Leptina dhe rezistenca e leptines: Cdo gjë që duhet të dini!

Leptina dhe rezistenca e leptines: Cdo gjë që duhet të dini!

Shumë njerëz besojnë që humbja e peshës dhe shtimi ne peshë qëndron e gjitha te kaloritë dhe mungesa e vullnetit.
Megjithatë, kërkimet mbi obezitetin kanë vërtetuar të kundërten. Shkencëtarët thonë që hormoni i quajtur leptinë është i përfshirë. Rezistenca e leptinës, në të cilën trupi ynë i përgjigjet këtij hormoni, besohet që është shkaktari për shtimin në peshë. Ky artikull shpjegon cdo gjë që duhet të dini për leptinën dhe se si përfshihet në obezitet.

Leptina-Një hormon që rregullon peshën trupore
Leptina është hormoni që prodhohet nga qelizat yndyrore të trupit. Shpesh referohet si “hormoni i mbijetesës”. Targeti primar i leptinës është truri vecanërisht zona e quajtur hipotalamus. Leptina supozohet t’i thotë trupit tuaj që kur keni mjaftueshëm yndyrë të depozituar nuk keni nevojë të hani më dhe mund të digjni kalori në ritëm normal. Gjthashtu ka dhe shumë funksione të tjera që lidhen me fertilitetin, imunitetin dhe funksionin e trurit.  Megjithatë, roli kryesor i leptinës është rregullimi afatgjatë i energjisë, përfshirë dhe numrin e kalorive që konsumoni dhe harxhoni, si dhe sa shumë yndyrë është depozituar në trupin tuaj. Sistemi i leptinës është i përfshirë nga ngopja e deri te mbi-ngopja. Sot, leptina është mjaft efektive që t’na drejtojë drejt ngopjes. Por nëse diçka nuk funksion në mekanizimin që supozohet të na ndalojë,  ne mund  mos konsumojmë më tepër seç duhet.

Ndikimi në tru
Leptina prodhohet nga qelizat yndyrore të trupit tuaj. Sa më shumë yndyrë trupore ato mbajnë, aq më shumë leptinë ato prodhojnë. Leptina transportohet nga rrjedha e gjakut në tru, ku dërgon sinjal në hipotalamus-pjesa që kontrollon kur dhe sa shumë ne hamë.
Qelizat yndyrore përdorin leptinën për t’i thënë trurit sa shumë yndyrë trupore ato transportojnë. Nivelet e larta të leptinës i thonë trurit që ju keni shumë yndyrë të depozituar, ndërkohë që nivelet e ulëta i thonë trurit tuaj që yndyrnat e depozituara janë të ulëta dhe ju duhet të hani.
Kur ju hani, yndyra trupore rritet, duke ndikuar në rritjen e niveleve të leptinës. Pra, ju hani më pak e digjni më shumë. Ndryshe, kur ju nuk hani, yndyra trupore bie, duke ndikuar që të bien edhe nivelet e leptinës. Në këtë pikë, ju hani më shumë dhe digjni më pak.
Ky sistem njihet si feedback negativ dhe e ngjashme me kontrollin e mekanizmave për funksione të ndryshme psikologjike, si frymëmarrja, temperatura e trupit dhe presioni i gjakut.

Cfarë është rezistenca e leptinës?
Njerëzit të cilët janë obezë kanë shumë yndyrë trupore. Për shkak se qelizat yndyrore prodhojnë leptinë në proporcion me masën e tyre, njerëzit të cilët janë obezë kanë nivele shumë të larta leptine. Duke marrë parasysh mënyrën si leptina supozohet të punojë, shumë njerëz obezë duhet të limitojnë konsumin e ushqimit. Pra me fjalë të tjera, truri i tyre duhet të dijë se kur ata kanë mjaftueshëm energji të ruajtur. Megjithatë, sinjalizimi i leptinës mund të mos funksionojë në këtë rast. Edhe pse leptina mund të jetë e pranishme, truri “nuk e sheh”. Kjo gjendje-e njohur si rezistenca e leptinës-besohet që është një nga kontribuesit më të mëdhenj biologjikë ndaj obezitetit. Kur truri juaj nuk e merr sinjalin e leptinës, mendon gabimisht që “ju po ngordhni urie”-edhe pse keni mjaftueshëm energji të ruajtur. Kjo e bën trurin të ndryshojë sjellje në mënyrë që të rikuperojë yndyrën trupore. Truri juaj më pas inkurajon:
-Të hani më shumë: Truri juaj mendon që ju duhet të hani në mënyrë që të mbijetoni.
Reduktim i harxhimit të energjisë: Në përpjekje për të ruajtur energji, truri juaj redukton nivelet e energjisë dhe bën që ju të digjni më pak kalori gjatë kohës që pushoni.
Konsumi i ushqimeve më shumë dhe më pak ushtrime fizike nuk është shkaku që fshihet pas shtimit në peshë, por më shumë një pasojë e mundshme e rezistencës së leptinës, një defekt hormonal. Për shumë njerëz që përballen me rezistencën e leptinës,  është e vështirë.

