Qumështi i gjirit
Të gjithë e kemi dëgjuar që qumështi i gjirit është më i miri. “American Academy of Pediatrics” rekomandon ushqyerje me gji për rreth 6 muaj. Po kjo organizatë sërish rekomandon që ushqyerja me gji të vazhdojë krahas ushqimeve solide për bebe deri në 1 vjec- ose dhe më gjatë, nëse është e përshtatshme për nēnën dhe beben. Pra opsioni ideal për bebet deri në 1 vjeç është qumështi i gjirit.
Avokadot
Avokadot janë fruti i parë që mund t’i ofroni bebes, pasi janë tëpasura me yndyrna të shëndetshme, si dhe kanë një shije dhekonsistencë të butë. Janë gjithashtu edhe super të thjeshta për t’upërgatitur: Thjesht shtypni një avokado shumë të pjekur si dhe shtoni pak qumësht gjiri ose formule derisa të arrijë një formëpureje.
Mosha më e mirë për avokadot: 6 muajsh ose më të mëdhenj
Patatet e ëmbla
Sipas “The Best Homemade Baby Food on the Planet”, patatet e ëmbla janë një alternativë mjaft e mirë për bebet. Pse? Janë tëpasura me beta-karotene, të cilën trupi e konverton në vitaminëA- “mjaft e rëndësishme për shikim të mirë, lëkurë tëshëndetshme, rritje normale dhe mbrojtje nga infeksionet. Një pure me patate të ëmbla do të ishte një opsion mjaft i mirë.
Mosha më e mirë për patatet e ëmbla: 6 muajsh e lart
Mishi
Mishi është një burim i shkëlqyer proteinash, si dhe të hekurit, riboflavinës, niacinës, vitaminës B6 dhe zinkut. Por gjithmonëpër bebet duhet të jetë në formën e puresë, gjithmonë. Provoni të kombinoni purenë e mishit me qumështin e gjirit ose me njëpure perimesh.
Mosha më e mirë për mishin: 7-10 muajsh ose më të mëdhenj
Ushqimet që bebet nuk duhet të konsumojnë vitin e parë.
Mjalti
Sipas “Nutrition”, mjalti lidhet me botulizmin e foshnjave, njësëmundje që mund të jetë fatale. Stomaku i bebeve nën një vjeçthjesht nuk mund të copëtojnë sporet e botulizmit që mund tëjenë te mjalti. Kështu që shmangeni mjaltin derisa bebeja tëkalojnë moshën 1 vjeçare.
Arrat dhe kikirikët
Arrat dhe kikirikët duhet të shmangen derisa fëmija të jetë mbi 4 vjeç për të parandaluar mbytjen.
Qumeshti i lopës
Bebet nuk mund ta tresin lehtësisht qumështin e lopës, kjo ështëarsyeja përse ekspertët rekomandojnë të prisni një vit përpara se t’ja jepni fëmijës.