Matja e tensionit arterial. Kushtet që duhen plotësuar dhe rreziqet e presionit të lartë të gjakut.

Matja e tensionit arterial. Kushtet që duhen plotësuar dhe rreziqet e presionit të lartë të gjakut.

 

Presioni i gjakut duhet të matet në mënyrë të standardizuar duke përdorur pajisje që plotësojnë një sërë kushtesh. Nëse jeni duke matur presionin e gjakut nga mjeku, infermieri apo në shtëpi duhet të ndiqni procedurat në vijim:

-Duhet të shmangni pirjen e duhanit, marrjen e kafeinës apo të ushqimit për të paktën 30 minuta para matjes së tensionit.
-Matja duhet të fillojë 5 minuta pasi ju të jeni qetësuar.
Duhet të uleni të ndjeheni mirë e të qetë dhe jo duke folur me krahët e zhveshur e të mbështetur në nivelin e zemrës. Këmbët duhet të jenë në dysheme.
-Në disa kushte të caktuara, tensioni i gjakut duhet të matet si në pozicionin shtrirë, në shpinë apo në këmbë.
Madhësia e manshetës për matjen e tensionit duhet të rrethojë të paktën 80 për qind të krahut, për të bërë kështu një matje sa më të saktë.
-Matjet duhet të merren nga një instrument i kalibruar dhe i vlerësuar gjatë kohëve të fundit.
-Duhet të regjistrohen dy presionet e gjakut, të matura (sistoliku dhe diastoliku), si dhe krahu i përdorues gjatë matjes, Shfaqja e tingullit të parë përcakton presionin sistolik të gjakut, ndërsa zhdukja e tingullit, përcakton presionin diastolik të gjakut.
-Duhen mesatarisht dy apo shumë matje e lexime të ndara nga 2 minuta. Nëse leximet ndryshojnë nga 5mmHg, ose dhe më shumë duhet të bëhen lexime të tjera, pasi diçka nuk ka shkuar siç duhet të matjen e tensionit të lartë të gjakut.

Rreziku i presionit të lartë të gjakut pakësohet duke :

-Reduktuar konsumin e kripës.
-Konsumuar një dietë të ekuilibruar.
-Duke shmangur përdorimin e tepruar dhe të dëmshëm të alkoolit.
-Duke kryer rregullisht aktivitete fizik.
-Mbajtur një peshë trupore të shëndetshme
-Duke shmangur përdorimin e duhani.

error: Nuk lejohet kopjimi!