Hudhra është një nga ilaçet më të vjetra në botë dhe është një erëz tepër e fuqishme që mund të parandalojë një sërë sëmundjesh.
Ka nivele tepër të larta të vitaminave dhe mineraleve, përfshirë vitaminën C dhe B-6 dhe minerale si selen, kalcium dhe hekur. Hudhra gjithashtu ka veti shumë të fuqishme si antiobiotik natyral , antifungale, antitumorale dhe antivirale.
Hudhra përmban një përbërës të quajtur allicin i cili është treguar se ndihmon në uljen e konsiderueshme të kolesterolit dhe presionit të gjakut duke frenuar enzimën HMG-CoA reduktaza brenda qelizave të mëlçisë dhe bllokon formimin e mpiksjeve të trombociteve në enët e gjakut.Hudhra është gjithashtu shumë e mirë për aparatin tretës dhe ka një aftësi të fortë për të eleminuar substanca toksike nga sistemi limfatik.
Karakteristikat anti-inflamatore të hudhrës e bëjnë atë jetike për çrregullime autoimune si artriti reumatoid, COPD, lupus, fibromyalgia, sëmundja Lyme, bursit, herpes zoster dhe sindromi i lodhjes kronike. Eshte gjithashtu veçanërisht e dobishme për infeksionet e veshit,
Candida, bronkit, infeksione të frymëmarrjes, helmim nga ushqimi, herpes, sëmundje koronare të zemrës, ftohje, grip, infeksione të traktit urinar dhe sistemin imunitar të dobët.Hudhra mund të ndihmojë në eliminimin e plumbit dhe metaleve të tjera të rënda nga trupi.
Eshte gjithashtu një ilaç i mirë për largimin e parazitëve dhe krimbave nga zorra e trashë. Hudhra mund të shtrydhet me perime për një pije të fuqishme të forcimit të imunitetit.