Disa fakte për obezitetin

Disa fakte për obezitetin

Disa fakte për obezitetin

Njerëzit të cilët janë mbipeshë ose obezë përballen me një sërë problemesh shëndetësore, pasoja negative dhe shqetësime. Në fakt, të qënit mbipeshë ose obezë rrit rrezikun për shfaqjen e shumë sëmundjeve dhe gjendjeve serioze shëndetësore. Për fat të keq, shifrat e obezitetit po rriten. Ja disa fakte lidhur me obezitetin:

1. Më shumë se 1/3 e të rriturve në SHBA janë obezë
Në SHBA, 36.5% e të rriturve janë obezë. Një tjetër 32.5% e të rriturve amerikane janë mbipeshë. Pra me pak fjalë, më shumë se 2/3 e të rriturve në SHBA janë mbipeshë ose obezë.

2.Obeziteti prek 1 në 6 fëmijë në SHBA
Rreth 17% e fëmijëve amerikanë të moshës 2-19 vjeç janë obezë. Pra i bie më shumë se 12.7 milionë. Një në tetë fëmijë para-shkollorë është obezë. Lajmi i mirë është që te parashkollorët shifrat e obezitetit kanë filluar të bien.

3. Obeziteti ndikon në shfaqjen e më shumë se 60 sëmundjeve kronike.
Nëse ju jeni mbipeshë ose obezë, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kronike është më i lartë. Këto përfshijnë tipin 2 të diabetit, sëmundjet e zemrës, goditjet, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera.

4. Fëmijët mbipeshë me shumë gjasa do të jenë mbipeshë edhe të rritur.
Fëmijët të cilët janë mbipeshë ose obëzë kanë më shumë të jenë obezë ose mbipeshë të rritur sesa fëmijët me peshë normale. Kjo rrit rrezikun për shumë sëmundje kronike dhe komplikacione shëndeti.

5. Perimetri i belit tuaj rrit rrezikun për diabet.
Studiuesit kanë zbuluar që meshkujt me perimeter te belit me 10% më të lartë kishin 20 herë më shumë gjasa të prekeshin nga tipi 2 i diabetit sesa ata që kishin perimetër që binte në nivelin më të ulët të 10%. Gjithashtu, perimetri belit mund të ndihmojë të kuptoni se sa të rrezikuar jeni të prekeni nga diabeti.

6.Obeziteti shkakton më shumë vdekje se të qënit nënpeshë.
Globalisht, obeziteti është një nga 5 shkaqet kryesore të vdekjeve në botë. Shkakton më shumë se 2.8 milion vdekje kudo në botë çdo vit. Katër shkaktarët e tjerë janë presioni i lartë i gjakut, përdorimi i duhanit, glukoza e lartë në gjak dhe jeta sedentare.

7.Obeziteti është më i zakonshëm në moshën e mesme
Të rriturit ndërmjet moshës 40-59 vjeç kanë më shumë gjasa të jenë obezë. Në fakt, më shumë se 40% e të rriturve në këtë moshë janë obezë. 1/3 e të rriturve në moshën 60 vjeç e lart janë obezë dhe një tjetër 1/3 (32.3 %) e të rriturve të moshës 20-39 vjeç janë obezë.

8.Femrat e moshuara kanë më shumë gjasa të jenë obeze sesa meshkujt e moshuar
Meshkujt kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë sesa femrat, por në fakt 40.4% e femrave amerikane janë obeze. Ndërkohë që 35% e meshkujve amerikanë janë obezë.

9. Të gjitha shtetet raportojnë të prekur nga obeziteti mbi 20%

Në 2017, të gjitha shtetet raportuan të dhëna për të prekur nga obeziteti mbi 20%. Dy dekada më parë, asnjë shtet nuk kishte raportuar të dhëna për të prekur mbi 15%.

error: Nuk lejohet kopjimi!