Fruti i kajsisë është laksativ i lehtë dhe konsumimi i rregullt i tyre mund të parandalojë kapsllëkun dhe të mbajë të pastër zorrën e trashë.
Kajsitë janë ushqime alkaline, që i bën një zgjedhje e shkëlqyeshme për të gjithë ata që janë të prirë tu krijohen gurë në tëmth, sepse ndihmojnë në shkrirjen e tyre.
Po ashtu kajsitë janë burim i shkëlqyeshëm i bakrit dhe i hekurit, diçka që trupit tuaj i nevojitet, në mënyrë që të mund të prodhojë hemoglobinën. Njerëzit të cilët nuk prodhojnë hemoglobinë të mjaftueshme janë shpesh anemikë.
Kajsia është një frut që ka ardhur nga Kina dhe ka kaluar nga perandoria persiane e më pas në Mesdhe. Këtu ato njohën edhe lulëzimin e tyre.
Vitamina A – Kajsitë janë një burim i madh i vitaminës A, që bën mirë për shikimin. Por vitamina A bën mirë edhe për sistemin imunitar, riprodhimin, lëkurën, dhëmbët dhe lëndët e buta kockore.