Trajtime natyrale për artritin reumatoid..metoda të thjeshta dhe efikase

Trajtime natyrale për artritin reumatoid..metoda të thjeshta dhe efikase

Artriti është një crregullim i kyceve i shkaktuar nga inflamacioni. Artriti ndikon në sistemin muskulo-skeletal , sidomos në kyce. Artriti zakonisht shkakton dhimbje te kycet. Eshtë klasifikuar si sëmundje reumatike.Faktorët e rriskut të artritit janë gjenet, të cilat janë të trashëguara nga paraardhësit. Eshtë shkaku kryesor i vështirësisë në lëvizje në njerëzit mbi 50 vjec. Fjala artrit është marrë nga fjala greke “arthron” që do të thotë “kyce” dhe fjala latine “it is” që do të thotë “inflamacion”. Artriti mund të ndikojë në gishta, gjunj, bërryla, ije etj. Për të zbuluar si mund ta trajtoni duhet të gjeni shkakun. Si dhe të keni një shëndet optimal për të shmangur këtë gjendje.

Artriti- Llojet dhe shkaqet:
Supozimi i gabuar që të gjithë llojet e artritit janë njësoj i ka mbajtur njerëzit të keq informuar. Hapi i parë është të kuptoni llojin e artritit që dikush ka. Janë simptoma të ndryshme ndaj formave të ndryshme të artritit. Shumë njerëz nuk e dinë që artriti mund të prekë që nga fëmijët e deri te moshat e vjetra. Në varësi të llojit të artritit, njeriu mund të kuptojë se sa rëndë është gjendja e tij. Janë më shumë se 100 lloje të artritit por më të zakonshmet janë të përmendura më poshtë:

-Osteoartriti: Kartilazhi humb elasticitetin, duke bërë që të dëmtohet më lehtësisht. Kur kartilazhi dobësohet, tendinat dhe ligamentet hapen. Kjo shkakton dhimbje. Gradualisht kockat mund të fillojnë të fërkohen kundrejt njëra-tjetrës duke shkaktuar dhimbje më të rëndë. Ky është një lloj i rëndë i artritit dhe mund të kurohet vetëm me mjekime dhe operim.
-Infeksioni i artritit: Eshtë një infeksion i indeve të një kyci dhe lëngut sinovial. Shkaktohet nga bakteret, kërpudhat apo viruset. Ato mund të përhapen nëpërmjet gjakut nga një ind i infektuar ose nyje. Zakonisht gjendet në njerëzit që e kanë një lloj të artritit dhe zhvillojnë një infeksion të tillë.

Artriti reumatoid

Eshtë një formë inflamatore e artritit. Membrana sinoviale është sulmuar dhe do të shkaktojë ënjtje dhe dhimbje.  Nëse kjo gjendje lihet pa trajtuar mund të cojë në deformime. Artriti reumatoid është më i zakonshëm te gratë, sesa te meshkujt. Zakonisht diagnostikohet pas moshës 40 vjec. Por dhe fëmijët e moshat më të vjetra mund të preken.
Trajtime natyrale për  artritin reumatoid
Shumë njerëz po i drejtohen mjekësisë alternative për të shëruar artritin. Janë disa trajtime të thjeshta dhe natyrale të cilat kanë treguar rezultate efektive.

1. Qershitë

Qershitë janë të pasura në magnez i cili eliminon dhimbjen dhe kalium i cili sillet si diuretik në reduktimin e inflamacionit. Për të hequr qafe dhimbjen, ju duhet të hani 6-8 qershi në ditë. Ato mund të jenë në cdo formë, të freskëta apo të ngrira. Një teknikë japoneze është tepër efektive në trajtimin e artritit. Mjafton të zieni qershitë dhe të bëni një shurup të ëmbël. Kjo e bën një trajtim të ëmbël për të lehtësuar dhimbjen.

2. Terapia e ujit
Një tjetër metodë e thjeshtë është terapia e ujit. Ky trajtim konsiston në futjen në ujë të ngrohtë të kyceve që dhembin për rreth një orë. Temperatura e ujit duhet të jetë 93.5 gradë Fahrenheit, temperature normale e trupit.

