Unë mund të ju dobësoj, ju njoh me dietën 1000 kalorike!

Unë mund të ju dobësoj, ju njoh me dietën 1000 kalorike!

Nëse xhinset e juaja “skinny” po qëndrojnë në një cep të garderobës, është koha për planin e dietës 1000 kalorike dhe të humbni ato kilet e padëshiruara. Ky plan është i përshtatshëm për ato femra që nuk janë mbi-peshë dhe nuk ushtrohen mjaft shpesh.

Në këtë plan të ulët me kalori, individet lejohen të marrin vetëm 1000 kalori ushqimore në total në ditë për të humbur peshë në një afat të shkurtër kohor. Arsyetimi prapa planit dietik me 1000 kalori është se reduktimi drastik i konsumit kalorik rezulton në humbje peshe, me pak ose aspak aktivitet fizik.

Plani 1000- kalorik gjeneron mungesë energjie prej 500 deri në 1000 kalori dhe ndihmon për të djegur përafërsisht 8% të yndyrës. Kujdes: Duhet të konsultoheni me një doktor ose dietolog për të parë nëse ky plan është i rekomandueshëm për ju. Gratë që peshojnë më shumë se 165 paund dhe ato që kanë një jetë aktive kanë nevojë për të paktën 1200 kalori në ditë.

Nëse doni humbje peshe afatgjatë, atëherë kjo dietë 1000 kalorike nuk është e përshtatshme për ju. Nëse keni një histori mjekësore të komplikuar dhe vuani nga crregullime të të ngrënit, konsultohuni me doktorin përpara se të filloni këtë dietë.

Ka shumë faktorë që përcaktojnë se cili plan diete është i përshtatshëm për secilin prej nesh. Faktorë të tillë si mosha, pesha aktuale, shëndeti i kockave, shëndeti i muskujve, historia mjekësore, shëndeti mendor, gjenetika, etj luajnë një rol të rëndësishëm gjatë përcaktimit të tabelës se cila është dieta e përshtatshme për secilin individ.

Tabela e Dietave me 1000 Kalori – Këto menu diete 1000 kalorike do t’ju ndihmojnë të planifikoni ushqimin dhe konsumimin e kalorive në ditë. Ju mund të merrni ushqime të tjera me kalori, por sigurohuni që të mos kaloni kufirin prej 1000 kalorive. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me mjekun apo dietologen tuaj.

Cfarë duhet të hani? Vaktet – Kaloritë 6. Sapo zgjoheni – Uthull molle dhe ujë të ngrohtë. Mëngjes: 2 të bardha vezësh të zier dhe një tas me fruta. Kaloritë 86

Fruta qe permbajne pak sheqer

Paradreke: 100 g kos me yndyrë të ulët. Kaloritë 154. Dreka: Takos me sallatë jeshile dhe salcë kosi. Kaloritë 351. Pasdreke: 1 tas shalqi.  Kaloritë 46. Para darke: Caj jeshil dhe biskota të tretshme. Kaloritë 142. Darka. Sallatë vegane pa yndyrë. Kaloritë 221. Totali i kalorive – 1008

Këshillë e dobishme – Ju gjithashtu mund të pini çaj jeshil në mëngjes në vend të një pije detoksi. Çaji jeshil ka 0 kalori dhe është i pasur me antioksidantë. Është i mirë për lëkurën tuaj dhe sistemin e tretjes.

Cfarë duhet të hamë: Dieta 1000 kalorike fokusohet në vakte të vogla dhe të shpeshta për sa kohë që ulet marrja e sheqerit, yndyrës dhe karbohidrateve. Alkooli është i ndaluar rreptësisht, por soda dietike dhe kafeja e zezë mund të merren në sasi të moderuara.

Ushtrimet e rregullta nuk janë të rekomanduara pasi mbetet pak energji për ndonjë ushtrim në llogari të marrjes së ulët kalorike. Seleksionimi i ushqimeve duhet të bëhet me kujdes në mënyrë që të merren rezultatet e dëshiruara.

-Ky plan diete përfshin ushqime që janë të pasura në vitaminë B, proteina dhe fibra që gjenden në ushqime gruri apo enzima. Kërkesat e dietës kërkojnë një reduktim të ushqimeve të plota si karbohidratet apo yndyrnat trans pasi trupi ynë kërkon ushqyes për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

Kalciumi mund të merret duke konsumuar ushqime me qumësht me yndyrë të ulët dhe perime jeshle. Frutat dhe perimet nuk duhen injoruar. Frutat si portokajt, kantalupes, kivit, dardhat, luleshtrydhet dhe manaferra të tjera ofrojnë kalori minimale mund të përdoren në sallata.

Perime jeshile si spinaqi, selinnoja, brokoli dhe articoka janë të pasura në vitamina dhe minerale përpos faktit që janë përbërës me pak kalori.
Një porcion i vetëm i lakrës përmban 35 kalori, por është e pasur në fibra ushqyese. ërpos kësaj, perime si kastraveci, selinoja dhe specat kanë përmbajtje të lartë uji.

Cfarë nuk duhet të hamë: Këtu është një listë e ushqimeve që duhet të shmangni absolutisht nëse po ndiqni një dietë 1000 kalorike: Yndyrnat dhe vajërat:Vaji i kokosit, vaji i arrës, vaji i palmës, vaji i avocados dhe vajëra të tjerë yndyre shtazore, gjalpë kikiriku, gjalp bajameje, djathë, krem djathi dhe ghee.

Farat dhe arrat-Arrat, farat e shalqirit, lajthitë, arrat pine, arrë kokosi, kikirikë, arra Brazili, pistakë dhe farat chia. Frutat e thata-Hurma arabie, kumbulla të thata, kajsi, fiq, dhe mjedër. Fruta, perime dhe agrume-avokado, magno, litchi, chiku, mollë custard, patate, misër, fasule lima, dhe fasule soje. Proteina-Mish lope, derri, lamb dhe tofu.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!