Si funksionon gjëndra tiroide?

Si funksionon gjëndra tiroide?


Ashtu siç makina nuk ecën dot pa benzinë, tiroidja ka nevojë për “fuqi” për të prodhuar hormone tiroideje. Në rastin e tiroides, kjo “fuqi” është jodi, i cili gjendet në ushqime të tilla si kripa e tavolinës e jodizuar, ushqimi i detit, buka dhe qumështi. Kur ju konsumoni ushqime të tilla, jodi kalon në qarkullimin e gjakut. Tiroidja juaj më pas e ekstrakton nga gjaku dhe e përdor për të prodhuar dy lloje hormonesh tiroide: tiroksinë (thyroxine), e quajtur T4 për shkak se përmban 4 atome jodi, dhe tirodotironine (triiodothyronine) ose T3, e cila përmban 3 atome jodi. (Termi “hormoni tiroides” përdoret për t’ju referuar të dyja llojeve). Outputi i tiroides konsiston fillimisht në T4. Organet si mëlçia, veshkat dhe truri mund të konvertojnë T4 dhe T3 duke hequr një atom jodi. Në fakt, rreth 20% e T3-së trupi vjen direkt nga tiroidja.

Ndërkohë që tiroidja prodhon hormonin tiroid, ruan një sërë folikulash mikroskopike të gdhendura si sfera.  Kur trupi ka nevojë për hormone tiroidesh, tiroidja sekreton në gjak në sasi të nevojshme për të plotësuar nevojat metabolike të qelizave tuaja. Hormonet lehtësisht “rrëshqasin” në qelizat në nevojë dhe lidhen drejt receptorëve special të lokalizuar në bërthamën e qelizave.

Për t’u rikthyer te shembulli i makinës, motori i makinës, ju “tregon” të shtypni pedalin e gazit. Tiroidja gjithashtu ka nevojë për udhëzime. Merr udhëzime nga gjendra e hipofizës, e lokalizuar në bazën e trurit. Gjendra e hipofizës ndonjëherë njihet edhe si gjëndra “master” për shkak se kontrollon funksionin e gjëndrave të tjera, përfshirë dhe tiroiden. Gjendra e hipofizës i dërgon mesazhe gjendrës tiroide, duke i thënë se sa hormone të prodhojë. Mesazhet vijnë në formën e hormoneve që stimulojnë tiroiden (TSH).

Nivelet e TSH në qarkullimin e gjakut bien ose rriten në varësi të, nëse ka mjaftueshëm hormone tiroidesh në sistem për të plotësuar nevojat e trupit. Nivelet e larta të TSH-së nxisin tiroiden të prodhojnë më shumë hormone, derisa TSH të bjerë në një nivel konstant.  Nivelet e ulëta të TSH-së sinjalizojnë tiroiden të ngadalësojnë prodhimin.
Gjendra e hipofizës e merr informacionin në mënyra të ndryshme. Eshtë e aftë të lexojë dhe të përgjigjet në mënyrë direkte sasisë së hormoneve të tiroides që qarkullojnë në gjak, por gjithashtu i përgjigjet dhe hormonit thyrotropin (TRH) nga hipotalamusi, një tjetër pjesë e trurit që është e përfshirë në metabolizëm. Ky rrjet komunikimi ndërmjet hipotalamusit, hipofizës dhe gjendrës tiroide, referohet si aksis tiroide-hipofizë-hipotalamik.

Cfarë është metabolizmi?

Metabolizmi është një aktivitet kimik në të cilin qelizat konvertojnë lëndët ushqyese në energji.  Hormonet tiroidale ndikojnë në metabolizëm. Gjatë metabolizmit, energjia çlirohet nga karbohidratet, proteinat, yndyrnat dhe lëndët e tjera ushqyese që hani. Procesi metabolik gjithashtu gjeneron nxehtësi, dioksid karboni, ujë dhe mbetje produktesh. Qelizat tuaja përdorin energjinë për të mbajtur transformimet esenciale kimike që ndikojnë në indet e trupit që të funksionojnë normalisht. Metabolizmi ndikon në temperaturën e trupit, peshën trupore, nivelin e energjisë, forcën e muskujve, shëndetin psikologjik, fertilitetin dhe më shumë.

