Kura natyrale si tê perballemi me djegien nga rrezet e diellit

Kura natyrale si tê perballemi me djegien nga rrezet e diellit

Jeni në stinës e verës, plazhi ka filluar dhe kur lëkura është e ekspozuar ndaj diellit për një periudhë të gjatë kohore, pa mbrojtje, ajo digjet, duke u bërë e kuqe dhe e irrituar.
Dielli lëshon 3 gjatësi valore të rrezeve ultravjollcë:
• UVA
• UVB
• UVC
Rrezet UVC nuk arrijnë sipërfaqen e Tokës. Dy llojet e tjera të rrezeve ultravjollcë jo vetëm që arrijnë peshqirin tuaj të plazhit, por ato depërtojnë edhe në lëkurën tuaj. Dëmtimi i lëkurës ndodh si pasojë e UVA dhe UVB.
Djegia nga dielli është shenja më e dukshme që ju keni qëndruar jashtë për një kohë të gjatë. Por dëmtimi nga dielli nuk është gjithmonë i dukshëm. Nën sipërfaqe, rrezet ultravjollcë mund të ndryshojnë ADN-në, duke plakur para kohe lëkurën tuaj. Me kalimin e kohës, dëmtimi i ADN-së mund të kontribuojë në kanceret e lëkurës, përfshirë melanomën vdekjeprurëse.
Shpejtesia me të cilën digjet lëkura nga dielli varet nga:
• Lloji i lëkurës
• Intensiteti i diellit
• Sa kohë jeni ekspozuar në diellit

Kur ju pësoni një djegie nga dielli, lëkura juaj kthehet në ngjyrë të kuqe dhe dhemb. Nëse djegia është e rëndë, mund të zhvilloni ënjtje dhe flluska . Kjp shpesh mund të shoqërohet me shenja sikur keni grip e ethe, dridhje, mundim, dhimbje koke dhe dobësi.
Disa ditë më vonë, lëkura juaj do të fillojë të rripet dhe kruhet pasi trupi juaj përpiqet të largojë qelizat e dëmtuara nga dielli.

Derisa djegia nga dielli të shërohet, qëndroni larg diellit.

Nëse keni simptomat e mëposhtme ju mund të kërkoni ndihmën e mjekut:

• Temperaturë 39 gradë celcius ose më e lartë
• Të dridhura
• Dhimbje të forta
• Fshikëza që mbulojnë 20% ose më shumë të trupit tuaj
• Goja e thatë, etje, zvogëlim urinimi, marramendje dhe lodhje, të cilat janë shenja të dehidratimit.

Kura natyrale:

Mënyra e parê:

Fillimisht bëni dush me ujë të ftohtë pasi ju ndihmon që të ndalohet vazhdimi i djegies së lëkurës në thellësi.
Pas kësaj lyejeni lëkurën me një xhel aloe vera ose vazelinë të përgatitur si mē poshtë:

2 lugë gjelle aloe vera ose vazelinë,
10 pika vaj rozmarine;
2 kapsula me vitaminë E
10 pika vaj sherbele;
1 lugë gjelle vaj basani

Përzierja hidhet në një kuti të vogël dhe tundet për 2-3 minuta. Ngjyra e përzierjes do të bëhet e bardhë, e atëherë është gati për t’u përdorur. Lyhet pjesa e djegur me këtë maskë 3-4 herë në ditë. Këshillohet të pini çaj jeshil, i cili ndihmon në rigjenerimin e lëkurës.

Mënyra e dytë

Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambukur dhe lyeni zonat e irrituara disa herë në ditë. Acidet laktike të qumështit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freksie lëkurës së skuqur.

Mënyra e tretê

Merrni gjysmë gote uthull molle dhe përziejeni me ujë të ftohtë. Përzierjen shtojeni në një shishe në formë sprucatori dhe spërkasini disa herë gjatë ditës lëkurën. Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht. Uthulla e mollës është e pasur me acide natyrore, të cilat rivendosin pH-in normal të lëkurës dhe ndihmojnë në rigjenerimin e indeve.

Mënyra e katërt

Në një litër ujë tresni një filxhan kafeje kripë të jodizuar dhe lyeni lëkurën me të pasi kripa favorizon mbajtjen e ujit në lëkurë çka e bën më të lëhtë trajtimin e saj.

Mënyra e pestë

Zieni çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kubeta akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhimit. ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti anti-inflamatore dhe qetësuese, te cilat luftojnë infamacionin e lëkurës.

Mēnyra e gjashtë

Bëni një pastë me misër dhe ujë dhe aplikojeni direkt në vendin e djegur nga dielli, sepse vepron si antiinflamator.

Mënyra e shtatë

Merrni një filxhan qumësht, 4 gota ujë, dhe disa kube akulli dhe duke e lagur një leckë të pastër, vendoseni atë në vendin e djegur për 15 deri në 20 minuta dhe përsëriteni këtë veprim çdo 2 deri në 4 orë. Proteina, yndyra dhe pH e qumështit kanë një efekt anti-inflamator në lëkurë.

Mënyra e tetë

Për shpēlarje pergatisni: 2 litra ujë në një tenxhere, e lini ujin nē vlim dhe pastaj hidhini një grusht lëvozhga mimoze dhe 1 grusht lëvozhga vidhi duke I lënë të valojë 7-8 minuta. Lërini tē kullojnë. Pas 20 minutash përzierja do të bëhet kremoze. Shpēlajeni trupin 2 herë në ditë.

Çaji për konsum: 1.5 litra ujë pasi e valojmë i hedhim 1 lugë gjelle çaj jeshil dhe 3 lugë gjelle çaj me fruta pylli. Lihet të valojë për 2-3 minuta, mbulohet çaji me kapak derisa të ftohet, kullohet dhe ruhet në frigorifer. Përdoreni këtë çaj 3 herë nga 1 gotë në ditë para ose pas ushqimi.

Përdorni Kompresa Të Ftohta

Nëse digjeni është e rëndësishme që menjëherë pasi ta keni kuptuar që jeni djegur të përdorni kompresa të ftohta.
Vendosini në zonat e dëmtuara për 20-30 minuta çdo 3-4 orë.
Diçka e tillë do të freskojë lëkurën tuaj, dhe do ta ndihmojë atë të shërohet më shpejtë.

error: Nuk lejohet kopjimi!