Spondiloza – sëmundje e “njeriut që rri ulur”

Spondiloza – sëmundje e “njeriut që rri ulur”

Të ulurit gjatë kohë dhe në pozitë jo të rregullt para kompjuterit, në shtëpi ose në vendin e punës, shpesh shkakton dhimbje në shpinë. Kjo dhimbje është një nga problemet më të shpeshta shëndetësore dhe nuk ka njeri që nuk është ankuar prej saj.

Boshti kurrizor është i përbërë prej unazave të cilat mes tyre janë të lidhura me nyje, ndërsa janë të ndara ma disqe të buta. Kjo tërësi e bën boshtin kurrizor fleksibël dhe të përshtatshëm, ndërsa unazat dhe pjesët e buta janë një lloj stabilizatori, të cilët e absorbojnë stresin dhe vibracione të cilat formohen kur lëvizë njeriu.

Spondiloza cervikale (e qafes)

Faktorët e rrezikut

Faktorët e rrezikut të cilët e shpejtojnë zhvillimin e spondilozës janë mënyra dinamike e jetës, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, lëvizja e keqe e trupit, profesionet të cilat kërkojë pozitë të gjatë të ulurit (punëtorët në zyre, shoferët, punëtorët e ndërtimtarisë), pushimi në pozitë jo të drejtë ose pesha tej mase. Thonë se dhimbjet në boshtin kurrizor ndodhin për shkak të ngarkesës që vjen me vitet. Spondiloza e cila e përfshinë pjesën e qafës të boshtit kurrizor shpesh paraqitet pas moshës tridhjetë vjeçe, derisa spondiloza lumbare pas moshës dyzetvjeçare. Simptoma më e shpeshtë për këtë sëmundje janë dhimbja në qafë, shpinë ose këmbë. Procesi degjenerues fillon në disqet mes unazave, të cilat gradualisht e humbin ujin në vete, gjegjësisht dehidrojnë. Te foshnjat e porsalindura, përqindja e ujit në disqe është rreth 88%, derisa te njeriu mesatar i rritur zvogëlohet deri në 70%. Duke e humbur ujin, disku e humb elasticitetin dhe është i ekspozuar ndaj zhvendosjes së shtratit të tij.

Çfarë janë “gjilpërat”?

Te populli shpesh dukuri e shpeshtë janë edhe të ashtuquajturit “gjilpëra”, të cilat janë pasojë e ndryshimit të kockave. Procesi i plakjes nuk i anashkalon as unazat, ato e humbin formën dhe funksion e tyre. Indi kërcor bëhet më i fortë, ndërsa disqet ngurtësohen dhe zvogëlohen. Ashti siç zvogëlohet kjo hapësirë, ashtu edhe masa kërcore e plotëson hapësirën e porsakrijuar dhe e plotëson me krijimin e të ashtuquajturve gjilpëra kockore, të cilat nuk kanë ind mbrojtës kërcor. Haset te njerëzit më të rritur, por edhe mund të paraqitet te personat të cilët janë ekspozuar ndaj ngarkimeve të vazhdueshme të boshtit kurrizor.

Spondiloze dhe skolioze

Mjekimi

Pasi që kjo sëmundje zhvillohet ndryshe te çdo pacient, nevojitet që mjeku thelbësisht ta shohë problemin dhe të përgatite plan dhe program individualë për mjekim. Rekomandohet që dhimbjen ta heqë me aplikimin e medikamenteve, terapisë fizikale dhe rehabilitim ose kineziterapi.

Trajtimi

Që dhimbja mos paraqitet përsëri, duhet të jetoni në mënyrë cilësore, ta mbani trupin drejt, të merreni me sport, t’i forconi muskujt e shpinës dhe rreth boshtit kurrizor dhe terapi fizikale periodike. Për ata të cilët kanë punë të rëndë fizike rekomandohet të përdoren fiksatorë mbrojtës për boshtin kurrizor dhe t’i shmangen të rrinë ulur gjatë kohë. Ashtu siç përmendëm deri më tani, duhet të kujdeseni edhe për peshën trupore, e cila duhet të jetë në shkallë normale dhe të mbathni këpucë komforte. Vetëm në këtë mënyrë do t’i pengoni pasojat shumë të dëmshme dhe të padëshiruara!

error: Nuk lejohet kopjimi!