Ushqyerja me gji sjell një sërë benefitesh për mamanë dhe beben. Eshtë shumë e rëndësishme të ushqeheni shëndetshëm kur ushqeni me gji beben tuaj. Qumështi i gjirit ka një sërë vlerash nutricionale dhe përmban pjesën më të madhe të nutrientëve që bebeja ka nevojë për 6 muajt e parë të jetës. Ushqyerja e shëndetshme ju jep energjinë që keni nevojë për t’u kujdesur për veten dhe beben tuaj. Gjithashtu ju ndihmon të hiqni peshën e tepërt që ka ardhur nga shtatzania.
Qumështi i gjirit ka vlera të shumta nutricionale
Me përjashtim të vitaminës D, qumështi i gjirit përmban çdo gjë që një bebe ka nevojë për një zhvillim të rregullt gjatë 6 mujorit të parë të jetës. Përmbajtja e qumështit të gjirit ka një kompozim mjaft të rregullt dhe dieta juaj ka efekte të limituara në përqëndrimin e disa nutrientëve. Megjithatë, nëse dieta juaj nuk siguron sasi të mjaftueshëm të disa nutrientëve, mund të ndikojë në cilësinë e qumështit të gjirit dhe në vetë shëndetin tuaj. Në përgjithësi, rreth 28 ml qumësht gjiri përmban 19-23 kalori, 3.6-4.8% nga proteina, 28.8-32.4% nga yndyra dhe 26.8-31.2 % nga karbohidratet, më së shumti laktozë. Ndryshe nga formulat, përmbajtja kalorike dhe kompozimi i qumështit të gjirit varion. Qumështi i gjirit ndryshon përgjatë periudhave të caktuara, për të përmbushur nevojat e bebes tuaj. Në fillim të ushqyerjes me gji, qumështi ka përmbajtje më ujore ndërsa me kalimin e kohës qumështi bëhet më i trashë, me i pasur në yndyrna dhe me më shumë vlera nutricionale.
Për të marrë benefitet maksimale të qumështit, është e rëndësishme që bebeja juaj “të boshatisë” gjirin e parë përpara se të kalojë te tjetri.
-Ushqyerja me gji mund të kërkojë më shumë kalori
Eshtë përllogaritur që ushqyerja me gji rrit nevoja për energji të trupit tuaj me rreth 500 kalori në ditë. Ju gjithashtu keni nevojë dhe për shumë nutrientë të tjerë, kështu që është e rëndësishme të konsumoni një dietë të shëndetshme dhe të balancuar. Ju mesiguri doni të humbni peshën e tepërt në një periudhë sa më të shkurtër kohore por duhet të jeni të duruar. Eshtë plotësisht normale mos të humbni peshë-ose madje të shtoni pak-gjatë 3 mujorit të parë të ushqyerjes me gji. Për shkak të ndryshimeve hormonale në trupin tuaj, mund të keni oreks më të madh dhe të jeni më të prirur për të “grumbulluar” yndyrna trupore. Kufizimi i kalorive, sidomos përgjatë muajve të parë të ushqyerjes me gji, mund të reduktojë furnzimin me qumësht dhe nivelet e energjisë. Megjithatë do të përjetoni një rënie peshe spontane pas 3-6 muajsh ushqyerje me gji dhe të filloni të humbni peshë.
Mbani mend: Humbja e peshës pas lindjes është një maratonë-jo një sprint. Ju deshën muaj që të shtonit peshë dhe mund t’ju duhen muaj ta humbni.
Ushqyerja me gji rrit kërkesat për energji dhe oreksin, kështu që mund të mos bini nga pesha për 3 muajt e parë. Kufizimi i kalorive dhe metoda të tjera për humbjen e peshës mund të reduktojnë furnizimin me qumësht.
