Qumështi i bajameve ka plot vlera ushqyese dhe është një pije me kalori të pakta.
Përgatitet duke grirë bajamet, duke i përzierë me ujë dhe më pas filtrohet përzierja për të krijuar një produkt që duke më shumë si qumësht dhe që ka një shije arre. Zakonisht, nutrientët shtesë si kalciumi, riboflavina, vitamina E dhe vitamina D shtohen për të fuqizuar përmbajtjen nutricionale.
Disa njerëz e blejnë të gatshëm, të tjerë e përgatisin vetë në shtëpi. Eshtë i mrekullueshëm për ata që nuk preferojnë të pinë qumështin e lopës, si dhe për ata që duan një shije ndryshe.
1.Kalori të pakta
Qumështi i bajames ka pëmbajtje me më pak kalori sesa qumështi i lopës. Disa njerëz shpesh nuk e besojnë, për shkak të përmbajtjes së lartë që kanë bajamet me kalori dhe yndyrna. Megjithatë për shkak të mënyrës se si qumështi i bajames përpunohet, vetëm një porcion i vogël i bajameve është i pranishëm në produktin e përfunduar. Ky produkt është i shkëlqyer për ata që duan të reduktojnë kaloritë dhe të humbin peshë. Një kupë (240 ml) qumësht bajameje pa sheqer përmban rreth 30-50 kalori, ndërkohë që një version i plotë i qumështit përmban 146 kalori. Kjo do të thotë që qumështi i bajames përmban 65-80% kalori më pak. Kufizimi i kalorive është një mënyrë efektive për të humbur peshë, sidomos në kombinim me ushtrimet. Madje dhe një humbje e moderuar e peshës 5-10% mund të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e gjendjeve kronike si diabeti. Nëse po përpiqeni të humbni peshë, thjesht të reduktoni 2-3 porcione të qumështit të zakonshëm me qumësht bajameje, do të sillte reduktim të kalorive deri në 348 kalori. Konsumi i qumështit të bajames është një mënyrë e thjeshtë që ju ndihmon të humbni peshë. Mbani mend që disa varietete që reklamohen mund të kenë kalori të larta, pasi përmbajnë sheqerna të shtuara.
2. Përmbajtje të ulët sheqeri
Versionet e qumështit të bajames pa sheqerna të shtuara kanë përmbajtje të ulët sheqeri. Një kupë (240 ml) përmban vetëm 1-2 gr karbohidrate, të cilat më së shumti janë fibra dietike. Në krahasim me llojet e tjera të qumështit, 1 kupë (240 ml) përmban rreth 13 gr karbohidrate, ku më shumti janë sheqerna. Eshtë e rëndësishme të dini që disa varietete që reklamohen kanë sheqerna të shtuara. Këto varietete mund të përmbajnë rreth 5-17 gr sheqer për kupë (240 ml). Prandaj është e rëndësishme të kontrolloni etiketën për listën e përbërësve. Megjithatë, të konsumoni qumësht bajameje pa sheqer është ideale për ata që duan të kufizojnë marrjen e sheqerit. Për shembull, njerëzit me diabet shpesh kanë nevojë të limitojnë marrjen e karbohidrateve. Të zvëndësoni qumështin e zakonshëm me qumësht bajameje mund të jetë një mënyrë e mirë për ta arritur këtë.
3.Ka përmbajtje të lartë vitamine E
Bajamet kanë përmbajtje të lartë të vitaminës E, duke siguruar rreth 37% të rekomandimeve ditore në vetëm 28 gramë. Qumështi i bajameve është një burim natyral i vitaminës E, edhe pse shumë prodhues mund t’i shtojnë vitaminë E shtesë gjatë procesimit. Një kupë qumësht bajameje (240 ml) siguron rreth 20-50% e rekomandimeve ditore të vitaminës E, në varësi të brandit. Në krahasim, qumështi normal nuk përmban vitaminë E fare. Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mposht inflamacionin dhe stresin në trup. Ndihmon që të parandaloni sëmundjen e zemrës dhe kancerin si dhe sjell efekte beneficiale te shëndeti i kockave dhe shëndeti i syve. Për më shumë, vitamina E sjell benefite për shëndetin e trurit. Studimet kanë zbuluar që përmirëson performancën mendore. Gjithashtu redukton rrezikun e sëmundjes së Alzheimer si dhe mund të ngadalësojë progresin e tij.
4. Një burim i mirë i kalciumit
Qumështi dhe produktet e tjera të bulmetit janë burime kyëe të kalciumit në regjimin ushqimor. Një kupë rreth 240 ml të qumështit të plotë siguron rreth 28% të sasisë së rekomanduar ditore. Si krahasim, bajamet përmbajnë vetëm një sasi të vogël të kalciumit, rreth 7% të rekomandimeve ditore në 28 gr. Për shkak se qumështi i bajameve shpesh përdoret zvëndësues për produktet e bulmetit, prodhuesit e pasurojnë me kalcium. Kalciumi është një mineral i rëndësishëm për zhvillimin dhe shëndetit të kockave. Ndihmon në reduktimin e rrezikut të frakturave dhe osteoporozës. Gjithashtu, kalciumi është i nevojshëm për funksionimin e duhur të zemrës, nervave dhe muskujve. Një kupë qumësht bajameje (240 ml) siguron rreth 20-45 % të rekomandimeve ditore për kalciumin. Nëse do ta përgatisni këtë qumësht vetë në shtëpi, sigurohuni që të gjeni burime të tjera kalciumi në dietën tuaj prsh mund të konsumoni djathë, jogurt, peshk, fara dhe perime jeshile.
