Sindroma e lodhjes kronike, dieta dhe ushqyerja korrekte

Sindroma e lodhjes kronike, dieta dhe ushqyerja korrekte

Departamenti i Shëndetit dhe “Human Services Centers for Disaese Control” kanë nxjerrë disa studime që kanë treguar që rreth 1-4 milion amerikanë vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike (CFS). Ata dëmtohen rëndë, dhe më pak se çereku janë të papunë ose me aftësi të kufizuar për shkak të CFS-së. Ata që vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike ndihen kaq të lodhur saqë mendojnë se nuk mund të bëjnë dot as gjysmën e aktiviteteve që do të bënin normalisht përgjatë ditës së tyre dhe kjo ndjesi nuk largohet. Kjo sindromë prek dyfish më shumë femra sesa meshkuj dhe zakonisht ndodh te njerëzit që janë të ndjeshëm dhe që punojnë jashtë orari. Mund të zgjasë një muaj, disa vjet ose shumë vjet.

Shenja dhe simptoma:

-Lodhje e rëndë që vjen papritur, sidomos pas një gripi
-Temperaturë e ulët dhe ethe
-Dhimbje fyti dhe gjëndra të enjtura
-Dhimbje në muskuj dhe kyçe
-Dhimbje koke
-Ndjesia e të qenit si në mjegull ose vështirësi në të përqendruar
-Depresion
-Simptomat mund të përkeqësohen me ushtrime fizike

Shkaqe të mundshme:

Askush nuk e di çfarë e shkakton CFS-në, por një virus (Epstein-Barr) mund të jetë përgjegjës. Faktorët e rrezikut përfshijnë: stres ekstrem ose ankth, grip që nuk largohet plotësisht dhe regjim të dobët ushqimor. Shkaqe të tjera të mundshme përfshijnë: reagime nga mjekime të ndryshme, infeksione maja, intolerancë ushqimore dhe probleme psikologjike. Sepse CFS-ja ka multi-drejtime dhe është e vështirë për të gjetur plotësisht shkakun dhe kurën.

Cfarë të prisni nga mjeku?

Mjeku do të analizojë simptomat, historinë mjekësore të pacientit dhe do të bëjë një ekzaminim fizik. Testet laboratorike si testi i gjakut dhe i urinës, mund të përdoren për të kontrolluar për sëmundje të tjera. Nëse dyshohet për sindromën e lodhjes kronike, mjeku do t’ju sugjerojë disa mjekime për të trajtuar simptomat, ose t’ju sugjerojë barna herbale, vitamina ose ndryshime dietike. Zakonisht këto trajtime dhe me kalimin e kohës, do të jenë mëse të mjaftueshme për të kuruar problemin.
Nëse trajtimi i zakonshëm nuk funksionon, doktori mund t’ju kontrollojë për sëmundje të tjera si sëmundje psikike, sëmundje lidhur me muskujt, ekspozimi ndaj një agjenti toksik, të gjitha ato që mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me ato të sindromës së lodhjes kronike (CFS).

Opsione të trajtimeve konvencionale

Sindroma e lodhjes kronike është një sëmundje vërtet stresuese. Eshtë e rëndësishme të marrim mbështetje emocionale krahas trajtimit për të lehtësuar simptomat. Trajtimi i simptomave përfshin anti-depresantë dhe mjekime per të fuqizuar sistemin imunitar; mjekime për dhimbje dhe anti-inflamatore  për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe të dhimbjeve të nyjeve; grupet mbështetëse dhe teknika menaxhuese të stresit që ndihmojnë në luftimin e sëmundjes.

Terapitë mjekësore

-Anti-depresantë: Në varësi të llojit, përveç lehtësimit të depresionit, mund të reduktojnë lodhjen, tensionin e muskujve, si dhe mund të prodhojnë një sërë efektesh anësore.
-Benzodiazepines: Ndihmon në reduktimin e ankthit, si dhe mund të prodhojë një sërë efektesh anësore.
-Bllokues histamine: Bllokojnë prodhimin e aciditetit të stomakut, duke përmirësuar energjinë
-Anti-histamina  jo-sedatuese: Lehtësojnë simptomat e alergjisë, efektet anësore përfshijnë dhimbje koke
-Fuqizues të sistemit imunitar: Aktivizojnë ose rigjallërojnë sistemin imunitar, disa nga këto mjekime janë eksperimentale

Të tjera

-Aspirinë, acetaminofinë dhe ibuprofen: Redukton dhimbjen, efektet anësore mund të përfshijnë përzierje, të vjella, gjakderdhje gastrointestinale dhe dëmtim të veshkave

Terapi plotësuese dhe alternative
Duke ndjekur udhëzimet nutricionale dhe duke përdorur mjekime me barna herbale dhe homeopatike, mund të lehtësoni simptomat e CFS-së dhe të përmirësoni vitalitetin. Këshillimi, grupet suportuese, meditimi, joga dhe relaksimi progresiv i muskujve janë teknika për menaxhimin e stresit që janë vërtet të dobishme.

