Ndryshimet në stilin e jetesës për të ulur presionin e gjakut
Një stil jete i shëndetshëm-që do të thotë shmangia e duhanit, humbja e peshës së tepërt, të konsumoni ushqime me vlera nutricionale, limitimi i kripës, ushtrimet e rregullta si dhe reduktimi i stresit-është baza për parandalimin dhe trajtimin e presionit të lartë të gjakut.
Eshtë e vështirë të përcaktosh rëndësinë që ka një stil jetese i shëndetshëm për presionin e gjakut. Nëse presioni juaj i gjakut është i lartë por jo hipertensiv, përshtatja me zakone të shëndetshme mund të jetë ajo për të cilën keni nevojë për ta sjellë në një nivel të sigurtë. Edhe nëse tashmë keni hipertension, është e rëndësishme të bëni ndryshime në stilin e jetesës, edhe nëse po merrni mjekime. Përpjekjet për të ndryshuar dietën tuaj mund të kenë një ndikim të madh. Edhe nëse nuk keni nevojë për mjekime, duhet patjetër të adaptoni një stil të shëndetshëm jetese. Ndryshimet e stilit të jetesës mund të ndihmojnë që të kontrolloni sa më mirë presionin tuaj të gjakut, duke e bërë të mundur që të merrni rezultate të mira me pak mjekime. Ju do të reduktoni rrezikun për shumë sëmundje kronike që ju ndihmojnë të keni një jetë të shëndetshme.
- Hiqni dorë nga duhani
Kur vjen puna të presioni i gjakut, duhani është shkatërrues. Duke pirë duhan ju “detyroni” zemrën të punojë më fort për të qarkulluar gjakun. Si rezultat, zemra përshpejton dhe presioni i gjakut rritet. Kur shkencëtarët testuan presionin e gjakut ndërkohë që njerëzit pinin duhan, zbuluan që brenda 5 minutash, presioni sistolik rritej dramatikisht-në më shumë se 20 mm Hg-më pas rikthehej në nivelet origjinale në 30 minutat e tjera që pasonin. Kjo do të thotë që një duhan pirës i zakonshëm, ka presion të rritur gjaku vazhdimisht. Si njerëzit me hipertension labil (ku presioni i gjakut mund të luhatet vazhdimisht si përgjigje ndaj streseve të përditshme), duhanpirësit mund të vuajnë “part-time” nga ky problem. Të hiqni dorë nga duhanpirja është e vështirë, por mos u dorëzoni. Shumë njerëz kanë dështuar në përpjekjet e para, por pas shumë tentativash më në fund kanë hequr dorë nga duhani. Të hiqni dorë nga duhani, ju sjell shumë benefite. Brenda disa orësh kur hiqni dorë nga duhanpirja, ritmi i zemrës suaj dhe presioni i gjakut reduktohet.Brenda një viti pasi keni hequr dorë nga duhani, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, përgjysmohet.Brenda 15 vitesh pas lënies së duhanit, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve është afër vlerave si një person jo-duhanpirës. - Të mbani një peshë të shëndetshme
Të jeni mbipeshë jo vetëm që rrit presionin tuaj të gjakut por gjithashtu rrit rrezikun për diabet, artrit, apnea-n e gjumit, dhe disa lloje kanceri. Të arrini dhe të mbani një peshë të shëndetshme është e rëndësishme sepse lufton të gjitha këto dhe shumë sëmundje të tjera. Presioni i gjakut sistolik dhe diastolik bie në 1 mm Hg për çdo një ose dy kg të humbura nga pesha trupore, megjithëse kjo varet nga personi në person. Një panel ekspertësh dolën në përfundimin që në çdo 9 kg që personi humbet, ai/ajo mund të jetë i aftë të reduktojë presionin sistolik të gjakut me 5-20 mm Hg-të mjaftueshme për të bërë një diferencë reale. Madje dhe një humbje prej 4 kg mund të ndihmojë shumë njerëz.
Por çfarë është një peshë e shëndetshme? Një BMI prej 25 deri në 29.9 tregon që ju jeni mbipeshë, ndërkohë që një BMI prej 30 ose më shumë tregon obezitet.
Një tjetër gjë që duhet ta keni parasysh, është që jo vetëm pesha ka rëndësi, por edhe ku qëndron edhe pesha e tepërt. Njerëzit me peshë të tepërt në pjesën abdominale janë në rrezik më të madh jo vetëm për presionin e gjakut por edhe për kolesterol të lartë dhe diabet. Kështu që nëse BMI-ja juaj është 25, nëse humbni peshë dhe pak nga ai dhjami abdominal, mund të përmirësoni shëndetin tuaj. Yndyra që gjendet përreth organeve tuaja (yndyra viscerale) është me e lehtë të hiqet sesa yndyra që gjendet thellë nën lëkurë.
Njerëzit me presion të lartë gjaku që janë më shumë se 10% larg nga pesha e tyre ideale, mund të jenë të aftë të rregullojnë presionin e tyre të gjakut, thjesht duke humbur peshë. Për njerëzit, të cilët janë mbipeshë ose obezë, kirurgjia e humbjes së peshës ul presonin e gjakut që rrit rrezikun për sëmundje zemre.Hipertensioni dhe dieta
Edhe nëse nuk keni nevojë të humbni peshë, të ushqeheni shëndetshëm bën diferencën kur bëhet fjalë për të luftuar hipertension.
Dieta ka një impakt të rëndësishëm në presionin e gjakut. Të qenit mbi-peshë ose obezë është një faktor rrisku për hipertensionin, kështu që mund të merrni në konsideratë konsumimin e një diete që ju ndihmon të humbni peshë ose të mbani një peshë të qëndrueshme.Shumë organizata shëndetësore promovojnë dietën DASH për njerëzit që synojnë të ulin presionin e lartë të gjakut. Dieta është e thjeshtë dhe përfshin fokusimin në konsumimin e perimeve, drithërave të plota, ushqimeve të pasura në fibra dhe proteina të buta si peshku, pula dhe fasulet. Gjithashtu përfshin yndyrna të shëndetshme si omega-3, dhe produkte bulmeti me yndyrë të ulët. Dieta rekomandon limitimin e yndyrnave të ngopura dhe trans, sheqernat e shtuara dhe kripës, duke rritur sasinë e marrjes së kalciumit, magnezit dhe kaliumit.
-Ushqime për presionin e lartë të gjakut
Janë disa përbërës të caktuar që kanë një efekt pozitiv në presionin e gjakut, por ju lutem kini parasysh që duhet të ndiqni këshillën e doktorit nëse jeni në një fazë të rëndë. Në varësi të situatës suaj, dieta mund të mos jetë një zvëndësim adekuat për mjekime.
-Perime jeshile: Perime si spinaqi, kale, lakra dhe të tjera, sigurojnë një raport të mirë të kaliumit dhe kripës.
-Boronicat, mjedrat, manaferrat dhe luleshtrydhet janë përbërës me shije të shkëlqyer për smoothie dhe sipas një studimi, antocianinet janë përbërje që mund t’ju mbrojnë kundrejt presionit të lartë të gjakut.
-Cokollata e zezë: Përbërjet natyrale të gjendura në cokollatë mund të reduktojnë presionin e gjakut. Zgjidhni kakao të papërpunuara për smoothie-n tuaj me cokollatë.
-Fasule të bardha: Këto fasule janë të pasura në kalcium, magnez dhe kalium si dhe kanë sasi të ulëta të kripës. Fasulet e bardha gjithashtu shtojnë proteina dhe fibra në recetë.
-Nuk mund të mungonte dhe banania. Sic e dimë banania është e pasur në kalium.