Disa këshilla efikase për parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit

Disa këshilla efikase për parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) një në shtatë persona diagnostikohet me demencë, e cila con në rënien funksionale të trurit aq shumë sa ndikon në aftësinë e personit për të kryer aktivitetet e përditshme.

Sëmundja e Alzheimer-it është shkaku kryesor i demencës. Shkaku për këtë sëmundje, nuk dihet ende ndaj dhe mënyra për ta parandaluar nuk njihet saktësisht. Megjithatë, ekspertët sugjerojnë disa hapa që mund të ndërmerrni për të përmirësuar mirëqenien tuaj të përgjithshme dhe për të ruajtur shëndetin e trurit gjatë procesit të plakjes. Këto veprime gjithashtu përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, duke zvogëluar rrezikun e goditjes në tru, presionit të lartë të gjakut dhe diabetit të tipit 2.

Ja çfarë mund të bëni tani për të mbrojtur shëndetin e trurit në vitet në vijim:

Shëndeti kardiovaskular: Personat me probleme kardiovaskulare kanë më shumë gjasa për të zhvilluar demencë. Shenjat që mund të shfaqen para diagnostikimit të Alzheimer-it mund të jenë: hipertension, sëmundje të zemrës, nivel i lartë i kolesterolit, diabet. Këto mund të jenë shkak edhe për forma të tjera demencash, si demenca vaskulare.

Kontrolloni kolesterolin: Kolesteroli i lartë mund të çojë në bllokimin e arterieve dhe goditjes në tru, dhe gjithashtu lidhet me një rrezik në rritje të sëmundjes së Alzheimerit më vonë në jetë.

Qëndroni sa më shumë aktiv. Zhvillimi i aktivitetit fizik ditor shoqërohet me rrezik më të ulët të përgjithshëm të zhvillimit të demencës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Konsumoni dietë të pasur me lëndë ushqyese. Dietat e ekuilibruar të ngrënies, shoqërohen me ritme më të ngadalta të humbjes njohëse që fillojnë në moshën e mesme.

Humbni peshë, nëse është e nevojshme. Sipas hulumtimit, obeziteti është një nga faktorët më të zakonshëm të rrezikut të sëmundjes Alzheimer dhe formave të tjera të demencës.

Jini social. Izolimi social dhe vetmia janë lidhur kohët e fundit me MCI dhe demencën, edhe pse marrëdhënia e saktë mes të dyjave është ende e paqartë.

error: Nuk lejohet kopjimi!