Farat e kungullit përmbajnë një sërë nutrientësh ku përmendim magnezin, manganin, proteina, zink etj. Ato gjithashtu përmbajnë përbërje bimore të quajtura fitosterole dhe antioksidantë, të cilët ndihmojnë në përmirësimin e imunitetit.
Për shkak se janë fara me përmbajtje të lartë fibrash, ato janë të afta të përmirësojnë konsumin e fibrave, duke ju ndihmuar të arrini sasinë ideale prej 50 gr për 1000 kalori të konsumuara. Mbi të gjitha, për shkak se farat e kungullit nuk kanë nevojë të qëndrojnë në frigorifer, i bën ato një opsion të lehtë që mund t’i merrni kudo që të shkoni.
Disa nga benefitet shëndetësore përfshijnë:
-Magnez për një zemër të shëndetshme
Një çerek kupe me fara kungulli përmban rreth gjysmën e sasisë së rekomanduar të magnezit, i cili merr pjesë në një sërë funksionesh vitale duke përfshirë krijimin e ATP-së (adenozinë trifosfat, molekulat e energjisë në trupin tuaj), sintezën e ARN-së dhe ADN-së, pompimin e zemrës, formimi i duhur i kockave dhe dhëmbëve, relaksimi i enëve të gjakut dhe funksionin e duhur të zorrëve.
-Zinku për mbështetje të sistemit imunitar
Farat e kungullit janë një burim i pasur i zinkut (30 gr përmbajnë më shumë se 2 mg nga ky mineral i rëndësishëm). Zinku është i rëndësishëm për trupin tonë në shumë mënyra, përfshirë imunitetin, rritjen dhe ndarjen qelizore, gjumin, humorin, shqisat ndijore dhe të shijes, shëndetin e syve dhe lëkurës, rregullimin e insulinës dhe funksionet seksuale mashkullore.
-Shëndeti i prostatës
Farat e kungullit janë vlerësuar prej kohësh si një ushqim i rëndësishëm natyral për shëndetin e meshkujve. Kjo për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë në zink, mineral i cili është i rëndësishëm për shëndetin e prostatës (ku gjendet me përqëndrime të larta),dhe për shkak se ekstrakti i farave të kungullit dhe vajërat luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e hiperplasias beninje prostatike (BPH ose prostatë e zmadhuar). Studimet tregojnë që të dyja si vaji i farave të kungullit ose farat e kungullit luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit të prostatës.
-Efekte anti-diabetike
Studimet te kafshët kanë sugjeruar që farat e kungullit mund të ndihmojnë në përmirësimin e rregullimit të insulinës dhe ndihmojnë në parandalimin e komplikacioneve diabetike duke reduktuar stresin oksidativ.
-Benefite për femrat në menopauzë
Vaji i farave të kungullit është i pasur në fitoestrogjenë natyralë dhe studimet sugjerojnë që mund të çojë drejt një rritjeje të konsiderueshme të kolesterolit “HDL” krahas uljes së presionit të gjakut, afsheve, dhimbjes së kokës, dhimbje në nyje dhe simptoma të tjera menopauzale te femrat në post-menopauzë.
-Shëndeti i zemrës dhe mëlçisë
Farat e kungullit janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë dhe fibra, si dhe mund të sigurojnë benefite për shëndetin e zemrës dhe mëlçisë, sidomos kur kombinohen me fara liri.