Provoni këtë pije detox me uthull molle për rezultate më të shpejta. Pas të gjithash nëse doni të pastroni apo të humbni peshë shpejt, të rrisni energjinë si dhe të luftoni sëmundjet, shtimi i pijeve detox në dietën tuaj mund të përmirësojë cilësinë e jetës suaj!
Përbërësit:
-1 gotë ujë të ngrohtë
-2 lugë gjelle uthull molle
-2 lugë gjelle lëng limoni
-1/2-1 lugë caji xhinxher
-1/4 e lugës së cajit kanellë
-pak piper të kuq
-1 lugë caji mjaltë (opsional)
Udhëzime:
1. Ngrohni ujin.
2.Përzieni të gjithë përbërësit bashkë.
3.Më së miri shërbehet i ngrohtë.
Përbërësit kycë në këtë pije:
-Uthulla e mollës është e mbushur me enzima dhe bakterie të mira. Përmban acid acetic, e cila ka treguar që ul presionin në gjak deri në 6%.
-Lëngu i limonit ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak dhe ka një efekt alkalinë në trup duke ndihmuar në rregullimin e pheashit. Gjithashtu përmban vitaminë C.
-Kanella është një nga antioksidantët më të mirë në planet. Eshtë erëza nr.1 për balancimin e sheqerit në gjak.
-Piperi i kuq ka treguar që ul presionin e gjakut dhe ndihmon në rritjen e metabolizmit.
-Xhinxheri përmban 115 përbërje të ndryshme kimike dhe benefitet terapeutike përfshijnë aftësitë e sjelljes si antioksidant dhe agjent anti-inflamator.
-Mjalti është i mbushur me ushqyes që mund të ndihmojnë që nga energjia e ulët, te problemet e gjumit e deri te alergjitë sezonale. Mjalti mund të ndihmojë dhe në përpjekjet për të humbur peshë kur krahasohet me dieta që përmbajnë sheqer ose shurup të lartë në fruktozë.
Rekomandohet konsumimi i kësaj pijeje 3 herë në ditë, 20 minuta përpara vakteve për 2 javë, më pas konsumojeni 1 herë në ditë përpara mëngjesit ose drekës.