Disa strategji efektive për të trajtuar, parandaluar dhe menaxhuar diabetin

Disa strategji efektive për të trajtuar, parandaluar dhe menaxhuar diabetin

Një dietë e shëndetshme është një element i rëndësishëm i menaxhimit të diabetit. Të mbani një dietë të shendetshme është gjithashtu vitale për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak, si dhe për të minimizuar riskun për komplikime të mëtejshme. Lajmi i mirë për njerëzit që kanë diabet është që gjendja nuk kërkon ndonjë lloj ushqimi të vecantë dhe ndonjë dietë të pazakontë- synimi është i njëjtë për të gjithë, një dietë e balancuar dhe e shëndetshme.

Cfarë diete është më e mirë për diabetikët?

Shqetësimet dietike variojnë nga personi në person me tipe të ndryshme diabeti. Për njerëzit me tipin 1 të diabetit, dieta është për të shmangur luhatjet në nivelet e glukozës në gjak, ndërsa për njerëzit me tipin 2 të diabetit, është për të humbur peshë dhe për të limituar marrjen e kalorive.
Për njerëzit me tip 1 të diabetit, koha e vakteve është e rëndësishme për kontrollin glicemik dhe në lidhje me efektet e injeksioneve të insulinës.
Në përgjithësi dieta e balancuar është ajo cka duam, dhe benefitet nuk janë të kufizuara vetëm në menaxhimin e diabetit por dhe në shëndetin e zemrës gjithashtu. Një dietë e shëndetshme përfshin një varietet frutash dhe perimesh, drithëra të plota, produkte bulmeti me pak yndyrë, peshk, arra dhe vajëra vegjetalë jo-tropikalë.

Disa strategji efektive për të trajtuar, parandaluar dhe menaxhuar diabetin

1.Eliminoni sheqerin nga dieta juaj
Një dietë e pasur me kalori boshe dhe sheqerna që absorbohen shpejt, kalori sheqernash dhe karbohidrate të rafinuara, të gjitha të cilat konvertohen në sheqer, krijojnë nivele të larta insulin, eventualisht duke cuar në rezistencë të insulinës dhe tipin 2 të diabetit.Krahas shumë problemeve të tjera, nivelet e larta të insulinës nxisin inflamacion, presion të lartë gjaku, rritje të rrezikut për kancer dhe depresion. Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të reduktuar rrezikun e tipit 2 të diabetit dhe obezitetit është të eliminoni ose reduktoni në mënyrë drastike sheqerin.

2. Konsumoni ushqime të plota dhe të papërpunuara
Ushqimet e plota dhe të papërpunuara ndikojnë në mënyrë pozitive në të gjithë trupin, duke stabilizuar sheqerin në gjak, duke reduktuar inflamacionin dhe stresin oksidativ, dhe duke stimuluar detoksifikimin e mëlcisë, për të parandaluar diabetin.  Përfshini më shumë fruta dhe perime në dietën tuaj si dhe sasi të mjaftueshme të gjalpit të kakaos, vajit të ullirit, acideve yndyrore omega-3, farave, arrave dhe zarzavateve. Ushqimet e papërpunuara parandalojnë plakjen e parakohshme, sëmundjet që lidhen me moshën, rrisin metabolizmin dhe ndikojnë në rezistencën e insulinës dhe diabetin.

3. Merrni lëndët e duhura ushqyese

Të merrni suplementët e duhur do të ndihmojë trupin tuaj të metabolizojë sheqerin dhe yndyrën e të bëjë qelizat tuaja më të ndjeshme ndaj insulinës. Krahas një diete të shëndetshme dhe ushtrimeve të rregullta, kjo do të ndihmojë të rregulloni nivelet e sheqerit në gjak dhe të parandaloni diabetin. Fokusohuni në këto suplemente:


4. Bëni ushtrimet e duhura

Edhe një shëtitje 30-minutëshe mund të ndihmojë në balancimin e sheqerit në gjak dhe të ulë nivelet e insulinës. Synoni për ushtrimet e duhura, si HIIT, i cili është vërtetuar shkencërisht që tregon benefite në obezitet dhe në tipin 2 të diabetit.

5. Flini më shumë

Mungesa e gjumit ka treguar që dëmton metabolizmin, rrit dëshirën për sheqer dhe karbohidrate si dhe ju bën që të hani akoma dhe më shumë ushqim. Kjo rrit rrezikun për një sërë sëmundjesh, duke përfshirë dhe diabetin. Sipas një studim, edhe gjumi i pjesshëm gjatë natës mund të cojë në rezistencë të insulinës.

6. Kontrolloni nivelet tuaja të stresit

Stresi rrit nivelet e kortizolit, insulinës dhe citokineve, përbërjeve inflamatore.Kjo shkakton mos-funksionim metabolik që më pas nxit rezistencë të insulinës, shtim në peshë dhe tipin 2 të diabetit. Kjo thekson që stresi kronik është një arsye themelore për obezitetin dhe diabetin sepse stimulon shtimin në peshë, balancë jo-të duhur të sheqerit në gjak dhe crregullime mendore. Megjithëse nuk mund ta eliminoni stresin plotësisht por ju mund ta kontrolloni atë. Ushtrimet e frymëmarrjes, meditimi, joga, e qeshura, kërcimi dhe masazhimi janë mënyrat më të mira për të kontrolluar e për të parandaluar stresin si dhe të ndikojë në tipin 2 të diabetit.

7. Masa për përmirësim

Sipas studimeve, njerëzit që ndjekin rezultatet e tyre humbin dy herë më shumë peshë, kështu që mund të filloni të ndiqni rezultat e procesit tuaj përgjatë javëve. Krahas dietës, mbani shënim gjatësinë dhe peshën, masën e belit, BMI dhe presionin e gjakut. Më besoni-blloku i shënimeve ndihmon!

error: Nuk lejohet kopjimi!