-Konsumoni ushqime të pasura me nutrientë
Kërkesa për nutrientë është më e lartë gjatë gjidhënies, pasi keni nevojë për nutrientë për të përmbushur nevojat tuaja dhe të bebes. Sasia e nutrientëve në dietën tuaj mund të ndikojë direkt në prezencën e tyre në qumështin e gjirit. Eshtë shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime të plota dhe të shëndetshme për t’u siguruar që të merrni të gjitha nutrientët që ju dhe bebeja juaj keni nevojë.
Këtu janë një listë e ushqimeve që duhet të konsumoni ndërkohë që ushqeni me gji:
Peshku dhe ushqimi i detit: Salmoni, sardelet etj.
Mishi: Mishi i lopes, qingjit ose organet si mëlçia.
Frutat dhe perimet: Manaferrat, domatet, lakra, kale, hudhra dhe brokoli
Arrat dhe farat: Bajamet, arrat, farat chia, dhe farat e lirit.
Ushqime të tjera: Vezët, tërshëra, patatet dhe çokollata e zezë.
Megjithatë kjo listë është vetëm një pjesë e ushqimeve të shëndetshme që mund të konsumoni.
Shmangni ushqimet e përpunuara sa më shumë të jetë e mundur përshkak se ato zakonisht kanë përmbajtje të lartë kalorike, sheqerna të shtuara dhe yndyrna të pashëndetshme.
Sigurohuni të merrni mjaftueshëm nga këto nutrientë
Nutrientët në qumështin e gjirit mund të kategorizohen në dy grupe:
Sasia e nutrientëve në grupin e parë në qumështin e gjirit varet nga marrja dietike, ndërkohë nutrientët në grupin e 2 janë të sekretuara në qumështin e gjirit pavarësisht nëse i merrni nga burimet dietike ose statusi shëndetësor.
Të merrni mjaftueshëm nutrientë nga grupi i parë është mjaft e rëndësishme për ju dhe beben tuaj, ndërkohë që të merrni nutrientë nga grupi 2 është më së shumti e rëndësishme për ju.
Nutrientët e grupit të parë
Më poshtë do të gjeni nutrientët e grupit të parë dhe disa burime të zakonshme ushqimore:
-Vitamina B1 (Tiamina): Peshku, farat, arrat dhe buka.
-Vitamina B2 (riboflavin): djathi, bajamet, arrat, mishi i kuq dhe vezët.
-Vitamina B6: Farat, arrat, peshku, bananet dhe frutat e thata.
-Vitamina B12: Mëlçitë, peshku, karkalecat.
-Kolinë: Vezët, mëlçia e pulës, peshku dhe kikirikët.
-Vitamina A: Patatet e ëmbla, karrotat, perimet me gjethe jeshile dhe vezët.
-Vitamina D: Vaji i mëlçisë së merlucit, peshku yndyror, disa kërpudha dhe ushqime të fortifikuara.
-Seleni: Arra brazili, ushqim deti, peshku dhe farat.
-Jodi: qumështi dhe kripa e jodizuar.
Eshtë e rëndësishme për ju dhe beben tuaj të merrni mjaftueshëm nga këto nutrientë nga dieta juaj ose nga suplemente.
Nutrientët e grupit 2
Nutrientët e grupit të 2 dhe disa burime të zakonshme ushqimore:
Folat: Fasulet, thjerrëzat, perimet me gjethe jeshile, asparag dhe avokado.
Kalcium: Qumësht, jogurt, djathë, perime me gjethe jeshile dhe bishtajore.
Hekur: Mishi i kuq, mish i shpendeve, fasulet, perimet jeshile dhe fruta të thata.
Nutrientët në grupin e dytë te qumështi i gjirit nuk ndikohen nga zgjedhjet tuaja ushqimore ose rezervat e trupit. Nëse konsumi është i ulët, trupi juaj i merr këto nutrientë nga rezervat në trup për t’i sekretuar në qumështin e gjirit. Pra që bebeja juaj të marrë sasitë e duhura. Megjithatë, në rezerva do të ketë mungesa në rast se nuk i merrni këto sasi adekuate nga dieta juaj. Për të shmangur defiçensën, këto nutrientë duhet të vijnë nga dieta ose suplementet.