Refluksi gastroezofageal çfarë duhet të dimë

Refluksi gastroezofageal çfarë duhet të dimë

Refluksi gastroezofageal ndodh kur përmbajtjet e stomakut kthehen mbrapsht në ezofag gjatë ose pas ushqyerjes. Ekzistojnë disa metoda për diagnostikimin e refluksit dhe trajtimin e tij.

Ezofagu është tubi i ushqimit që lidh gojën me stomakun. Muskujt rrethorë në fund të ezofagut hapen dhe mbyllen për të lejuar ushqimin të kalojë në stomak. Këta muskuj rrethues luajnë rolin e valvulës në hyrje të stomakut dhe quhen Sfinkteri i Poshtëm Cardio-Ezofagela (SPCE-ja). Refluksi mund të ndodhë kur SPCE-ja hapet dhe lejon përmbajtjet acide të stomakut të kthehen lart në ezofag.

Refluksi gastro-ezofageal zakonisht fillon qysh në fëmijëri, por vetëm një numër i vogël prej fëmijëve vazhdojnë të kenë refluks kur rriten. Ky problem shpesh shoqërohet edhe me hernie hiatale. Por duhet të kemi parasysh se jo çdo pacient që ka herni hiatale paraqet edhe refluks. Çrregullime të zbrazjes së stomakut ose çrregullime të lëvizjes së ezofagut janë faktorë të tjerë që shkaktojnë këtë sëmundje.

Ankesa më e shpeshtë e pacientëve është ndjenja e djegies në stomak. Ankesa të tjera janë: djegie ne gjoks (retrosternal), thartirë, erë e keqe e gojës, fryrje, gogësime, ndjenjë e mbytjes, sidomos pas ushqimit ose natën nëse pacienti ushqehet pak para gjumit, ndjesi e pengimit të ushqimit, shtrëngim i kraharorit, shtypje e zemrës dhe rrahje të shpeshta të zemrës, vështirësi gjatë frymëmarrjes të thellë. Në fazat kur sëmundja ka përparuar shfaqet faringit kronik, sinuzit kronik, astmë alergjike dhe prishje e dhëmbëve.

Një i sëmurë me refluks duhet të jetë në gjendje të përcaktojë vetë dietën duke njohur ushqimet që e dëmtojnë dhe duke i shmangur ato nga dieta.

Simptomat e refluksit shkaktohen kryesisht nga ushqimi, por ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në përkeqësimin e tyre. Më poshtë do të gjeni disa rekomandime të nevojshme për të zvogëluar sa më shumë këto simptoma.

Kur keni probleme me refluksin ju duhet të ndaloni konsumimin e duhanit. Nikotina  dobëson muskulin e poshtëm të ezofagut dhe lejon lëngjet e stomakut të kthehen në ezofag.

Mos u shtrini menjëherë për të fjetur pasi keni ngrënë. Shmangni vaktet e vona në darkë, pasi do t`iu duhet minimalisht të prisni 2 orë para se të flini.

Shmangni konsumimin e çamçakëzëve dhe karameleve. Përtypja e tyre rrit sasinë e ajrit të gëlltitur, i cili ndihmon refluksin.

Shmangni veshjet e ngushta (rreth barkut), si dhe përkuljet e trupit pasi keni ngrënë.

Vaktet tuaja duhet të jenë të vogla në sasi dhe të shumta në numër, jo e kundërta. E mira është të ndani ushqimin e 3 vakteve të zakonshme në 5 vakte.

Duhet të bini nga pesha nëse jeni mbipeshë. Obeziteti ndikon në rritje të refluksit.

Ngrini kokën e krevatit 15-20 cm që të evitoni refluksin gjatë gjumit. Jastekët shtesë mund të mos mjaftojnë.

Ushqimet e mëposhtme ndikojnë në rritje të refluksit:

  • Agrumet dhe lëngjet e tyre (qitro, limon, portokall, ananas, shegë).
  • Domatja.
  • Kafeja (me ose pa kafeinë).
  • Çajrat.
  • Pijet e tjera me kafeinë.
  • Ushqimet me erëza dhe përmbajtje acidike mund të mos tolerohen fare nga disa individë.                                            Ushqimet e mëposhtme irritojnë pjesën e poshtme të ezofagut, i cili është i irrituar pasi ju vuani nga refluksi, dhe duhet të shmangen ose të eliminohen krejtësisht.
    • Agrumet dhe lëngjet e tyre (qitro, limon, portokall, ananas, shegë).
    • Domatja.
    • Kafeja (me ose pa kafeinë).
    • Çajrat.
    • Pijet e tjera me kafeinë.
    • Ushqimet me erëza dhe përmbajtje acidike mund të mos tolerohen fare nga disa individë.

 

Grupet e ushqimeve

Grupimi Të shmangen Këshillohen
Qumështi dhe nënproduktet Qumështi normal (4% yndyrë). Kosi pa yndyrë (max 1-2%), djathi i njomë.
Zarzavatet Zarzavatet e skuqura ose të bëra krem. Të gjithë zarzavatet e tjera – asnjëherë të pabëra, të forta, të pagatuara
Frutat Agrumet si limon, portokall, qitro etj. Mollët, dardhat, pjeshkët, pjeprat, bananet, frutat e pyllit – asnjëherë të pabëra.
Buka dhe drithërat Të gjitha ato që janë bërë me qumësht normal (4% yndyrë) ose me  yndyrë të lartë. Ato të bëra me pak yndyrë dhe asnjëherë të ngrohta –gjithmonë të ndënjura.
Mishi dhe nënproduktet Çdo lloj mishi me dhjamë, salçiçet, pancetta. Mishërat e bardha pa dhjamë e yndyrë, pula, peshku (pa lëkurë)
Yndyra, vajrat Të gjitha llojet e yndyrnave dhe vajrave shtazore. Yndyrnat bimore në sasi të vogla.
Ëmbëlsirat Çokollatat, të gjithë ëmbëlsirat e bëra me yndyrna ose vajra. Të gjitha ato të bëra pa ose me sasi shumë të vogla yndyre (më pak se 3g yndyrë për njësi).
Pijet Pijet alkoolike, kafeja (me ose pa kafeinë), pijet me gas, çajrat, çaji me mente. Pijet pa kafeinë (përveç kafes), çajrat bimorë pa mente, lëngjet (përveç atyre të agrumeve dhe domates), ujë.
Supërat Supërat me pulë, mish viçi, qumësht ose supërat krem. Supërat pa ose me pak yndyrë.

error: Nuk lejohet kopjimi!