Ushqyerja me gji sjell një sërë përfitimesh për mamanë dhe beben . Eshtë shumë e rëndësishme të ushqeheni shëndetshëm kur ushqeni me gji beben tuaj. Qumështi i gjirit ka një sërë vlerash nutricionale dhe përmban pjesën më të madhe të lëndëve ushqyese që bebja ka nevojë për 6 muajt e parë të jetës.Ushqyerja e shëndetshme ju jep energjinë që keni nevojë për t’u kujdesur për veten dhe beben tuaj. Gjithashtu ju ndihmon të hiqni peshën e tepërt që ka ardhur nga shtatzania.
Qumështi i gjirit ka vlera të shumta nutricionale
Me përjashtim të vitaminës D, qumështi i gjirit përmban çdo gjëqë një bebe ka nevojë për një zhvillim të rregullt gjatë 6 mujorittë parë të jetës. Përmbajtja e qumështit të gjirit ka një kompozimmjaft të rregullt dhe dieta juaj ka efekte të limituara nëpërqëndrimin e disa nutrientëve. Megjithatë, nëse dieta juaj nuksiguron sasi të mjaftueshëm të disa nutrientëve, mund të ndikojënë cilësinë e qumështit të gjirit dhe në vetë shëndetin tuaj. Nëpërgjithësi, rreth 28 ml qumësht gjiri përmban 19-23 kalori, 3.6-4.8% nga proteina, 28.8-32.4% nga yndyra dhe 26.8-31.2 % ngakarbohidratet, më së shumti laktozë. Ndryshe nga formulat, përmbajtja kalorike dhe kompozimi i qumështit të gjirit varion.Qumështi i gjirit ndryshon përgjatë periudhave të caktuara, përtë përmbushur nevojat e bebes tuaj. Në fillim të ushqyerjes me gji, qumështi ka përmbajtje më ujore ndërsa me kalimin e kohësqumështi bëhet më i trashë, me i pasur në yndyrna dhe me mëshumë vlera nutricionale.
Për të marrë benefitet maksimale të qumështit, është e rëndësishme që bebeja juaj “të boshatisë” gjirin e parë përparase të kalojë te tjetri.
–Ushqyerja me gji mund të kërkojë më shumë kalori
Eshtë përllogaritur që ushqyerja me gji rrit nevoja për energji tëtrupit tuaj me rreth 500 kalori në ditë. Ju gjithashtu keni nevojëdhe për shumë nutrientë të tjerë, kështu që është e rëndësishmetë konsumoni një dietë të shëndetshme dhe të balancuar. Jumesiguri doni të humbni peshën e tepërt në një periudhë sa më tëshkurtër kohore por duhet të jeni të duruar. Eshtë plotësishtnormale mos të humbni peshë-ose madje të shtoni pak-gjatë 3 mujorit të parë të ushqyerjes me gji. Për shkak të ndryshimevehormonale në trupin tuaj, mund të keni oreks më të madh dhe tëjeni më të prirur për të “grumbulluar” yndyrna trupore. Kufizimii kalorive, sidomos përgjatë muajve të parë të ushqyerjes me gji, mund të reduktojë furnzimin me qumësht dhe nivelet e energjisë. Megjithatë do të përjetoni një rënie peshe spontanepas 3-6 muajsh ushqyerje me gji dhe të filloni të humbni peshë.
Mbani mend: Humbja e peshës pas lindjes është një maratonë-jonjë sprint. Ju deshën muaj që të shtonit peshë dhe mund t’juduhen muaj ta humbni.
Ushqyerja me gji rrit kërkesat për energji dhe oreksin, kështu qëmund të mos bini nga pesha për 3 muajt e parë. Kufizimi ikalorive dhe metoda të tjera për humbjen e peshës mund tëreduktojnë furnizimin me qumësht.
