Sa gota ujë duhet të konsumoj?

Sa gota ujë duhet të konsumoj?

Uji është elementi bazë i trupit tonë. 65-70% (sasia zbret në 45% në rast të obezitetit) është përqindja e trupit tonë, çka tregon se ne jemi përbërë kryesisht nga ujë. Për të konfirmuar këtë fakt është e vendit të mendojmë se trupi ynë mund të mbijetojë pa ushqim, por në mungesë të ujit, pas 2-4 ditë arrrin vdekjen, gjithsesi 15-25% e peshës trupore humbje, ka rezultuar fatale.

SISTEMI LIMFATIK
Është një tërësi elementesh që krijon një rrjet të përbërë krysisht nga limfonoide dhe nga vena limfatike. Detyra e saj është drenimi i indeve të limfës, duke idrejtuar në vena. Funksionaliteti i tij kontribuon në funksionimin e mirë të sistemit imunitar (prodhon qeliza si limfocite dhe monolite).
Limfa është lëngu që qarkullon në venat limfatike dhe mund të jetë e pasur me disa përbërës, si: ujë, proteina, kripëra minerale dhe yndyra. Rëndësia e ujit shfaqet edhe në ekzistencën e tij në mënyrë zbritëse në varësi me
moshën-i moshuari, (50%) është më i dehidratuar nga fëmija (80%).
Hidratimi, pra është një nga parametrat esencial për të përcaktuar moshën tonë
biologjike: sa më shumë të jemi të dehidratuar aq me të moshuar jemi. 30% e ujit trupor gjendet në lëngjet (ekstraqelizore) dhe 70% në indet
(intraqelizore). Veçanërisht gjaku përmban 85%, në indet muskulare rreth 75%, kockat rreth 20%.

Deri nē 10 kg 1 gotē
Deri nē 20 kg 2 gota
Deri nē 30 kg 3 gota
Deri nē 35 kg 4 gota
Deri nē 45 kg 5 gota
Deri nē 55 kg 6 gota
Deri nē 65 kg 7 gota
Deri nē 70 kg 8 gota
Deri nē 80 kg 9 gota
Deri nē 90 kg 10 gota
Deri nē 90 kg 10 gota
Deri nē 100 kg 11 gota
Deri nē 110 kg 12 gota
Deri nē 115 kg 13 gota
Deri nē 125 kg 14 gota
Deri nē 135 kg 15 gota

 

error: Nuk lejohet kopjimi!