Impakti në dietë
Rezistenca e leptinës mund të jetë një nga arsyet që shumë dieta dështojnë për të siguruar humbje peshe afatgjatë. Nëse ju jeni rezistent ndaj leptinës, humbja e peshës sërish redukton masën yndyrore dhe një reduktim të dukshëm në nivelet e leptinës-por truri juaj sërish do të ketë probleme me rezistencën e leptinës.

Kur niveli i leptinës reduktohet, kjo çon në uri, rritje të oreksit, reduktim të motivimit për t’u ushtruar dhe një reduktim të numrit të kalorive që digjen gjatë pushimit.
Truri juaj më pas mendon që ju po ngordhni urie dhe inicion mekanizma të fuqishëm për të rikuperuar atë yndyrë trupore të humbur. Kjo mund të jetë arsyeja kryesore pse kaq shumë njerëz e humbin peshën për një kohë të shkurtër, më pas e rifitojnë sërish.

Cfarë e shkakton rezistencën e leptinës?
Disa mekanizma potenciale që fshihen pas rezistencës së leptinës janë identifikuar.
Këto përfshijnë:
-Inflamacion: Sinjalizimi inflamator në hipotalamus është një nga shkaqet kryesore të rezistencës së leptinës te njerëzit dhe te kafshët.
-Acidet e lira yndyrore: Nivelet e larta të acideve yndyrore të lira në qarkullimin e gjakut mund të rrisë metabolitet e yndyrës në trurin tuaj dhe të ndërhyjë në sinjalizimin e yndyrës.
-Nivelet e larta të leptinës: Të keni nivele të larta të leptinës ndikon në shfaqjen e rezistencës së insulinës.
Shumë nga këto faktorë janë amplifikuar  nga obeziteti, që do të thotë që ju mund të ziheni ngushtë në një rreth viskoz të shtimit të peshës dhe të bëheni rezistent ndaj leptinës me kalimin e kohës.

A mund të kurohet rezistenca e leptinës?
Mënyra më e mirë për të ditur nëse jeni rezistent ndaj leptinës, është të shiheni në pasqyrë. Nëse keni shumë yndyrë trupore, veçanërisht në zonën abdominale, atëherë mund të jeni pothuajse të sigurtë që jeni rezistentë ndaj leptinës. Nuk është e qartë se si rezistenca ndaj leptinës mund të luftohet, por qarkullojnë disa teori. Disa shkencëtarë besojnë që një dietë që redukton inflamacionin, ,mund të ndikojë në përmirësimin e situatës. Nëse fokusoheni në një stil jetese të shëndetshëm, atëherë kjo mund të ishte një strategji efektive.

Janë disa gjëra që mund të bëni:
-Shmangni ushqimet e përpunuara: Ushqimet e përpunuara mund të ndikojnë në shëndetin tua si dhe të rrisin inflamacionin.
-Konsumoni fibra të tretshme: Konsumoni fibra të tretshme që të përmirësoni shëndetin e zorrës së trashë si dhe të mbroheni nga shfaqja e obezitetit.
-Ushtrimet fizike: Ushtrimet fizike mund t’ju ndihmojnë të trajtoni rezistencën ndaj leptinës.
-Gjumi: Problemet me gjumin lidhen me problemet me leptinën.
-Reduktimi i triglicerideve: Të keni trigliceride të larta mund të parandalojë transportin e leptinës nga gjaku te truri juaj. Mënyra më e mirë për të ulur trigliceridet, është reduktimi i konsumit të karbohidrateve.
-Konsumoni proteina: Të konsumoni shumë proteina mund të shkaktojë humbje automatike peshe, e cila mund të rezultojë në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj leptinës.
Megjithëse nuk ka një mënyrë të thjeshtë për të eliminuar rezistencën ndaj leptinës, ju mund të bëni ndryshime afatgjatë në stilin e jetesës për të përmirësuar jetën tuaj.

Përmbledhje
Rezistenca e insulinës mund të jetë një nga arsyet kryesore përse njerëzit fitojnë peshë dhe e kanë kaq të vështirë ta humbasin atë. Pra në këtë rast, obeziteti nuk shkaktohet nga përtacia ose mungesa e vullnetit. Gjithashtu ndikojnë forca sociale dhe biokimike. Dieta perëndimore mund të jetë një nga shkaqet kryesore që çon në shfaqjen e obezitetit. Nëse jeni të shqetësuar që mund të jeni rezistent ndaj leptinës, ka disa hapa që mund të ndërmerrni për një stil jetese më të shëndetshëm, që i përmendëm më lart.

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

error: Nuk lejohet kopjimi!