Keto dite kane qene jo pak te veshtira jo vetem per ne te rriturit, por edhe per femijet tane. Ate dite kur mesuesja kujdestare e tim biri me mori ne celularin tim dhe me tha: hajde Anila te marresh Franklin tek shkolla, pasi shkolla do te mbyllej me pushtuan emocionet. E dija para çfare sfide ndodheshim. Ne mendje me erdhi vetja ime si studente ne vitin 1990, kur shkolla u mbyll e u kthye me korrespondence. Me nje ndryshim shume te madh me atehere, qe kishim te benim me ndryshim sistemesh, ate dite nje virus i mallkuar i shpalli lufte gjithe botes. E trembur si do te shkonte filli i kesaj gjeje mberrij ne oborrin e shkolles. Nje xham i tejdukshem pasqyronte 2 gjendje: femijet qe gezonin qe nuk do te benin mesim dhe nga krahu tjeter prinderit te shqetesuar ne ekstrem per kete situate te pazakonte qe do te cenonte shendetin e njerezve, lirine e tyre per disa muaj, xhepat dhe ekonomine e tyre dhe gjithçka tjetër. Padjallezia e femijeve tregonte qe ata nuk ishin fare te shqetesuar, madje as nuk do t’ia dinin fare. Keto dite me tim bir ne shtepi kam pare nje maredhenie te shkeqyer qe ai ka me shoket e tij te klases dhe kjo me lumturon kur e shoh se sa i socializuar eshte ai. Nje falenderim special eshte per mesuesen kujdestare te Franklit Eglen qe ka nje maredhenie te jashtezakonshme me ne prinderit. Sot m’u lut te perpiloja nje rregjim ushqimor per femijet e klases te saj, qe ata te kishin energji, te luftonin stresin dhe mos te shendosheshin.
Tani sapo e perfundova dhe vendosa t’a ndaja me gjithe miqte e mi!
Sa me te bashkuar ( ne largesi) per te mposhtur kete pandemi globale.
Zoti qofte me ne!!!
© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE