Ushqimet më të shëndetshme në botë sipas “WhFoods”

Ushqimet më të shëndetshme në botë sipas “WhFoods”

 

Kriteret për ushqimet më të shëndetshme në botë
Krahas mijërave ushqimeve që mund të gjenden në botë, një pjesë e tyre përmban sasi të bollshme të disa prej nutrientëve që trupi ynë i ka thelbësore, një nga kriteret bazë për t’u quajtur si “Ushqimet më të shëndetshme në botë”. Ndoshta ushqimet tuaja të preferuara nuk janë pjesë e kësaj liste, por mundohuni të kuptoni që ushqimet e përzgjedhura kanë përmbushur kriteret e përcaktuara.

1. Kane vlera të mëdha ushqyese
“Ushqimet më të shëndetshme në botë” janë zgjedhur për shkak se janë një burimet më të pasura të shumë nutrientëve esenciale që janë të nevojshme për një shëndet optimal. Eshtë përdorur një koncept për të përcaktuar se cilat nga ushqimet kanë vlerat më të lartë nutricionale.
Densiteti i nutrientëve është një masë matjeje e sasisë së nutrientëve që një ushqim përmban në krahasim me numrin e kalorive. Një ushqim ka vlera të larta nutricionale kur niveli i nutrientëve/lëndëve ushqyese është më i lartë në krahasim me numrin e kalorive që ushqimi përmban. Duke ngrënë ushqimet që kjo listë përmban, ju do të merrni të gjithë nutrientët esencialë që ju duhen për një shëndet optimal, përfshirë vitaminat, mineralet, fito-nutrientët, acidet yndyrore esenciale, fibra dhe një numër shumë të pakët kalorish.

2. Janë ushqime të plota
Kjo listë përmban ushqime të plota përplot me vlera ushqyese. Që do të thotë që nuk janë përpunuar, nuk përmbajnë sintetikë, përbërës artificialë ose të përpunuar. Pra, mundohuni të zgjidhni produkte sa më organike për shëndetin tuaj.

3. Janë ushqime familjare
Këto janë ushqime që i hasim kudo në përditshmëri. Këto përfshijnë frutat, perimet, drithërat e plota, arrat dhe farat, mishrat e butë, peshkun, vajin e ullirit dhe shumë erëza, që për shumë njerëz janë ushqime të përditshmërisë.

4.Janë ushqime të disponueshme
Pra do të thotë që këto ushqime mund t’i gjeni lehtësisht në zonën ku banoni.

5. Kanë cmime të përballueshme
Në këtë listë janë përfshirë ushqime jo vetëm që mund t’i gjeni kudo, por edhe që janë me cmim të përballueshëm. Mundohuni t’i konsumoni kur është sezoni i tyre, zgjidhini sa më të freskëta dhe me cilësinë më të mirë.

6. Kanë shije të mrekullueshme
Këto janë disa nga ushqimet me shijen më të mirë në botë. Me to mund të krijoni receta pafund. Janë përbërës të shkëlqyer në shumë receta gatimi.

Ja ushqimet e listuara si me te shendetshmet:

Perimet:
-Asparag
-Avokado
-Rrepë jeshile
-Panxhar
-Speca të mëdhenj
-Lakër Bok choy
-Brokoli
-Lakra Brukseli
-Lakër
-Karrota
-Lulelakër
-Selino
-Zarzavate jeshile
-Misër të ëmbël, të freskët
-Kastravecë
-Patëllxhan
-Kopër
-Hudhër
-Fasule jeshile
-Bizele
-Kale
-Pras
-Kërpudha krimini
-Kërpudha shiitake
-Zarzavate mustardë
-Vaj ulliri ekstra të virgjër
-Ullinj
-Qepë
-Patate
-Sallatë jeshile
-Spinaq
-Kungull vere
-Kungull dimri
-Patate të ëmbla
-Swiss chard
-Domate
-zarzavate jeshile/rrepë jeshile

Arrat dhe farat: Bajame, arra shqeme, fara liri, kikirikë, fara kungulli, fara susami, fara luledielli, arra.

Frutat: mollë, kajsi, banane, boronica, pjepër, boronica të kuqe, fiq, grejpfrut, rrush, fruti i kivit, limon, portokall, papaja, dardhë, ananas, kumbulla/kumbulla të thata, mjedra, luleshtrydhe, shalqi.

Fasule dhe bishtajore: Fasule të zeza, bizele, qiqra, fasule në formë veshke, thjerrëza, fasule lima, miso, fasule në formë varke, fasule pinto, salcë soje, fasule soje, tempeh, tofu.

Mish: Mish i rritur në kullota, pulë e rritur në natyrë, mish gjel deti i rritur në kullota.

Vezë dhe bulmet: Djathë fshati, Qumësht lope, vezë fshati, kos fshati

Produkte deti: Merluc, salmon, sardele, fiston, karkaleca, tuna

Drithërat: Elb, oriz kaf, hikërror, meli, tërshërë, quinoa, thekër, grurë i plotë

Erëzat: Borzilok, Piper i zi, piper i kuq, fara koriandre, kanellë, karafil, fara qimnoni, kopër, xhinxher, fara mustarde, rigon, majdanoz, mente, rozmarinë, sherebelë, trumzë, shafran.

error: Nuk lejohet kopjimi!