Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje kronike që prek sistemin qendror nervor. Sistemi imunitar sulmon mielinën, e cila është një shtresë mbrojtëse që mbulon fibrat nervore.
Kjo shkakton inflamacion ose shenja në inde. Kjo e bën të vështirë për trurin tuaj të dërgojë sinjale në pjesë të ndryshme të trupit.
Cilat janë simptomat e sklerozës së shumëfishtë?
Njerëzit me sklerozë të shumëfishtë përjetojnë një sërë simptomash. Për shkak të natyrës së kësaj sëmundjeje, simptomat variojnë nga personi në person. Dy nga simptomat më të zakonshme janë lodhja dhe vështirësia në të ecur.
Lodhja
Rreth 80% e njerëzve me sklerozë të shumëfishtë kanë lodhje. Lodhja që vjen si pasojë e sklerozës së shumëfishtë, ndikon në aftësinë tuaj për të punuar dhe për të plotësuar detyrat e përditshme.
Vështirësi në të ecur
Vështirësia në të ecur vjen si pasojë e:
-enjtjes së këmbëve
-vështirësi në balancim
-dobësi në muskuj
-spazma muskujsh
-probleme me shikimin
-lodhje e tepërt
Vështirësia në të ecur mund të cojë në dëmtime për shkak të rënieve.
Simtpoma të tjera përfshijnë:
-dhimbje kronike ose akute
-probleme në përqëndrim, memorie dhe aftësi për të zgjidhur problemet.
Cilat janë shenjat e hershme të sklerozës së shumëfishtë?
Skleroza e shumëfishtë mund të shfaqet menjëherë ose simptomat mund të jenë aq të buta, sa do të kalojnë pa u vënë re. Tre shenjat më të hershme të sklerozës së shumëfishtë janë:
-Enjtje që prek duart, këmbët ose një anë të fytyrës suaj.
-Probleme me balancën dhe dobësi në këmbë. Fillon e bëhet më e vështirë për ju të ecni ose të bëni aktivitet fizik.
-Shikim i dyfishtë, shikim i turbullt ose humbje pjesërisht e shikimit. Kjo mund të jetë një tregues i shfaqjes së sklerozës së shumëfishtë. Gjithashtu mund të keni edhe dhimbje në sy.
Cfarë e shkakton sklerozën e shumëfishtë?
Nëse keni sklerozë të shumëfishtë, shtresa mbrojtëse e mielinës që mbështjell fibrat nervorë dëmtohet. Mendohet që ky dëmtim vjen si pasojë e një sulmi në sistemin imunitar. Studiuesit besojnë që mund të ketë një nxitës mjedisor si një virus ose toksinë që nxit sulmet e sistemit imunitar. Në momentin që sistemi imunitar sulmon mielinën, shkakton inflamacion. Kjo çon në shenja ose plagë. Kjo shkakton ndërprerje të sinjaleve ndërmjet trurit dhe pjesëve të tjera të trupit. Kjo sëmundje nuk është e trashëgueshme, por të keni një prind ose të afërm me sklerozë të shumëfishtë rrit rrezikun. Shkencëtarët kanë identifikuar disa gjene që mesa duket rrisin rrezikun për shfaqjen e sklerozës së shumëfishtë.
Të diagnostikoheni me sklerozë të shumëfishtë
Si fillim duhet të konsultoheni më një doktor. Pas diagnostikimit, doktori do t’ju japë mjekimet e duhura.
Dieta dhe ushtrimet
Një dietë e mirë balancuar, me përmbajtje të ulët të kalorive boshe dhe e pasur ne nutrientë dhe fibra, do t’ju ndihmojë te menaxhoni shëndetin në përgjithësi. Ushtrimet fizike janë të rëndësishme për shëndetin fizik dhe mendor. Nëse lëvizja fizike është e vështirë, mund të provoni notin. Ka gjithashtu edhe disa sesione joge që janë të dizenjuara posacërisht për njerëzit me sklerozë të shumëfishtë.
Terapi të tjera plotësuese
Nuk ka mjaftueshëm studime që mund të pohojnë benefitet e terapive plotësuese, por kjo nuk do të thotë që ato nuk mund t’ju ndihmojnë në një farë mënyre.
Ushtrimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë që të ndiheni më pak të stresuar dhe më shumë të relaksuar:
-meditimi
-masazhimi
-tai chi
-akupunktura
-hipnoterapia
-terapia e muskujve
Skleroza e shumëfishtë është një gjendje shëndetësore që zgjat dhe që jus jell shumë sfida. Ju duhet të flisni me doktorin për shqetësimet që mund të keni si dhe të zbuloni se çfarë ju bën të ndiheni më mirë.