Fuqitê terapeutike të hudhrës njihen mjaft mirë pasi ajo është përdorur me shekuj si kurê natyrale. Ka veti te nje antibiotiku, por është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, i aftë të luftojë në mënyrë efektive infeksionet dhe sëmundjet.
Ndihmon në parandalimin e inflamacioneve. Hudhra është e shkëlqyeshme për ata që vuajnë nga artriti, dhe ngrënia e saj e paperpunuar zvogëlon simptomat e kësaj sëmundje të dhimbshme, si dhe çdo lloj dhimbje në nyje.
Koha më e mirë për të ngrënë ate është në mëngjes dhe me stomak bosh, pasi trupi është më i gatshëm për të absorbuar të gjitha vetitë ushqyese të saj. Ja pse hudhra duhet të konsumohet çdo ditë, dhe përfitimet që ajo ofron për shëndetin tonë:
Hudhra mund të parandalojë lloje të ndryshme të infeksioneve, përfshirë infeksione mykotike dhe infeksionet bakteriale. Konsumimi i hudhrës rregullisht ndihmon për të luftuar në mënyrë efektive kundër të gjitha këtyre infeksioneve.
Konsumimi i një hudhre në stomak bosh përmirëson sistemin imunitar, duke na bërë më pak të ekspozuar ndaj infeksioneve dhe baktereve dhe eshte e shkëlqyeshme për të parandaluar ftohjet, alergjitë dhe gripin.
Një hudhër përmban rreth 5 mg Ca, 12 mg K dhe më shumë se 100 komponime të squfurit. Hudhra mund të parandalojë në mënyrë efektive shumë problemet e frymëmarrjes të tilla si bronkit, pneumoni etj.
Ajo ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit. Për më tepër, hudhra pakëson rrezikun e artereosklerozës dhe ndihmon në funksionimin e enëve të gjakut.
Përbërës të shumtë të hudhrës siç janë alicina, ajoena dhe trisulfidet ju mbrojnë nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.
Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene ndërsa dy përbërësit e tjerë shkatërrojnë ato të formuara dhe zhvilluara në organizëm.
Përveç kësaj, hudhra ndihmon në detoksifikimin e qelizave dhe shërben si antioksidant.