Si ndikon obeziteti në shëndetin tuaj?

Si ndikon obeziteti në shëndetin tuaj?

Si ndikon obeziteti në shëndetin tuaj?
Në 2015-2016, obeziteti preku rreth 40% të popullsisë në SHBA. Njerëzit që janë obezë kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga një sërë gjendjesh shëndetësore serioze. Këto probleme shëndetësore prekin çdo pjesë të trupit, përfshirë trurin, enët e gjakut, zemrën, mëlçinë, fshikëzën, kockat dhe nyjet.

Sistemi nervor
Të qënit mbipeshë ose të keni obezitet, rrit rrezikun për shfaqjen e goditjeve, pasi gjaku ndalon së shkuari në tru. Obeziteti mund të ketë një efekt të  dëmshëm në shëndetin mendor. Kjo përfshin një rrezik të lartë për shfaqjen e depresionit, vetëbesim të dobët dhe probleme me vetë-imazhin.

Sistemi respirator
Yndyra rreth qafës mund të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes, e cila mund ta bëjë frymëmarrjen më të vështirë gjatë natës. Kjo quhet apnea e gjumit. Frymëmarrja mund të ndalojë për periudha të shkurtra te njerëzit me apnea gjumi.

Sistemi tretës
Obeziteti lidhet me një rrezik të lartë për shfaqjen e sëmundjes së refluksit gastroekzofageal (GERD). GERD ndodh kur acidi i stomakut rrjedh në ekzofag. Obeziteti rrit rrezikun për shfaqjen e gurëve. Shpesh mund të jetë nevoja për operim. Yndyra mund të ndërtohet në mëlçi dhe të çojë në dëmtim të mëlçisë, shenja në inde dhe madje dështim të funksionit.

Sistemi kardiovaskular dhe endokrin
Te njerëzit me obezitet, zemra ka nevojë të punojë më fort që të pompojë gjakun në trup. Kjo çon në presion të lartë gjaku ose hipertension. Presioni i lartë i gjakut është shkaku kryesor i goditjeve. Obeziteti mund të bëjë qelizat e trupit rezistente ndaj insulinës. Insulina është një hormon që mbart sheqerin nga gjaku në qelizat tuaja, ku përdoret për energji. Nëse jeni rezistente ndaj insulinës, sheqeri nuk mund të merret nga qelizat, duke çuar në rritjen e sheqerit në gjak.
Kjo rrit rrezikun për shfaqjen e tipit 2 të diabetit, një gjendje kur sheqeri në gjak është shumë i lartë. Tipi 2 i diabetit lidhet me një sërë problemesh të tjera shëndetësore, përfshirë sëmundjen e zemrës, sëmundjen e veshkave, goditjet, amputimi dhe verbëria. Presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe sheqeri i lartë në gjak mund të ndikojë në forcimin e arterieve. Forcimi i arterierve (Trashja), e quajtur gjithashtu aterosklerozë, mund të rrisë rrezikun për atak në zemër ose goditje. Diabeti dhe presioni i lartë i gjakut janë shkaqe të zakonshme të sëmundjes kronike të veshkave.

Sistemi riprodhues

Obeziteti  mund ta bëjë më të vështirë për femrat që të ngelen shtatzënë. Gjithashtu mund të rrisë rrezikun e femrave që të keni komplikacione serioze gjatë shtatzanisë.

Sistemet skeletale dhe muskulare
Obeziteti mund të shkaktojë përkeqësim të densitetit të kockave dhe masës muskulare. Kjo referohet si obezitet osteosarkopenike. Obeziteti osteosarkopenik mund të çojë në një rrezik më të lartë të frakturave, paaftësi fizike, rezistencë ndaj insulinës dhe një shëndet më të dobët. Pesha e tepërt mund të vendosë gjithashtu shumë presion në nyje, duke çuar në dhimbje dhe ngurtësi.

Sistemi integumentar (i lëkurës)

Puçrat/njollat mund të shfaqen kudo ku ka depozita yndyrore në trup. Mund të ndodhë gjithashtu një gjendje si “acanthosis nigricans”. Kjo gjendje karakterizohet nga diskolorim dhe trashe e lëkurës në zonat dhjamore të trupit.

 

Efekte të tjera në trup
Obeziteti lidhet me një rritje të rrezikut për shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit si i mëlçisë, veshkave, cervikal, zorrës së trashë, ekzofagut, pankreasit dhe shumë të tjerë. Sa më shumë të rritet indeksi i masës trupore, aq më shumë rritet rreziku për zhvillimin e kancerit.
Obeziteti mund të preke pothuajse çdo pjesë të trupit tuaj. Nëse jeni obez/e, ju mund të trajtoni ose të menaxhoni shumë nga këto faktorë rreziku me një kombinim diete, ushtrimesh dhe ndryshime në stilin e jetesës. Të humbni 5-10% të peshës suaj aktuale mund të reduktojë rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve.

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!