Portokalli është një opsion i shëndetshëm, i paketuar me vitaminë C dhe me antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit imunitar sidomos në ditët e ftohta. Por si shumë njerëz, ju mund të mos e dini që ky lëkura e këtij fruti ka shumë vlera ushqyese.
Studiuesit në Universitetin e Florida-s vëzhguan me kujdes benefitet shëndetësore të lëkurave të portokallit kur ato ushqyen minjtë me një ekstrakt të lëkurave të portokallit, ku më pas ekzaminuan rezultatet. Ata zbuluan që minjtë kishin më shumë shanse të shmangnin sëmundjet e zemrës dhe të mos kalonin në mbipeshë, krahasuar me minjtë të cilët nuk e morën ekstraktin. Për të vazhduar më tej me këto studime si dhe për të përcaktuar impaktin që nutrientët e lëkurave të portokallit mund të kenë te njerëzit, “U.S. Department of Agriculture” vlerësoi shkencëtarin e universitetit Yu Wang me një grant prej 500,000 dollarësh.
Wang tha “Lëkura e portokallit është përdorur në Azi për shumë vitë për përdorime mjekësore. Në tashmë e dimë që nëse trajtojmë minjtë me ekstrakt lëkure portokalli, mund të kontrollojmë peshën dhe të reduktojmë akumulimin e yndyrës”. Përmes këtij kërkimi, Ëang ka zbuluar që nutrientët në lëkurat e portokallit ishin të afta të ndihmonin në parandalimin e trimethylamine-s që të formohej në traktin tretës. Trimethylamina ose TMA kontribuon në sëmundjet e zemrës. Me aftësinë për të parandaluar TMA-në të formohet, dhe për të pasur një shëndet optimal, studiuesit mendojnë që nutrientët në lëkurat e portokallit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve, duke filluar nga obeziteti, te sëmundjet e zemrës e deri të kanceri.
Nëse doni të merrni benefitet që lëkurat e portokallit kanë, mundohuni që prsh fillimisht t’i përfshini në smoothie. Ato janë të sigurta madje edhe beneficiale për konsum, thjesht mundohuni të zgjidhni fruta organike. Madje edhe kur përdorni prodhime organike, fillimisht duhet t’i lani.
Lëkura e portokallit:
Portokalli njihet për përmbajtjen e lartë të vitaminës C. Gjithashtu dhe lëkurat e portokallit janë të pasura në disa nutrientë, përfshirë fibrat, vitaminën C dhe përbërjet bimore si polifenolet.
Në fakt, thjesht 1 lugë gjelle (6 gr) lëkurë portokalli siguron 14% e Vlerave ditore të vitaminës C-rreth 3 herë më shumë se fruti i brendshëm. I njëjti porcion gjithashtu ka katër herë më shumë fibra.
Studimet sugjerojnë që gjithashtu dietat që kanë përmbajtje të lartë vitamine C dhe fibra sjellin benefite për zemrën dhe shëndetin tretës dhe mund t’ju mbrojë nga lloje të ndryshme kanceri. Lëkura e portokallit gjithashtu përmban sasi të mira të provitaminës A, folat, riboflavinës, tiaminës, vitaminës B6 dhe kalciumit. Plus është e pasur në përbërje bimore të quajtura polifenole, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike si tipi 2 i diabetit, obeziteti dhe Alzheimeri. Një studim zbuloi që përmbajtja totale e polifenoleve dhe aktiviteti në lëkurat e portokallit ishte më i lartë në lëkura sesa në vetë pjesën e brendshme të frutit. Lëkura e portokallit është një burim i mirë i polifenoleve hesperidinë dhe polymethoxyflavones (PMF), të cilat të dyja po studiohen për efekt potencial anti-kancerogjen. Rreth 90% e vajërave esencialë në lëkurat e portokallit janë të përbëra nga limonene, që është studiuar për veti anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene, përfshirë edhe veti kundrejt kancerit të lëkurës.