Egjiptianët e vjetër e kanë njohur dhe e kanë përdorur farën e zezë, dhe në papiruset e tyre, e kanë përshkruar si farë botanike mjekësore. Romakët e kanë njohur gjithashtu këtë farë dhe e kanë quajtur farë koriandere greke dhe e kanë përdorur si plotësues dietetik.
Lëngu i zier i farës së zezë ndihmon në shërimin e çrregullimeve abdominale të menstruacioneve (amenorrhea), vështirësive menstruale (dysmenorrheal), i mbyt parazitët në zorrë (antihelmintik), etheve rekurente, paralizës, apopleksisë, hemorroideve, të acarimeve akute, kundër rënies së flokëve dhe halucinacioneve. Kremi i farës së zezë stimulon rritjen e mjekrës dhe parapengon zbardhjen e flokëve, letargjinë dhe marramendjen.
Pirja e lëngut të farës së zezë të bluar dhe të ëmbëlsuar me mjaltë, mund të ndihmojë në tretjen e gurëve në fshikën e tëmthit dhe në veshkë. Sipas mjekëve e shkencëtarëve të shumtë, farat e zeza thonë se janë ilaç i migrenës, sëmundjeve reumatizmale, diabetit, imunitetit të fëmijëve, sëmundjeve të hundës, kolesterolit në gjak, propodiplegias, ulçerës, kollës dhe ftohjes, infeksionit të zemrës, sëmundjeve të lëkurës si dhe dobësisë seksuale.
Fara e zezë (apo siç njihet në termin mjekësor Nigella Sativa), është një bimë që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Falë përbërjes që ajo ka, efektet e saj kuruese për sëmundje të ndryshme janë të shumta.
Ajo përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Fara e zezë përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajera të ndryshëm, 21 për qind albumine dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se një qind substanca të ndryshme.
Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, acidi folik, niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet.
Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.
Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantët si vitaminat A, E, C dhe Beta-karoten forcojnë sistemin mbrojtës te trupit.