Trajtime natyrale për problemet me frymëmarrjen

Trajtime natyrale për problemet me frymëmarrjen

Më shumë se 200 viruse mund të sulmojnë traktin e sipërm të frymëmarrjes dhe të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen Përvec kësaj, janë shumë shkaqe të tjera që çojnë në vështirësi në frymëmarrje, duke renditur nga alergjitë te astma.

Trajtimet natyrale mund të ndihmojnë në kontrollimin e simptomave tuaja dhe të përshpejtojnë proçesin e të shëruarit, megjithatë duhet të konsultoheni me një mjek përpara se t’i përdorni.

Alcanfor – Alcanfor ose vaji i kamforit mund të jetë i dobishëm në lehtësimin e problemeve të frymëmarres, Ky vaj duhet të aplikohet në gjoks-qafë, fytyrë dhe ballë për qëllime të inhalimit. Në rastin e bebeve, një Kristal i Alcanforit mund të lidhet te kyçi i dorës për t’a mbajtur ne vend.

Vaji i kamforit ka një erë shumë të fortë dhe mund të jetë i dobishëm në lehtësimin e bllokimeve të sinuseve dhe kraharorit në rast gripi apo ftohjeje si dhe dëmtime të traktit të sipërm të frymëmarrjes. Alcanfor mund të shkaktojë irritime lëkure, ekzemë ose efekte serioze anësore te fëmijët më të vegjël se 2 vjec.

Nuk duhet të përdoret pranë hundës ose të thithet nga këto fëmijë të vegjël. Mos përdorni vaj kamfori nëse po përdorni trajtime homeopatike, pasi i bën ato jo-efektive. Duhet të konsultoheni fillimisht me një mjek për udhëzime specifike për përdorim.

Supa e pulës – Supa e pulës është përdorur për qindra vjet dhe besohet se ka veti shëruese gati-gati magjike. Megjithëse nuk ka asnjë provë shkencore që të tregojë se supa e pulës është shëruese për të gjitha dëmtimet, prindërit e kanë përdorur për fëmijët për të lehtësuar të ftohtin apo të largojë bllokimet.

Ngrohtësia e supës dhe avulli që del nga tasi mund të jenë agjentë që ndihmojnë në lehtësimin e bllokimeve në gjoks dhe lehtësimin e ngërçit në sinuse.

Trajtime për gripin dhe të ftohtin – Përdorimi i trajtimeve për gripin dhe të ftohtin mund të lehtësojë simptomat dhe të reduktojë përkohësisht problemet me frymëmarrjen. Anti-histaminat, në veçanti mund të thahen dhe të zvogëlojnë indet e bllokuara të hundës dhe të sinusit, duke lejuar një frymëmarrje më të lehtë.

Këto trajtime duhet të përdoren në mënyrë më të matur dhe duhet të konsultoheni me një mjek përsa i përket sasisë dhe kohëzgjatjes së trajtimit.

Arseniku homeopatik (Arsenicum) – Trajtimi homeopatik i njohur si Arsenicum mund të ndihmojë në rastet kur frymëmarrja është e vështirë si në rastet e astmës apo gjendje të traktit të sipërm të frymëmarrjes, Individi që ka nevojë për Arsenicum mund të përjetojë probleme me frymëmarrjen, sidomos pas mesnatës.

Frymëmarrja bëhet më keq kur shtrihesh dhe personi mund të ketë pushuar mjaftueshëm por prapë ndihet i lodhur. Gjendet një frikë dhe ankth i lidhur me këto probleme me frymëmarrjen, sidomos gjatë një sulmi astme. Trajtimi mund të jetë mjaft ndihmues në rastet kur mezi merrni frymë ose një kollë të lagësht. Personi mund të jetë i etur për pije të ftohta.

Arseniku gjendet në cdo dyqan ushqimesh të shëndetshme dhe në farmacitë online homeopatike. Nëse trajtimi nuk ka efekt te simptomat , tregon nevojën për një tjetër trajtim. Një mjek homeopatik duhet të konsultohet për udhëzime shtesë dhe sugjerime mbi përdorimin.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!