Manaferrat për diabetin dhe hemorroidet, kura për t’i përdorur

Manaferrat për diabetin dhe hemorroidet, kura për t’i përdorur

Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Gjethet e reja mblidhen në Qershor- Korrik dhe thahen në hije në shtresa të holla.

Vetitë dietike dhe fitofarmacautike – Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mire; me to përgatitet reçel i cilësisë së mire. Me frutat e manaferrës bëhet caj, uthull. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E, acide organike, pektinë etj.

Po ashtu edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mire.

Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëm undjeve të aparatit tretës,
si dhe në formë kompresash (leckash) me përdorim të jashtëm.
Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese.

Ato ndikojnë edhe në uljen e temperatures. Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon: Merren 6-10 gram gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të vluar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët.

Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegje në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në dykë, në mishrat e dhëmbëve. Ky çaj është shumë rezultativ dhe kundër hemorroideve (majasëllit) dhe ndaj diabetit.

Për të ndaluar problemet e hemorroideve, zbatohet këshilla:  Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen në një liter ujë. Këto zihen jo më shumë se 10 minuta. Nga çaji i përgatitur, pihen tri gota në ditë, për tri ditë rresht.

Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por,përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij.

Kundër sëmundjes së diabetit përdoret këshilla: Merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një liter ujë. Nga lëngu i kulluar,i sëmuri merr tri here në ditë nga një filxhan para buke.

Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji: Merren 150-200 gram fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me uje: Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë.

Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urines, me kollë etj.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!