Dy plane ushqimore për humbje peshe: 1200 kalorike

Dy plane ushqimore për humbje peshe: 1200 kalorike

Eshtë e mundur që të humbni peshë shpejt duke ndjekur një dietë me kalori të ulëta, si prsh dieta 1200-kalorike, por duhet ta ndiqni me përpikmëri për t’u siguruar që po merrni të gjithë lëndët ushqyese që keni nevojë. Të ndiqni një dietë me pak kalori nuk është e vështirë nëse zgjidhni ushtrimet e duhura.

Në fakt, është e nevojshme pasi nuk ka hapësirë për ushqimet që nuk përmbajnë lëndë ushqyese. Kështu çfarë duhet të bëni? Zgjidhni produkte me pak kalori, fruta me përmbajtje të lartë fibrash dhe perime. Më poshtë do të gjeni dy menu 1200 kalorike.

Menu 1215 kalorike

Mëngjesi: 1 kupë tërshërë -gjysëm kupe qumësht pa yndyrë, 1 lugë gjelle mjaltë, gjysëm kupe boronica, 1 filxhan kafe ose caj si pije

Dreka: 2 feta bukë me grurë të plotë, mish gjel deti (pjesa e gjoksit), feta domateje, sallatë dhe një lugë gjelle mustardë, një gjysëm kupe me karrota të prera në feta, uji si pije

Darka: 90 gr salmon të pjekur, 1 kupë me fasule jeshile, sallatë me 1 kupë spinaq, 5 domate qershi dhe gjysëm kupe brokoli me lëng limoni, ujë me një fetë limoni si pije

Vakt i ndërmjetëm: një mollë me 12 bajame, disa gota ujë, 1 kupë qumësht pa yndyrë, gjysëm kupe kos i thjeshtë me 1 lugë gjelle mjaltë, 1 kupë luleshtrydhe

Vlerat ushqyese:

Totali i kalorive -1215
Yndyra totale-17.7% (25 gr)
Proteinat totale-23% (72 gr)
Karbohidratet totale-59.3% (185 gr)
Kripa-1402 miligramë
Sheqer-107 gr
Kolesteroli-94 miligramë
Yndyrnat e ngopura-5 gr
Fibra-28 gr

Menu kalorike: 1218 kalorike

Mëngjesi: 1 kupë drithëra, gjysëm kupe qumësht pa yndyrë, një kupë me lëng portokalli të freskët si pije

Dreka: sallata e përgatitur me 2 kupa zarzavate, 60 gr tuna, gjysëm kupe domate qershi me 2 lugë gjelle uthull balsamike, soda dietike si pije

Darka: -90 gr mish derri -një patate të ëmbël të pjekur -1 kupë me ashparag të zier në avull -një lugë gjelle vaj ulliri -1 gotë të vogël verë të bardhë

Vakte të ndërmjetëm: -1 pite të vogël me 2 lugë gjelle hummus (lloj salce) -një dardhë -një porcion kos me pak të ulët -një kupë boronica -2/3 e kupës me karrota -disa gotë ujë me disa feta limoni

Vlerat ushqyese:

Kaloritë totale -1218 kcsl
Yndyra totale-14.6 % (20 gr)
Totali i proteinave-22.6% (70 gr)
Totali i karbohidrateve -56.8% (176 gr)
Kripa-1615 miligramë Sheqeri-86 gr
Kolesteroli-116 miligramë
Yndyrnat e ngopura-5 gr
Fibra-24 gr

Shënim: Përpara se të filloni këto plane ushqimore, konsultohuni me mjekun.

error: Nuk lejohet kopjimi!