Dieta dhe Ushqyerja korrekte

Ata që vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike duhet të shmangin ushqimet e rafinuara si sheqeri, kafeinë, alkool, yndyrna të ngopura, produkte bulmeti dhe drithëra që përmbajnë gluten. Të gjitha alergjitë ushqimore duhet të vihen re dhe të eliminohen. Duhet të konsumoni më shumë fruta të freskëta, bishtajore, drithëra të plota (pa gluten), proteina dhe acide yndyrore esenciale ( të gjetura në arra, fara dhe peshk). Pothuajse çdo ekspert i CFS-së rekomandon një dietë me ushqime të plota, vegjetariane ose afër-vegjetarianes për të parë nëse ndihmon apo jo. Ushqimet e pasura në magnez si spinaqi, sallata jeshile, rrënjë jamballi ose koriandra, gjithashtu ndihmojnë. Si dhe ushqimet e pasura në folat si fasulet pinto, ashparagu, brokoli, okra dhe lakrat e Brukselit.

Më poshtë do të gjeni gjithashtu dhe disa suplemente beneficiale që mund t’ju ndihmojnë të reduktoni simptomat e sindromës së lodhjes kronike.

-Beta Karoten: 50000 IU çdo ditë (për të forcuar sistemin imunitar)
-Vitamina C: 1000 mg 3-6 herë në ditë
-Vitaminat B komplekse: 50-100 mg në ditë ose 2 ml injeksion një-dy herë çdo javë (për të reduktuar efektet e stresit)
-Vitaminat B6: 100 mg në ditë (për të reduktuar efektet e stresit)
Vitamina B5: 100-250 mg në ditë (për të reduktuar efektet e stresit)
-Acid pantotenik: 4-7 mg çdo ditë
-“Magnesium aspartate”: 400-1000 mg çdo ditë (për të mbështetur prodhimin e energjisë)
-L-karnitinë: 330 mg një –tre herë çdo ditë (për të mbështetur prodhimin e energjisë)
-Acidet yndyrore esenciale: 1000 mg tre herë në ditë krahas vakteve) dhe vaji i mbrëmjes (3000-6000 mg për ditë), mund të ndihmojë në reduktimin e lodhjes.
-Koenzima Q10: 60-100 mg në ditë të cilat ndihmojnë në funksionin qelizor dhe prodhojnë energji.

Barna herbale

Barnat herbale në përgjithësi janë një mënyrë e sigurtë për të forcuar sistemet trupore. Barnat herbale punojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kundrejt infeksioneve të fshehura dhe tonifikojnë një sistem imunitar të tensionuar. Si në çdo terapi, është e rëndësishme të punoni me një praktikues për të diagnostikuar problemin përpara se të filloni me trajtimin. Barnat herbale mund të përdoren si ekstrakte të thara (kapsula, pluhur, çajëra), glicerite (ekstrakte glicerine), ose ekstrakte alkoolike. Vetëm nëse udhëzohet ndryshe, çajërat duhet të përgatiten me një 1 lugë çaji barnë herbale për filxhan me ujë të ngrohtë. Lëreni të ziejë 5-10 minuta për gjethet dhe lulet, dhe 10-20 minuta për rrënjët. Të pini 2-4 filxhanë në ditë është mëse e rekomandueshme.

Një tretësirë nga barnat herbale të mëposhtme mund të jetë një ide e mirë. Doza e rekomanduar është 20-30 pika 2-3 herë në ditë. Këto janë të sigurta edhe për përdorim afatgjatë dhe mund të merren diku te 4-6 muaj për benefite maksimale.
-Xhinsengu Siberian
-Manaferra “Schizandra”
-Rrënja “Ashëaganda”
-Gotu Kola
-Rrënja Astragalus

Për të mbështetur vitalitetin në përgjithësi dhe për të çliruar lodhjen përfshini barnat herbale të permendura më poshtë. Doza është 20-30 pika, 2-3 herë në ditë. (Jamballi nuk duhet të merret nga ata me presion të lartë gjaku).
Rrënjë jamballi
-Rrënjë lomatium
-“Skullcap”
-Lule pasioni
-Levandë
-Gjethe rozmarine
-Mate
– një-dy lugë çaji në ditë mund të përdoren për të larguar lodhjen mendore dhe fizike

Aromaterapi

Vajërat esenciale që përmenden më poshtë janë qetësuese dhe mund të përdoren në aromaterapi. Disa pika mund të hidhen në një banjë të ngrohtë ose në një aromatizues.
-Jasemina
-Mente
-Rozmarinë

Vajërat esencialë kanë veti stimuluese dhe energjizuese. Vaji Bergamot gjithashtu ndihmon në trajtimin e depresionit.
-Borzilok
-Bergamot
-Levandë
-Mente
-Trumzë