3. Gjethe dandelion-s
Metoda më e mirë dhe efektive për trajtimin e artritit është duke përdorur gjethet e dandelions. Gjethet e dandelions janë të pasura në vitaminë A dhe C. Ato duhet të jenë të freskëta dhe të reja, gjithashtu mund të përdoren dhe në sallata. Kjo ndihmon trupin të riparojë indet e dëmtuara duke ndihmuar mëlcinë të heqë qafe toksinat, jashtë gjakut. Sipas herbalistëve Europianë, gjethet e vjetra duhet të zihen, pasi janë të forta për t’u përtypur. Mund ta përmirësoni shijen e tyre duke shtuar hudhra dhe vaj ulliri. Ose mund ta bëni në formën e një caji e ta pini. Ju duhen një lugë caji gjethe të thara, dhe 3 lugë caji gjethe të freskëta. Vendosini në ujë për t’u zierë, filtrojeni e më pas pijeni.

4. Xhinxheri
Xhinxheri gjithashtu është një trajtim efektiv për artritin. Duke përdorur xhinxherin rregullisht në ushqime, ndihmoni në lehtësimin e dhimbjes. Mund ta përdorni në salca, sallata, oriz, madje dhe supëra.

5. Aloe Vera
Aloe Vera ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes për të promovuar shërim. Fuqizon sistemin imunitar dhe nivelet e energjisë. Aloe vera siguron agjentët e duhur që trupi të rimarrë veten.

6. Kamfur dhe vaj mustarde
Kjo përbërje ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në zonat e prekura. Gjithashtu është tepër efektive në reduktimin e ngurtësisë dhe inflamacionit në kyce.
Përbërësit:
-1 kupë vaj mustarde
-10 gr kamfur
Procedura: Merrni 1 kupë vaj mustarde dhe shtoni kamfur në të. Ngrohni vajin derisa kamfuri të tretet plotësisht në të. Merrni pak nga ky vaj dhe masazhojeni në zonat e prekura.

7. Trajtimi me patatet

Për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin, ajo që ju duhet është një gotë me ujë të ftohtë dhe patate.
Përbërësit:
-5 feta patateje të paqëruara
-1 gotë ujë të ftohtë
Procedura: Merrni fetat e paqëruara të patates dhe zhytini ato në një gotë me ujë të ftohtë gjatë natës. Ju duhet ta pini këtë ujë me stomak bosh cdo mëngjes.

8. Vaji i Eukaliptus

Kjo është një kurë e lashtë në kushte shtëpie për dhimbjen e artritit. Ju duhet të ngrohni një sasi të vogël të vajit t Eukaliptus dhe të aplikoni një shtresë të hollë në zonat ku keni dhimbje. Mbulojeni me një mbështjellje plastike për të mbajtur vajin të qëndrueshëm. Duhet të aplikoni nxehtësi vazhdimisht me një peshqir me avull. Kjo rutinë relaksuese do t’ju sjellë shumë benefite gjatë orarit të gjumit. Eshtë terapia më e mirë për reduktim maksimal të dhimbjes së artritit.

9. Selino

Bima më e mirë për të trajtuar artritin është selinoja. Farat e selinosë dhe pjesë të tjera të bimës përmbajnë më shumë se 25 agjentë anti-inflamatorë. Kjo siguron një sasi të madhe të kaliumit. Kjo është esenciale pasi mungesa e kaliumit con në dhimbje të artritit.

Të tjera që përdoren për trajtimin e artritit janë ananasët, kastraveci i egër, rigoni, shafrani etj. Suplementët herbalë janë shumë të fuqishëm dhe mund të kenë efekte anësore. Shumë benefite vijnë nga barnat herbale dhe erëzat por duhet të jeni shumë të kujdesshëm në përdorimin e tyre për të marrë rezultatet më të mira. Duhet të konsultoheni me doktorin tuaj para përdorimit të këtyre trajtimeve pasi mund të jeni alergjikë ndaj tyre. Trajtimet e lartpërmendura janë krejtësisht natyrale dhe do të reduktojnë dhimbjen apo inflamacionin në kycet e juaja. Në rast se doni të merrni mjekim për këtë problem, duhet të konsultoheni me doktorin fillimisht.

error: Nuk lejohet kopjimi!