Ushqyerja

Ju nuk keni nevojë të ndiqni një dietë speciale ndërkohë që merrni mjekime për hormonet tiroidale, me disa përjashtime. Shmangni ushqimet që kanë sasi të larta proteine soje, të cilat mund të ndërhyjnë në absorbimin e hormoneve të tiroides. Nëse keni pjesërisht një pjesë të tiroides, shmangni sasi të larta të jodit, qoftë në mjekime apo suplemente, pasi mund të nxisin probleme të mëtejshme me tiroiden. Ushqimet më të pasura me jodi, si produktet e jodizuara ose peshku, janë të pranueshme, por shmangni kelp-in dhe suplemente të tjera tiroidesh. Përpos këtyre kufizimeve, mund të hani çfarë të doni, por synoni një dietë të shëndetshme që përmban shumë fruta, perime dhe drithëra të plota.

Përshtatja me një dietë të tillë, jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, por do të ndihmojë dhe sistemin tretës të funksionojë më mirë dhe zemra të pompojë në mënyrë efektive-të dyja mbështesin një metabolizëm të shëndetshëm. Nëse sërish nuk ndiheni mirë pavarësisht mjekimeve, përmirësimi i dietës dhe fillimi i një programi ushtrimesh mund t’ju ndihmojë. Më poshtë keni disa këshilla për një ushqyerje të shëndetshëm.
-Konsumoni ushqimë të shëndetshme: Konsumoni një shumëllojshmëri frutash, perimesh, arrash, drithërash të plota për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.Proteinat duhet të vijnë nga burime të buta, si peshku ose fasulet. Mbështetuni në vajërat e shëndetshëm, si vaji i ullirit.

-Kufizoni/limitoni yndyrnat e “këqija” dhe karbohidratet e thjeshta.
Yndyrna të caktuara dietike kontribuojnë në sëmundjet e zemrës dhe në disa forma kanceri. Merrni jo më shumë se 20-35% të kalorive ditore nga të gjitha llojet e yndyrnave.  Reduktoni yndyrnat e ngopura, të cilat vijnë zakonisht nga produktet shtazore si mishi dhe djathi, dhe yndyrnat trans, të cilat marrin formën e vajërave të hidrogjenizuar në ushqimet e përpunuara dhe në shumë margarina. Në vend të tyre, zgjidhni yndyrnat të cilët ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit LDL. Këto përfshijnë yndyrna të mono-të pangopura dhe poli të pangopura nga vajërat  vegjetalë, dhe yndyrnat omega-3 që gjenden në lloje të caktuara peshqish. Farat, arrat dhe bishtajoret janë gjithashtu zgjedhje të shëndetshme. Karbohidratet duhet të bien në normën 45% -65% të kalorive tuaja ditore. Konsumoni karbohidrate komplekse të cilat gjenden në ushqimet me drithëra të plota, fruta, perime dhe minimizoni konsumin e pijeve me gaz, patateve të skuqura dhe ëmbëlsirave si ushqimeve të tjera (junk food) të cilat janë të pasura në kalori dhe kanë sasi të ulëta të lëndëve ushqyese. Proteinat duhet të përbëjnë rreth 10-35% të dietës suaj. Shumë njerëz në shtetet e zhvilluara marrin shumë proteina në dietat e tyre.

Rrisni sasinë e fibrave dietike:  Fibrat dietike ndihmojnë në përmirësimin e tretjes. Të konsumoni ushqime të pasura  me drithëra të plota dhe një varietet frutash dhe perimesh, ju ndihmojnë të keni një “furnizim” me fibra dietike. “The Food and Nutrition Board” rekomandon marrjen e fibrave:
-për meshkujt 50 vjeç e më të rinj: 38 gramë në ditë
-Për meshkujt mbi 50 vjeç: 30 gramë në ditë
-Femrat mbi 50 vjeç e më të reja: 25 gramë në ditë
-Femrat mbi 50 vjeç: 21 gramë në ditë

Ushtrimet fizike
Njerëzit që bëjnë ushtrime fizike vazhdimisht jetojnë më gjatë përshkak se ushtrimet fizike rrisin aftësinë e zemrës për të pompuar dhe përdorimin e oksigjenit nga trupi. Këto ndryshime, sigurojnë energji shtesë dhe stamina. Ushtrimet fizike gjithashtu djegin kalori dhe ndihmojnë në humbjen e peshës. Thjesht të ecni 30 minuta në ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, goditjeve dhe promovon një shëndet të mirë përgjithësisht.

Shkeputur nga libri ” Me ushqime per tiroiden” Anila Kalleshi PHD

error: Nuk lejohet kopjimi!