Homeopatia

Shumë mjekime homeopatike ekzistojnë për të lehtësuar sindromën e lodhjes kronike. Kur vuani nga sindroma e lodhjes kronike, metoda më e mirë do të ishte fillimisht të konsultoheni me një praktikues hmeopatik për një trajtim sa më efikas.
-Kali phos: Efikas për lodhjen, për shkak të lodhjes nga stresi ose lodhja nervore nga oraret shtesë të punës. Simptomat mund të përfshijnë irritim, ankth, frikë për humbjen e kontrollit dhe lodhja e muskujve.
Doza: 30c dy herë në ditë për 14 ditë. Përsëriteni dozën nëse është beneficiale.
Arsenicum Album: Përdoret për lodhjen që shoqërohet me ankth, ndjenjë e vazhdueshme e të ftohtit në nyje ose dhimbje në muskuj, ngurtësi, dobësim, tendencë për migrenë, diarre dhe shikim të turbullt.
Doza: 30c dy herë në ditë për 14 ditë. Përsëriteni dozën nëse është beneficiale.

-Nux vomica: Në përgjithësi jepet për lodhje irrituese që shkaktohet nga mungesa e gjumit, stresi ose orët shtesë të punës. Muskuj të tensionuar,ethe, dhimbje nyjesh dhe tretje jo e mirë janë simptomat.
Doza: 30c dy herë në ditë për 14 ditë. Përsëriteni dozën nëse është beneficiale.
-Argentum nitricum: I dobishëm për ata që janë të frikshëm, në ankth dhe diskretë, me motive irracionale për veprimet e tyre, të cilat shpesh mbahen të fshehta. Simptoma të tjera përfshijnë dhimbje koke dhe të pasurit ftohtë, gjumë i dobët, ëndrra të këqija dhe humbja e ndjesisë së nuhatjes.
Doza: Një dozë 30x ose 12c, te herë në ditë, për deri në 3 ditë.
-Phosphoricum acidum: I dobishëm për ata që ndihen të rënë emocionalisht dhe fizikisht, ndoshta për shkak të ndonjë inati ose irritimi.
Doza: Një dozë 30x ose 15c, tre herë në ditë, për deri në 3 ditë.
-Picricum acidum: Ndihmon ata që ndihen shumë të lodhur si dhe kanë mungesë vullneti dhe vendosshmërie. Duke përfshirë dhe ata që kanë dhimbje të shpeshta koke dhe që çlirohen nga një presion i fortë.
Doza: 3c ose 6x tre herë në ditë, për deri në 3 ditë.
-Silicea: Rekomandohet për ata që kanë dhimbje koke dhe lodhje të shkaktuar nga orët shtesë të punës. Personi ka si tendecë të ketë ethe dhe ndjeshmëri ndaj të ftohtit, mund të përjetojë dhe disa dhimbje në këmbë. Femrat mund të kenë dhe rrjedhje vaginale.
Doza: 30x ose 15c tre herë në ditë, për deri në 3 ditë.
Zincum metallicum: Zakonisht u përshkruhet atyre që harrojnë dhe që kanë si tendencë të përsërisin gjërat. Ata janë mendërisht të lodhur, kanë si tendencë të përsërisin gjërat dhe vuajnë nga kapsllëku kronik.
Doza: 30x ose 15c tre herë në ditë, për deri në 3 ditë.
-Gelsemium: Për lodhje mendore, duke përfshirë indiferencën, dobësitë fizike, si rëndesa e qerpikëve.
-Pulsatilla: Për njerëz që kanë ndryshime në humor dhe që janë emocionalë, zakonisht me një dispozim të qetë dhe të butë.

Akupunktura

Sindroma e lodhjes kronike mund të lidhet me mangësi në sistemet e shumëfishta të organeve që mund të adresohen me një trajtim akupunkture. Praktikuesit trajtojnë njerëzit me sindromë të lodhjes kronike bazuar në detyrat individualiste të tepërta ose që kanë mangësi të “qi” që lokalizohet në meridiane të ndryshme. Në rastin e CFS-së, një mangësi e “qi” zakonisht dallohet në meridianet e veshkës, por një mangësi mund të gjendet gjithashtu në meridianet e mushkërisë ose mëlçisë.

Masazhimi

Masazhimi terapeutik mund të reduktojë simptomat që lidhen me stresin, të përmirësojë qarkullimin dhe të rrisë mirëqënien e përgjithshme. Praktikuesi i kujdesit mjekësor do të bëjë një kontroll rutinë ndërkohë që pacientët janë nën mjekime ose nën trajtim.

Konsiderata speciale

Efektet e barnave herbale në shtatzani nuk janë hetuar plotësisht dhe duhet të përdoren vetëm nën kujdesin e një supervizori mjekësor. Gjithashtu doza të larta të vitaminës C në shtatzani duhen shmangur.

error: Nuk lejohet kopjimi!