Aloe vera stimulon sekretimin e insulinës ndaj zbut mjaft mirë simptomat e diabetit. Kjo bimë është krejt natyrale ndaj nuk shkakton efekte anësore në trajtimin e diabetit. Për rezultatet më të mira, ekspertët rekomandojnë përdorimin e lëngut të freskët e organik të aloe verës. Në ditët e para të trajtimit mund të konsumoni një lugë çaji me aloe vere çdo ditë. Kur trupi të mësohet me këtë lëng, atëherë mund të rrisni dozën në 3 lugë çaji në ditë. Nëse nuk ju pëlqen shija e hidhur, mund të shtoni pak mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë natyralë.
Mund të duket e vështirë, por në fakt gjethet e bimës mund të japin lëng dhe në mënyrë të thjeshtë madje. Më poshtë do të gjeni të detajuar proçesin e përgatitjes së lëngut të Aloe Verës. Duhet të prisni gjethet e aloas sa më pranë pjesës kryesore të bimës.
Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë. Sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun. Nxirreni xhelin e aloes nga gjethet duke përdorur një thikë. Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser dhe i punoni derisa të merrni lëngun e aloes. Filtrojeni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund t’iu ketë kaluar gjatë heqjes së cipës.