Blerja e mishit zakonisht përfshin një kontroll fillestar të çmimit, por jo të gjithë janë kureshtarë kur bëhet fjalë për përmbajtjen ushqyese dhe freskinë. Fatmirësisht njerëzit po drejtohen drejt konsumit të mishit të lopës të rritur në kullota, pasi po kuptojnë perfitimet që ka në shëndetin e tyre.
Më poshtë do të gjeni se çfarë do të thotë mish lope i rritur në kullota, ndryshimin me mishin e zakonshëm të lopës dhe ku mund të gjeni burimet më të mira.
Pse duhet ta konsumoni?
Mishi i lopës i ushqyer ne kullota vjen nga lopë që janë të lejuara të rriten në kullota dhe të konsumojnë bar në dietën e tyre. Kjo situatë është ndryshe nga lopët që rriten në operacionet e ushqyerjes së koncentruar të kafshëve (CAFOs), të cilat ushqehen me një dietë të përpunuar që përmban drithëra dhe madje edhe hormojnë që promovojnë një rritje më të shpejtë.
Mishi i lopës organik i rritur në kullota kërkon më shumë përpjekje dhe vëmendje ndaj detajeve, saqë fermerët duhet të ndjekin një rregullore strikte për sa i përket freskisë dhe cilësisë së mishit.
Për shkak se lopët e ushqyera ne kullota janë rritur në kushte më humane, cilësia e mishit është më e lartë se metoda konvencionale. Mishi më pas ka si tendencë të mbartë më shumë lëndë ushqyese, pa pasur rrisqe për zhvillimin e patogjenëve të dëmshëm që gjenden në mishin e prodhuar sipas metodës konvencionale.
Duhet të theksohen edhe efektet pozitive afatgjata të prodhimit të mishit të lopës së rritur në kullota në mjedis. Një studim i publikuar në “Nature Plants” u përpoq të zbulonte përfitimet e bujqësisë organike kundrejt asaj tradicionale, nën katër etapa kryesore të qëndrueshmërisë: produktiviteti, ndikimi mjedisor, qëndrueshmëria ekonomike dhe mirëqenia sociale.
Studiuesit analizuan të dhënat e gjatë këtyre 40 viteve të fundit dhe rezultatet kanë nxjerrë në pah efektet pozitivie të fermave organike.
-Fermerët fitojnë 22-35% më shumë se ato konvencionalë.
-Jane miqësore me mjedisin
– Të aftë për të prodhuar në mënyrë të barabartë vlera ushqyese, më pak ose aspak mbetje të pesticideve.
-Mund të ofrojnë përfitime unike për ekosistemin
-Mund të japin përfitime sociale
Përfitimet shëndetësore të mishit të lopës të rritur në kullota
Mishi i lopës në përgjithësi përmban ushqyes të caktuar që janë të mirë për trupin tuaj. Megjithatë, mishi i lopës së rritur në kullota shkon dhe përtej, sepse edhe pse është thjesht më ushqyes, posedon gjithashtu këto komponente të rëndësishme:
– Sasi të ulëta të yndyrës totale
-Nivelet e larta të beta-karotenit
-Nivele të larta të vitaminës B1 (thiamin), B2 (riboflavin) dhe E
– Sasi të larta të mineraleve si kalcium, magnez dhe kalium, së bashku me minerale të tjera si hekuri, zinku, natriumi dhe fosfor
-Porcione të larta të omega-3
– Sasi të larta të acidit linoleik të konjuguar (CLA ose cis-9 trans-11), lufton në mënyrë potenciale kancerin
-Një shkallë më e shëndetshme e omega-6 ndaj omega-3.
Mishi i lopës i rritur në kullota vs atij të rritur me drithëra
– Metodat e rritjes humane: Lopët e rritura në kullota konsumojnë dietë natyrale me bar të rritur në kullota. Kjo gjithashtu nxit në një shëndet të mirë të lopës dhe rritjes së cilësisë së mishit.
Ndërkohë lopët në CAFO-s shëndoshen me artificializues në dietën e tyre, misër, ilace dhe antibiotikë. Përfundimisht, kjo dietë ndryshon ekuilibrin dhe përbërjen bakteriale në zorrën e kafshës, duke rezultuar në mish të prekur nga bakteret potencialisht të dëmshme për shëndetin.
