Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.
Duke qenë se kolesteroli i lartë nuk shfaq simptoma, ju mund ta vini veten në rrezik edhe pa e kuptuar . Regjimi ushqimor – Yndyrat e ngopura, të gjetura në ushqime si mishi i kuq, qumështi, por gjithashtu edhe disa produkte, të tilla si biskotat, rrezikojnë të rrisnin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Mbipesha – Tashmë dihet se mbipesha është një nga arsyet kryesore që lidhet ngushtë me kolesterolin e keq në gjak.
Mungesa e aktivitetit fizik – Mungesa e aktivitetit fizik, mund të kontribuojë në rritjen e kolesterolit të keq dhe uljen e kolesterolit të mirë.
Duhani – Pirja e duhanit, dëmton muret e enëve të gjakut, duke i bërë ato më të prira për të grumbulluar depozita yndyrore. Duhani gjithashtu mund të ulë nivelin e kolesterolit të mirë, thonë ekspertët.
Mosha mund të jetë një tjetër faktor – Për shkak se kimia e trupit tuaj ndryshon kur plakeni, rreziku i kolesterolit të lartë rritet. Për shembull, ndërsa plakeni, mëlçia bëhet më pak e aftë të eliminojë kolesterolin e keq.
Reduktoni konsumin e kripës dhe të shtoni konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave. Kufizoni sasinë e yndyrave shtazore dhe përdorni yndyra të mira në mënyrë të moderuar. Eliminoni kilogramët e tepërt dhe mbani një peshë të shëndetshme.
Hiqni dorë nga duhani. Kryeni aktivitet fizik gjatë ditëve të javës, për të paktën 30 minuta. Konsumoni alkooli në mënyrë të moderuar. Menaxhoni stresin.