Ndryshe nga cfarë mund të keni menduar, menopauza nuk zgjat përgjithmonë dhe trupi juaj fillon të përshtatet me ndryshimet e reja që vijnë me kohë. Sesa kohë duhet varet nga secila femër, nga trupi i saj dhe gjendja e saj shëndetsore.
Menopauza është një fund i përkohshëm i ciklit menstrual të femrës dhe vitet e saj të fertilitetit. Teknikisht, menopauza është konsideruar të fillojë një vit pas përfundimit të ciklit menstrual të femrës. Kjo do të thotë që 12 muaj pas periodës suaj të fundit, jeni zyrtarisht në menopauzë dhe do të filloni të përjetoni disa simptoma të zakonshme të saj. Kjo kohë shënon dhe fundin e funksionit riprodhues te vezores dhe një sërë ndryshimesh hormonale. Simptomat e menopauzës zakonisht fillojnë të shfaqen rreth moshës 35 vjec, kur vezoret bëhen më të vogla dhe ndalojnë së prodhuari hormonet e estrogjenit dhe progesteronit që kontrollojnë ciklin menstrual.
Ushtrimet
Një nga mënyrat më të mira për t’u përballur me simptomat e parehatshme të menopauzës është duke bërë ushtrime rregullisht. Ushtrimet funksionojnë më së miri për femrat në menopauzë kështu që nuk duhet të nënvlerësoni efektin që ato kanë. Jo vetëm që rrisin nivelin e serotinës, duke përmirësuar humorin tuaj, oreksin dhe ju ndihmon të flini e shumë të tjera. Nëse bëni ushtrime rregullisht ju do të ndiheni akoma dhe më mirë.
Rekomandohet të angazhoheni 10-30 minuta aktivitet aerobik disa herë në javë. Ushtrimet me pesha rrisin vetëbesimin si dhe ndihmojnë për të balancuar në mënyrë natyrale hormonet-plus ndihmon për të mbajtur masën muskulare, që është e rëndësishme për të parandaluar shtimin në peshë.
2. Përgatitjet herbale
Shumë barna dhe ushqime përmbajnë hormone natyrale ose veti balancimi hormonesh që mund t’ju lehtësojë këtë tranzicion. Ndërkohë që janë një sërë opsionesh për të trajtuar simptomat e menopauzës me kura natyrale, disa mund të jenë më efektive se të tjerat.
3. Një dietë e shëndetshme për të balancuar hormonet
Hipokrati ka thene: “Le të jetë ushqimi ilaçi juaj dhe ilaçi nga ushqimi juaj”. Të hani një dietë të shëndetshme është një mënyrë që shpesh përdoret për të ulur simptomat shqetësuese të menopauzës, si dhe për të ulur rrezikun për t’u prekur nga shumë sëmundje të tjera lidhur me moshën. Këshilla për të ngrënë një dietë të shëndetshme si dhe për të ndihmuar në balancimin e hormoneve përfshijnë:
Hani fruta dhe perime organike cdo ditë. Jo vetëm gjatë menopauzës por përgjatë gjithë jetës suaj. Eshtë një zgjedhje e shëndetshme të hani shëndetshëm dhe ushqime të freskëta.
Kijeni parasysh që ju duhet të konsumoni më pak kalori për të mbajtur stabël peshën tuaj.
Limitoni kaloritë e tepërta duke reduktuar ushqimet e përpunuara me sheqer etj.
Drejtohuni drejt ushqimeve me fibra për të kontrolluar urinë tuaj, për të përmirësuar sistemin tretës dhe benefite për zemrën tuaj. Pini shumë ujë. Sa më afër natyrës të gjeni një ushqim, është mënyra më e mirë për të kontribuar në shëndetin tuaj. Ju do të habiteni sa mirë do të ndiheni me trupin tuaj, mendjen dhe shpirtin. Plus që nuk do të përballeni me aq stress lidhur me peshën.