– Përbërja më e madhe e acidit yndyror: Siç u përmend më herët, lopa e ushqyer me bar kullotash përmban raporte më të larta të yndyrave të shëndetshme si acidi vacenik, acid linoleik i konjuguar dhe acide yndyrore omega-3, krahasuar me lopët e ushqyer me drithëra.
– Sasi më të vogla të baktereve: Mbipopullimi i lopëve në CAFOs është një situatë shumë e zakonshme që mund të çojë në rritjen e kontaminimit bakterial. Mostrat e mishit të rritur nga CAFO zbuluan gjurmë të baktereve rezistente ndaj antibiotikut që mund të kenë kontribuar në rritjen e numrit të rasteve të sëmundjeve rezistente ndaj antibiotikut që raportohen.
Raportet e konsumatorëve shqyrtuan 300 mostra të mishit të lopës të prodhuar në metodë konvencionale dhe të prodhuar në mënyrë të qëndrueshme (duke përfshirë barin e kullotave) për të parë nëse ka gjurmë të pesë llojeve të baktereve që shkaktojnë sëmundje: Clostridium perfringens, Salmonella, Enterococcus, Staphylococcus aureus dhe E.coli (përfshirë O157 dhe gjashtë lloje të tjera toksike).
Mishi gjithashtu ju nënshtrua testimit sekondar për të parë nëse bakteriet në mish ishin rezistente ndaj antibiotikëve që përdoren në mjekësi te njerëzit. Rezultatet treguan:
-Të gjitha mostrat e mishit të lopës përmbanin baktere të lidhura me kontaminimin fekal (enterococcus dhe / ose prodhim jo-toksik E. coli). Këto mund të çojnë në infeksione të gjakut ose të traktit urinar te njerëzit.
-Gati 20 % e mostrave përmbanin “Clostridium perfringens” që është përgjegjës për gati një milion raste helmimi ushqimesh në SHBA çdo vit.
-10% e mostrave kishin një vijë prodhimi-toksike që prodhonte llojin e “Staphylococcus aureus”, i cili fatkeqësisht nuk mund të shkatërrohet as përmes gatimit.
– 1% e mostrave përmbante salmonelë që shkakton rreth 1.2 milion sëmundje dhe 450 vdekje në SHBA në vit.
– Tri mostra të mishit të rritur në mënyrë konvencionale treguan gjurmë të “Staphylococcus aureus” (MRSA) rezistente ndaj meticillinës, një lloj bakterie që lidhet me rreth 19,000 vdekje në vit. Ndërkohë, asnjë nga mostrat e mishit të rritur në mënyrë të qëndrueshme (në barin e kullotave) nuk përmbante këtë lloj bakterie.
Faktet për nutrientët:
Porcioni: (100 gr) e pagatuar
Sasia për porcion
-Kaloritë-192
-Kaloritë që vijnë nga yndyra-115
-Yndyrna totale (Të saturuara dhe trans)-12.7+5.3 gr
-Kolesterol-62mg
-Natrium- 68mg
-Totali i karbohidrateve-0 g
-Fibrat dietike-0 g
-Sheqer-0 g
-Proteina-19.4 g
-Vitamina A- 0%
-Kalcium- 1%
Vlerat ditore
-Yndyrnat totale (Të saturuara)-20+27%
-Kolesterol-21%
-Natrium-3%
-Karbohidrate totale-0%
-Fibrat dietikë-0%
-Vitamina C-0%
-Hekur -11%
*Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.
Recetë:
Përbërësit:
-900 gr mish lope
-2 kupa me lëng mishi
-1 qepë të vogël, të prerë në feta
-2 speca jeshil, të prerë në feta
-4 domate, të prera në feta
-2 thelpinj hudhër
-1 lugë gjelle vaj kokosi
-1/2 e lugës së çajit kripë himalaje
-1/2 e lugës së çajit piper
Përgatitja:
-Vendoseni mishin në furrë. Hidhini kripë e piper më pas lëngun. Lëreni të zihet për 1 orë e gjysëm-2. Nëse gjithë lëngu absorbohet hidhini pak ujë që të mos digjet. Hiqeni prej furrës dhe thërrmojeni mishin duke përdorur pirunjtë. Shtoni vaj kokosi në furrë dhe vendoseni në nxehtësi mesatare. Shtoni qepë, speca dhe hudhër. Gatuajeni derisa qepët të zbuten dhe domatet po ashtu, për 5-10 minuta të tjera. Shërbejeni me quinoa. Ju bëftë mirë!