Sëmundja Graves…shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Sëmundja Graves…shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Disa njerëz me hipertiroidizëm gjithashtu shfaqin simptoma të sëmundjeve të syrit. Këto simptoma konsiderohen si gjendje shëndetësore më vete, e quajtur sëmundja Graves. Kjo sëmundje zakonisht zhvillohet 18 muaj pas shfaqjes së hipertiroidizmit.  Mund të çojë në humbje të shikimit në shumë raste të rënda. Megjithatë, njerëzit përjetojnë simptoma të buta, si thatësi apo retraktim të qepallava të syrit. Një benefit i të pasurit këtë gjendje është se e dini mjaft mirë çfarë nuk shkon me gjëndrën tuaj të tiroides, pasi ka të tjerë që përpiqen me muaj për të kuptuar se çfarë nuk shkon në tiroiden e tyre.

Disa simptoma të sëmundjes së Graves përfshijnë:

-Retraktim të qepallave të syrit

-Enjtje të qepallave të syrit

-Thatësi të syrit

-Lot

-Sy të fryrë

-Shikim i turbullt

-Humbje shikimi

Duhanpirja është një nga faktorët e riskut më të njohur për zhvillimin dhe përkeqësimin e sëmundjes Graves. Sa më shumë cigare të pini në ditë, aq më shumë rritet rreziku, prandaj rekomandohet që të hiqni dorë nga duhanpirja.

Trajtimet për sëmundjen e Graves
Për shkak se hipertiroidizmi i pakontrolluar mund të përkeqësojë sëmundjen e syve, hapi i parë për trajtimin e kësaj gjendjeje është të mbani hormonet e tiroides nën kontroll. Shumë njerëz me këtë sëmundje kanë nevojë për trajtim specifik sesa për lehtësim simptomash.  Nëse keni sëmundje të moderuar në të rëndë, ju mund të trajtoheni me mjekime kortikosteroide.

Terapi të tjera përfshijnë:

-Nëse nuk po i përgjigjeni si duhet mjekimeve steroidale, një tjetër zgjidhje është radioterapia orbitale. Studimet janë paksa të përziera për të treguar nëse terapia orbitale është efektive apo jo, por disa studiues theksojnë që ajo mund të përmirësojë gjendjen si dhe të rrisë efektivitetin e steroideve kur trajtimet jepen së bashku. Efektet anësore nga ky trajtim janë minimale megjithëse ka pak shanse për zhvillimin e kancerit në sy, retinopatisë (dëmtimit në retinë) ose kataraktin (perdja e syrit).
-Seleni : Suplementet e selenit mund të reduktojnë anti-trupat anti-tiroidalë. Një studim që përfshiu suplementet e selenit zbuloi që nëse merrni 100 mcgg dy herë në ditë për 6 muaj tregoi që ngadalësonte progresin e sëmundjes Graves. Konsultohuni me mjekun.
-Imuno-terapia: Disa mjekime që targetojnë përgjigjet imunitare mbi-aktive por studiohen për sëmundjen e Graves. Por duhen akoma dhe më shumë studime që kjo metodë të rekomandohet.
-Kirugjia e syrit: Një nga metodat më të përdorura! Nuk ndikon në shikim. Gjithashtu kirurgjia mund të bëhet në muskujt e syrit për të korrigjuar distancën e ndryshme të pozicionimit të syve dhe shikimin e dyfishtë. Kirurgjia plastike ndonjëherë bëhet për të korrigjuar “rënien” e pjesës së syve.

Cfarë mund të bëni në shtëpi?
Nëse jeni në fazën e lehtë të kësaj sëmundjeje, doktori juaj mund t’ju rekomandojë disa masa të thjeshta për të lehtësuar parehatinë. Ju mund të vendosni syze dielli për të shmangur dritën e fortë të diellit nëse sytë tuaj janë të ndjeshëm ndaj dritës, të mbuloni sytë gjatë gjumit, të mbani kokën lart për të reduktuar ënjtjen, e shumë të tjera!

Konsultohuni me doktorin tuaj

Nëse dyshoni që keni sëmundje tiroidesh ose çfarëdolloj sëmundjeje tjetër, është e rëndësishme të edukoni veten që patjetër duhet të konsultoheni me një doktor.

error: Nuk lejohet kopjimi!