5. Shpesh i pasuruar me vitaminë D
Vitamina D është një nutrient i rëndësishëm për shumë aspekte të shëndetit optimal, përfshirë funksionin e zemrës, shëndetin e kockave dhe sistemit imunitar.
Trupi juaj mund ta prodhojë kur lëkura ekspozohet në diell. Megjithatë, 30-50% e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm vitamin D ndoshta për shkak të stilit të jetesës, orëve të gjata në punë ose thjesht sepse jetojnë në një zonë ku nuk a shumë ditë me diell. Mungesa e vitaminës D lidhet me një rritje të rrezikut të kancerit, sëmundjes së zemrës, presionit të lartë të gjakut, osteoporozën, dobësimit të muskujve, problemeve me fertilitetin, sëmundjeve auto-imunitare dhe infeksioneve. Shumë pak ushqime përmbajnë natyralisht vitaminë D, kështu që shumë prodhues fortifikojnë ushqimet me to. Produktet që shpesh janë të fortifikuara me vitaminë D përfshijnë qumësht, lëngje, drithëra, djathë, jogurt etj. Qumështi i bajames është i fortifikuar me vitaminë D2, e njohur gjithashtu edhe si ergocalciferol. Një kupë (240 m) qumësht bajameje të fortifikuar (me vitaminën D) siguron rreth 25% të sasisë ditore të rekomanduar për vitaminën D. Qumështi i bajames i përgatitur në shtëpi nuk përmban vitaminë D, kështu që duhet të kërkoni burime të tjera dietike nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga drita e diellit.
6.Nuk përmban laktozë
Intoleranca e laktozës është një gjendje shëndetësore ku njerëzit nuk janë të aftë të tresin laktozën, sheqerin në qumësht. Shkaktohet nga një defiëensë në laktazë, enzima që është përgjegjëse për copëzimin e laktozës në forma më të tretshme. Kjo defiëensë mund të shkaktohet nga gjenetika, mosha ose gjendje të caktuara shëndetësore. Intoleranca mund të shkaktojë shumë probleme si dhimbje stomaku, fryrje dhe gazra. Intoleranca e laktozës prek 75% të njerëzve kudo në botë. Qumështi i bajames është natyralisht pa laktozë dhe është një alternativë e përshtatshme për njerëzit të cilët janë intolerantë ndaj laktozës.
7.Ka përmbajtje të ulët fosfori, me një sasi të moderuar kaliumi
Njerëzit me sëmundje kronike të veshkave shpesh shmangin konsumin e qumështit për shkak të niveleve të larta të fosforit dhe kaliumit. Për shkak se veshkat nuk jan të afta të pastrojnë plotësisht këto nutrientë, shpesh shfaqet një rrezik për akumulimin e tyre në gjak. Një sasi e lartë fosfori në gjak rrit rrezikun për sëmundje zemre, hiperparatiroidizëm dhe sëmundje kocke. Ndërkohë që një sasi e lartë kaliumi rrit rrezikun për rrahje të parregullte zemre, sulme zemre dhe vdekje. Qumështi i zakonshëm përmban rreth 233 mg fosfor dhe 336 mg kalium për kupë (240 ml), ndërkohë që e njëjta sasi e qumështit të bajames përmban vetëm 20 mg fosfor dhe 160 mg kalium. Nëse keni sëmundje veshkash, sasia individuale varet nga faza e sëmundjes dhe nivelet aktuale të kaliumit dhe fosforit në gjak. Megjithatë, qumështi i bajames mund të jetë një alternativë e përshtatshme për njerëzit që po përpiqen të reduktojnë marrjen e kaliumit dhe fosforit për shkak të sëmundjes së veshkave.
8.Mjaft të thjeshta për t’u përshtatur në dietën tuaj.
Më poshtë do të gjeni disa ide se si ta përfshini qumështin e bajames në dietën tuaj:
– Kombinim me drithërat ose tërshërën në mëngjes
-Te ëaji, kafeja, ose ëokollata e nxehtë
-Te smoothie-t
-Në receta gatimi si kekët dhe petullat
-Në supëra, salca
-Akullore të bërë në shtepi
-Jogurt bajameje të bërë në shtëpi
Për të përgatitur qumësht bajameje në shtëpi (240 ml):
-Përzieni në blender gjysëm kupe bajame të zhytura në ujë dhe pa lëkurë me 1 kupë ujë (240 ml). Më pas përdorni një qese arre për të marrë pjesën solide nga përzierja. Qumështi mund të mbahet në frigorifer deri në dy ditë.