Kujdes kur pastroni perimet, shpesh hidhni pjesët më të dobishme

Kujdes kur pastroni perimet, shpesh hidhni pjesët më të dobishme

Gjethja e karrotës është burim i shkëlqyeshëm i magnezit i cili forcon eshtrat dhe muskujt dhe rregullon shtypjen e gjakut. Përveç kësaj ka edhe kalium dhe vitaminë K, të cilat po ashtu do të forcojnë eshtrat tuaja. Gjethet mund t’i preni imët dhe shtoni në sallata,pasi jane te hidhura.

Mos e qeroni pataten e re, ashtu sikur beni me të vjetrën dhe të hidhni lëkuren. Lekura e patates së re është e mbushur me fibra, hekur, vitaminë C dhe kalium. Ajo përmban 18 % të nevojave ditore të fibrave!

Gjethi i selinos përmban 5 herë më shumë magnez dhe kalcium se sa kërcelli ndërsa ka edhe veprim të fortë inflamator.
Gjethja e brokolit ne 30 gr permban 90 % të dozës së nevojshme ditore të vitaminës A, të rëndësishme për imuniteti dhe shikim të shëndetshëm.

Porcioni i tillë përmban rreth 43 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës C.
Rrënjët e sallates permbajne glutamine, nje aminoacid i cili forcon sistemin e imunitetit dhe aftësinë e shërimit të lëndimeve. Përveç kësaj, rrënja e sallatave është e pasur me fibra.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!