–Konsumoni ushqime të pasura me nutrientë
Kërkesa për nutrientë është më e lartë gjatë gjidhënies, pasi keninevojë për nutrientë për të përmbushur nevojat tuaja dhe tëbebes. Sasia e nutrientëve në dietën tuaj mund të ndikojë direktnë prezencën e tyre në qumështin e gjirit. Eshtë shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime të plota dhe të shëndetshmepër t’u siguruar që të merrni të gjitha nutrientët që ju dhe bebejajuaj keni nevojë.
Këtu janë një listë e ushqimeve që duhet të konsumonindërkohë që ushqeni me gji:
Peshku dhe ushqimi i detit: Salmoni, sardelet etj.
Mishi: Mishi i lopes, qingjit ose organet si mëlçia.
Frutat dhe perimet: Manaferrat, domatet, lakra, kale, hudhra dhebrokoli
Arrat dhe farat: Bajamet, arrat, farat chia, dhe farat e lirit.
Ushqime të tjera: Vezët, tërshëra, patatet dhe çokollata e zezë.
Megjithatë kjo listë është vetëm një pjesë e ushqimeve tëshëndetshme që mund të konsumoni.
Shmangni ushqimet e përpunuara sa më shumë të jetë e mundurpërshkak se ato zakonisht kanë përmbajtje të lartë kalorike, sheqerna të shtuara dhe yndyrna të pashëndetshme.
Sigurohuni të merrni mjaftueshëm nga këto nutrientë
Nutrientët në qumështin e gjirit mund të kategorizohen në dygrupe:
Sasia e nutrientëve në grupin e parë në qumështin e gjirit varetnga marrja dietike, ndërkohë nutrientët në grupin e 2 janë tësekretuara në qumështin e gjirit pavarësisht nëse i merrni ngaburimet dietike ose statusi shëndetësor.
Të merrni mjaftueshëm nutrientë nga grupi i parë është mjaft e rëndësishme për ju dhe beben tuaj, ndërkohë që të merrninutrientë nga grupi 2 është më së shumti e rëndësishme për ju.
Nutrientët e grupit të parë
Më poshtë do të gjeni nutrientët e grupit të parë dhe disa burimetë zakonshme ushqimore:
-Vitamina B1 (Tiamina): Peshku, farat, arrat dhe buka.
-Vitamina B2 (riboflavin): djathi, bajamet, arrat, mishi i kuq dhevezët.
-Vitamina B6: Farat, arrat, peshku, bananet dhe frutat e thata.
-Vitamina B12: Mëlçitë, peshku, karkalecat.
-Kolinë: Vezët, mëlçia e pulës, peshku dhe kikirikët.
-Vitamina A: Patatet e ëmbla, karrotat, perimet me gjethe jeshiledhe vezët.
-Vitamina D: Vaji i mëlçisë së merlucit, peshku yndyror, disakërpudha dhe ushqime të fortifikuara.
-Seleni: Arra brazili, ushqim deti, peshku dhe farat.
-Jodi: qumështi dhe kripa e jodizuar.
Eshtë e rëndësishme për ju dhe beben tuaj të merrnimjaftueshëm nga këto nutrientë nga dieta juaj ose ngasuplemente.
Nutrientët e grupit 2
Nutrientët e grupit të 2 dhe disa burime të zakonshmeushqimore:
Folat: Fasulet, thjerrëzat, perimet me gjethe jeshile, asparag dheavokado.
Kalcium: Qumësht, jogurt, djathë, perime me gjethe jeshile dhebishtajore.
Hekur: Mishi i kuq, mish i shpendeve, fasulet, perimet jeshiledhe fruta të thata.
Nutrientët në grupin e dytë te qumështi i gjirit nuk ndikohen ngazgjedhjet tuaja ushqimore ose rezervat e trupit. Nëse konsumiështë i ulët, trupi juaj i merr këto nutrientë nga rezervat në truppër t’i sekretuar në qumështin e gjirit. Pra që bebeja juaj tëmarrë sasitë e duhura. Megjithatë, në rezerva do të ketë mungesanë rast se nuk i merrni këto sasi adekuate nga dieta juaj. Për tëshmangur defiçensën, këto nutrientë duhet të vijnë nga dieta osesuplementet. To avoid becoming deficient, these nutrients must come from your diet or supplements.