përdoren gjithashtu.

Opsione konvencionale trajtimi
Ushtrimet e rregullta përmirësojnë funksionin e venave, dhe humbja e peshës krahas ushtrimeve fizike mund të reduktojnë gjasat për t’u prekur nga mpiksja e gjakut. Trajtimi konservativ mund të jetë ajo çfarë është e nevojshme. Kjo mund të përfshijë shmangien e të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë, të qëndruarit në këmbë për një kohë të gjatë, të bëni ushtrime rregullisht, ngritja e pesheve në një bazë periodike dhe të vishni çorape me ngjeshje.

Procedura kirurgjike dhe të tjera

-Skleroterapi: Injeksioni i një solucioni në venat varikoze, ndjekur më pas nga aplikimi i një veshjeje ngjeshëse, për të prishur/zhdukur venën.
-Ablacioni i radio frekuencave: Një teknikë e re në të cilën një kateter është filetuar në venën varikoze për të ngrohur muret e venave me qëllim që të zhdukë venën dhe të përmirësojë funksionin e valvulës së saj.
-Kirurgjia: Heqja e venave varikoze

Terapitë plotësuese dhe alternative

Një plan trajtimi bashkohor për venat varikoze mund të përfshijë një sërë terapish alternative dhe plotësuese.

Ushqyerja
Të konsumoni ushqim të pasur në fibra dietike, në formën e karbohidrateve komplekse ( drithëra të plota) dhe bioflavonoide( manaferra të zeza, perimet me gjethe jeshile të errt, hudhër dhe qepë), mund të provojnë që janë beneficiale për parandalim, rikuperim dhe parandalim që të mos përsëritet sërish.

Përvec kësaj, suplementet nutricionale beneficiale përfshijnë:
-Vitaminë C: 500-1000 mg tre herë në ditë
-Vitaminë E: 200-600 IU çdo ditë
-Zink: 15-30 mg çdo ditë

Barnat herbale
Barnat herbale mund të ofrojnë lehtësim nga simptomat. Barnat herbale në përgjithësi gjenden si ekstrakte të thara (pilula, kapsula ose tablet), çajëra ose tretësira (ekstrakte alkooli, vetëm nëse udhëzohet ndryshe). Doza për çajërat është 1 lugë çaji krahas një kupe ujë të zierë për 10 minuta (rrënjët duan rreth 20 minuta).
-Kombinoni barnat herbale në pjesë të barabarta (një bimë e quajtur “yarroë”, “haëthorn”, xhinko, “marigold”, gështenjë kali dhe xhinxher). Merrni 30-60 pika të tretësirës dy-tre herë në ditë ose pini rreth tre-katër filxhanë çaj në ditë.
-Gështenjë kali: 500 mg tre herë në ditë ose “Aescin” të standartizuar rreth 10 mg, tre herë në ditë.
-“Butcher’s broom”: 100 mg tre herë në ditë, ekstrakt i standartizuar (9%-11% ruscogenin).
-Gotu kola: 1000 mg, dy deri në katër herë në ditë,  ose ekstrakt i standartizuar( asiatikoside 40%, acid asiatik 30%, madekasoside 1%-2%), 60 mg; një-dy herë në ditë.
-Boronicë: 80-160 mg tre herë në ditë, ekstrakt i standartizuar (25% antocianoside)

Homeopatia
Një nga trajtimet më të zakonshme përfshijnë “Aesculus”, “Fluoricum acidum”, “Hamamelis”, dhe “Secale”. Një dozë akute është 3-5 pilula nga 12X deri në 30C çdo një deri në katër orë, derisa simptomat të lehtësohen.

Mjekësia fizike

Kompresat e ftohta mund të sigurojnë lehtësim të përkohshëm.

Akupunktura dhe masazhi
Akupunktura dhe masazhi mund të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit qarkullues.

Prognoza/ Komplikacione të mundshme

Sëmundja e venave varikoze është një gjendje kronike dhe vena të reja varikoze shpesh zhvillohen pas një trajtimi.

Të ecni pas skleroterapisë është e rëndësishme për promovimin e shëndetit. Nëse ju keni pasur një trajtim kirurgjik, kontaktoni mjekun tuaj nëse vëreni dhimbje të rëndë, butësi, ënjtje ose shenja/plagë.

error: Nuk lejohet kopjimi!