3. Vaj lini : Vaji i linit ka veti antiseptike dhe antibiotike të cilat janë shumë të dobishme për lëkurën. Për këtë recetë ju duhen 100 ml vaj ulliri dhe 100 ml vaj lini. Ngrohni paralelisht në banjomari të dy vajërat dhe më pas bashkojini. Masën hidheni në një kontenitor të errët pasi duhet të rri mbyllur për 1 javë. Pas një jave filtroni vajërat dhe aplikojeni mbi lëkurë.
4. Ujë deti: Një ndër metodat më të thjeshta, e sigurisht më ekonomike për trajtimin e psoriazës është të pastroheni me ujë deti. Ky i fundit është i pasur me veti antiseptike dhe alkaline që qetësojnë irritimet e lëkurës. Ndaj herës tjetër që do të shkoni në plazh, mbushni ndonjë shishe me ujë të kripur pasi mund t’ju shërbejë në të ardhmen.
5. Argjilë dhe kastravec: Kombinimi i argjilës dhe kastravecin është mrekullibërës kur bëhet fjalë për të trajtuar psoriazën. Argjila redukton inflamacionin, eliminon toksina nga lëkura si dhe e ushqen atë me minerale të shumta, sakaq kastraveci është i pasur me vitamina A, C dhe E, acide yndyrore Omega 3 dhe Omega 6, si dhe fibra të tretshme në ujë që hidratojnë lëkurën dhe i japin asaj ndjesinë e freskisë.